Nga Tirana në Beograd, dy botë. Ambasadori amerikan Godfrey: Nuk ndërhyjmë në punët e Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka paralajmëruar Beogradin për manovrat dhe marrëveshjet e tij me Rusinë. Duke folur në Tv Prva, Godfrey ka prekur temën delikate të energjisë që sipas palës amerikane është ndër instrumentet kryesore të presionit politik nga Moska.
Unë pres që Serbia do të marrë pjesë në një projekt të rëndësishëm për importin e gazit përmes Greqisë, që është një partneritet shumë i rëndësishëm. Serbia duhet të marrë vendimet e veta, ideja më e mirë është aktivizimi i burimeve të ndryshme energjetike
“Të lirë” nga Lea Ypi, një libër çlirues!
Nis epoka Scholz/ Kthesë në ekonomi me ndihmën e korporatave
Ekonomia e dytë e Europës do të hapë një faqe të re. Mbyllja e epokës Merkel duket se do t’ia lërë vendin një ekonomie më të të gjelbër dhe më dixhitale, një plan për të cilin krahas qeverisë do të angazhohen edhe titanët e korporatave si Volkswagen dhe Siemens.
Kina përplaset me SHBA-në në hapësirë
Gara SHBA-Kinë është zhvendosur prej kohësh edhe në hapësirë. Por një incident i fundit i ka acaruar marrëdhëniet edhe në këtë pikë. Pekini e akuzoi sot SHBA-në për sjellje të papërgjegjshme dhe të rrezikshme në hapësirë për shkak të dy “takimeve të afërta” mes stacionit hapësinor kinez dhe satelitëve të kompanisë Starlink të miliarderit amerikan, themeluesit të Tesla, Elon Musk.
Turqia vetofrohet si ndërmjetëse në krizën e Bosnjës
Turqia është ofruar të bëjë rolin e ndërmjetëses në krizën e Bosnjës. Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka zhvilluar një vizitë në Sarajevë, ku u takua me liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, presidencën boshnjake dhe zyrtarë të tjerë, sipas ministrisë së tij.
“Ne e shohim Bosnjën dhe Hercegovinën në tërësi. Ne kemi bërë gjithçka mundemi për unitetin dhe stabilitetin e tij dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Akar për transmetuesin CNN Turk pas bisedimeve të tij.
Si do t’i priste feja alienët?
Si do të reagonin komunitete të ndryshme fetare përpara zbulimit të jetës aliene? NASA e ka parashikuar një gjë të tillë, përmes një programi të quajtur “Ndikimet shoqërore të astrobiologjisë”. Një grup në të cilin u mblodhën 24 teologë në Qendrën për Kërkim Teologjik në Princeton analizoi një skenar të tillë në vitin 2016.
Si do ta ndryshonte një zbulim i tillë perceptimin e njerëzve për Zotin? Si do të ndikonte p.sh. në historinë biblike të krijimit? A do të duhej që fetë të ndryshojnë doktrinën e tyre?
Afrika e Jugut kërkon çelësin e qelisë së Mandelës
Afrika e Jugut po përpiqet të pengojë nxjerrjen në ankand të çelësit të qelisë ku vuajti për shumë vite Nelson Mandela. Çelësi i qelisë së burgut Robben Island në Cape Town pritet të dalë në ankand më 28 janar në Nju-Jork, si pjesë e një grupi relikesh të Mandelës.
Shumica e objekteve që dalin në ankand janë siguruar nga anëtarët e familjes së Mandelës për të mbledhur fonde për një muze dhe kopsht, që është planifikuar të ndërtohet rreth varrit të tij. Ndërsa çelësi po shitet nga ish-roja e burgut, i cili u bë miku i Mandelës.
Opozita polake akuzon qeverinë: Po na përgjon
Lideri i partisë opozitare polake të Platformës Qytetare akuzoi qeverinë se gjatë fushatës zgjedhore 2019, telefoni i tij u hakerua 33 herë nga qeveria dhe u përdor për të minuar planet e partisë së tij.
Krzysztof Brejza thotë se për përgjimin e telefonit të tij është përdorur programit Pegasus, i krijuar nga izraelitët.
Rasti në fjalë është i treti që zbulohet brenda një jave dhe pritet të thellojë përplasjen mes Brukselit dhe partisë nacionaliste qeverisëse, Ligj dhe Drejtësi (PiS), në lidhje me demokracinë në vend.
Ky vend nuk ka nevojë për ekspertizë, por për projekt të ri politik
Në një aktivitet ku ka marrë pjesë shoqëria civile, prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka folur për nevojën e afrimit të ekspertëve shqiptarë që banojnë jashtë në vendin tonë. Idenë e Qendros e kanë përkrahuar edhe pjesëmarrës të tjerë, duke ilustruar kështu se politika mban gjallë rituale retorike për tema që nuk kanë kuptim. Ne mund të pyesim që tani: për cilën arsye një shqiptar që investon energji, para dhe kohë të shkollohet jashtë vendit, do të donte të vinte sërish këtu? Të bëhej koleg apo vartës me njerëz që kanë përfituar diploma siç përfitohen këtu?
Ekonomia e botës vlen 100 trilionë dollarë
Prodhimi ekonomik në botë do t’i kalojë 100 trilionë dollarë për herë të parë vitin e ardhshëm. Kjo do t’ia ngadalësojë Kinës shpejtësinë me të cilën po përpiqet t’i kalojë SHBA-të për t’i marrë fronin e ekonomisë më të madhe të botës.
Kompania britanike e konsulencës, Cebr, parashikon se Kina do të bëhet ekonomia më e madhe e botës në vitin 2030, dy vjet më vonë se sa ishte parashikuar në raportin e tabelës së Ligës Ekonomike Botërore të vitit të kaluar.
