Janë të gjithë njëlloj
Për katër vjet me radhë, aktori dhe komediani Volodymyr Zelenskiy e argëtoi audiencën televizive në Ukrainë me rolin e tij kryesor në komedinë “Shërbëtori i popullit”. Zelenskiy luante rolin e një mësuesi, i cili, i zemëruar nga korrupsioni kronik në vendin e tij, kandidon dhe zgjidhet president. Në vitin 2019, Zelenskiy e bëri realitet këtë skenar, duke fituar zgjedhjet presidenciale të Ukrainës.
Popullsia e Kinës përgjysmohet brenda vitit 2050
Kina pritet të përballet me një rënie drastike të popullsisë në 30 vitet e ardhshme.
Plakja e popullsisë dhe rënia e nivelit të lindjeve e kanë alarmuar qeverinë kineze kohët e fundit. Të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë një rënie edhe më të madhe të lindjeve nga sa pritej, raporton South China Morning Post. Bazuar në këto të dhëna dhe një ngurrim i përgjithshëm për të pasur më shumë fëmijë, popullsia e vendit parashikohet të përgjysmohet brenda vitit 2050. Projeksioni del nga një studim i botuar në Journal of Xi'an University of Finance and Economics.
Rusia dëbon Të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë së Veriut
Rusia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar që mund të karakterizohet edhe si krizë diplomatike.
Media të ndryshme bëjnë të ditur se Rusia ka dëbuar si non grata Të Ngarkuarën me Punë të Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Chaushevska Dimovska.
Kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të pajustifikuar të Maqedonisë së Veriut në gusht të këtij viti, kur deklaroi diplomatin rus në ambasadën në Shkup si person non grata
Po hyjmë në një krizë të re. Nuk përjashtohen kufizimet në furnizimin me energji elektrike
Rritjes së çmimit të bukës, gazit dhe karburanteve, pritet t’i shtohet edhe ajo e energjisë elektrike. Kryeministri Rama e paralajmëroi një fakt të tillë, në një dalje të paparalajmëruar për mediat sot në mesditë. Duke e motivuar rritjen me krizën energjetike në botë dhe manovrat tregtare që vijnë si pasojë, Rama tha se rritja e çmimit të energjisë pritet brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qeveria do të përpiqet të mbrojë nga kjo rritje shtresat në nevojë.
Hetimi/3000 pedofilë brenda Kishë Katolike Franceze që nga viti 1950
Një komision i pavarur hetimor ka gjetur se që nga viti 1950 brenda Kishës Katolike Franceze kanë vepruar mijëra pedofilë.
Jemi thirrur që të bëhemi shenjtorë*
Kisha jonë është e shenjtë jo sepse ne jemi shenjtorë, por sepse kreu i saj, Krishti, është i shenjtë, sepse e shenjtë është Fryma e cila na frymëzon dhe së cilës i referohemi.
Por edhe ne jemi thirrur që të bëhemi shenjtorë, “bëhuni të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë” – thotë Zoti.
Kjo është thirrja jonë, Kisha pra është një laborator shenjtorësh, nuk është një organizatë filantropike dhe as një organizatë jo qeveritare, sikundër duan të na thonë.
Trump i kërkon gjykatës të detyrojë Twitter të rihapë llogarinë e tij
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar një gjykate federale në Florida nga e cila kërkon që rrjeti social Twitter të rikthejë adresën e tij të mbyllur gjatë periudhës zgjedhore. Trump pretendon se kompania në fjalë çaktivizoi llogarinë e tij në muajin janar nën presionin e rivalëve të tij në Kongresin amerikan. Lidhur me situatën e re juridike, Twitter nuk ka pranuar të komentojë. Vendimi për mbylljen e llogarisë së Trump nga Twitter u pasua nga vendime të ngjashme nga Facebook dhe Google, të cilat edhe këto janë paditur nga ish-presidenti amerikan.
Sipas Trump:
Rekord historik i çmimit të gazit në Europë, Rusia nis presionet për Nord Stream 2
Çmimet evropiane të gazit arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave të premten pasi Rusia reduktoi furnizimin, duke sinjalizuar presione të mëtejshme, në një kohë kur konsumatorët europianë duhet të përballen me nevoja të shtuara për shkak të sezonit të dimrit.
Nënkryetarja e PE përvijohet si rivalja kryesore e Viktor Orban
Në Hungari, opozita mbajti zgjedhjet, nga të cilat eurodeputetja Klára Dobrev fitoi raundin e parë të një gare për t'u bërë kandidatja e përbashkët për kryeministre të Hungarisë.
Ky votim është pjesë e një përpjekjeje të gjashtë partive të opozitës për një front të bashkuar që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Dobrev, e cila është nënkryetare e Parlamentit Evropian, mori 214 319 vota - 34.8 përqind të totalit dhe e cilësoi rezultatin një "sukses historik".
Duerte i Filipineve deklaron tërheqjen nga politika
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njoftoi tërheqjen nga planet për të kandiduar për zv.president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Duterte tha se do të tërhiqet nga politika pasi të përfundojë mandatin aktual, raporton Al Jazeera.
Në vend dhe me “bekimin” e tij, për postin e zëvendëspresidentit do të kandidojë ish-bashkëpunëtori i vjetër dhe senatori Bong Go.
