Na e nxirrni ca kohë nga "lajmet" se na është bërë si burri i nënës!
Nuk ka ditë të vitit që në media të ndryshme, sidomos në ato me vëllim serioz postimesh, të mos ketë një lajm me Yuri Kim. Yuri ka zëvendësuar Donaldin, Donaldi - Aleksandrin, Aleksandri kush e mban mend se kë. Dhe vazhdon kështu kjo sagë lajmesh me tituj që evoluojnë ndër vite nga qëndrimet dashamirëse të ambasadorëve amerikanë për Shqipërinë, deklarata dashurie madje, te kërcënimet e hapura ndaj maskarenjve që po i marrin frymën këtij populli të mrekullueshëm që ka gjetur çobanin e vet edhe shekullin e post-telegrafit.
OKB nis përpjekjet për “çlirimin” e Libisë nga të huajt
Fuqitë botërore mblidhen sot në Berlin për të diskutuar mbi Libinë, një takim i organizuar nga OKB.
Përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme të Libisë do të takohen me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si dhe me ministrat e Jashtëm të disa prej vendeve më të fuqishme të botës.
Takimi i sotëm pason atë të janarit të vitit të kaluar, po në Berlin, mbi të njëjtën temë.
Origjina Blu e Bezos zbulon formën e vet
Më pak se një muaj nga udhëtimi i planifikuar drejt hapësirës, Jeff Bezos vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike. Themeluesi i Amazon do të shkëputet nga Toka në bordin e raketës “Neë Shepard”, për një udhëtim që do të zgjasë pak minuta.
Ndërsa janë të shumë ata që mendojnë se Bezos duhet të rrijë në hapësirë (janë të paktën 100 mijë firma në peticionin që e kërkon këtë), të shumtë janë edhe ata që vënë në lojë formën e raketës së tij.
A është reale Materia e Errët, apo kemi keqkuptuar Gravitetin?
Zbulohet rastësisht në Romë një pikturë e Rembrandt-it
Një kryevepër e Rembrandt që mendohej e humbur është gjetur pas disa shekujsh në Romë. Zbulimi u bë krejt rastësisht nga restauruesja Antonella di Francesco, e cila e kuptoi vlerën e pikturës ndërsa po e restauronte.
Piktura e çmuar është një pikturë vaji në letër e aplikuar në kanavacë, që i përket viteve 1632-1633. Me temën “Adhurimi i magjistarëve”, piktura ka mbijetuar deri më sot, vetëm përmes kopjeve, ndër të cilat më të njohurat ruhen në Shën Petersburg dhe Goteborg.
Hapje diplomatike e Rusisë për Sirinë
Rusia ka sinjalizuar se është e gatshme të diskutojë me Perëndimin rreth situatës në Siri, nëse do të njihet ekzistenca e problemeve reale në këtë vend. Ftesa është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pas bisedimeve që zhvilloi me sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.
27.5 milionë vjet, cikli i katastrofave në Tokë
Toka është një një organizëm i gjallë, zemra e të cilit “rreh” çdo 27.5 milionë vjet. Një ekip gjeologësh zbuluan se planeti ynë kalon nëpër një cikël eventesh gjeologjike, njësoj si rrahjet biologjike të zemrës te një individ. Studimi është botuar në revistën “Geoscience Frontiers”.
UNESCO paralajmëron Romën: Venecia mund të hyjë në listën e zonave të rrezikuara
Venecia mund të futet në listën e vendeve të rrezikuara nëse autoritetet lokale nuk ndalojnë hyrjen e anijeve të mëdha në lagunë. UNESCO pritet ta shqyrtojë një vendim të tillë në seancat e saj në 16-31 korrik, raporton ANSA. Nëse merret një vendim i tillë, agjencia për mbrojtjen e trashëgimisë mund të kërkojë veprim urgjent nga qeveria italiane deri në shkurtin e ardhshëm.
Kina bëhet shteti i parë që emeton kriptomonedhë
Kina bëhet vendi i parë në botë që miraton një kriptomonedhë si monedhë zyrtare. Qeveria e Kinës njoftoi se firma e përzgjedhur për blerjen dhe tregtimin e monedhës së re është YuanPay Group. Shitjet e monedhës së Kinës filluan zyrtarisht 21 qershor të vitit 2021 dhe aktualisht këto monedha mund të blihen vetëm nga YuanPay Group.
Zëvendësministri kinez i Financave, Liu Kun, tha se vlera e monedhës së re është vetëm 0,12 jen.
Jo vetëm agresorë/Në Berlin hapet muzeu i përkujtimit të 14 milionë refugjatëve gjermanë të LIIB
Në Gjermani është hapur së fundmi një muze që përkujton 14 milionë refugjatët gjermanë që ikën lanë shtëpitë e tyre në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në përurimin e Qendrës për Ikjen, Dëbimin, Pajtimin, hapur më 21 qershor 2021, ka qenë kancelarja Angela Merkel, duke theksuar kështu rëndësinë politike të projektit në fjalë.
