Video/Përplasje me armë në Bejrut për gjyqin e shpërthimit në port

Postuar në 14 Tetor, 2021 13:44

Shqyrtimi gjyqësor i shpërthimi të Bejrutit gushtin e vitit 2020 ka provokuar përplasje me armë në kryeqytetin libanez. Mediat raportojnë se janë të paktën 5 të vdekur në Bejrut si pasojë e hapjes së zjarrit që i faturohet mbështetësve të grupit militant shiit, Hezbollah.

Qeveria jep sigurime të plota: Qameti nuk do ketë asnjë kosto për ne

Postuar në 14 Tetor, 2021 13:33

Ne nuk e rritëm çmimin e energjisë elektrike. Por ne do ta rrisim çmimin e energisë elektrike. Jo ne nuk ta rrisim çmimin e energjisë elektrike. Kjo lëvizje kaotike ndodh në Shqipërinë e Edi Ramës, të cilës nuk i ndahen fatkeqësitë dhe krizat. Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në Parlament dhe ka deklaruar ndër të tjera se:

Në pranverë do të synohet zhdukja e Republikës Srpska. Një paralajmërim edhe për Shqipërinë

Postuar në 14 Tetor, 2021 00:17

Presiudenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë demonstrimin e fundit politik pas incidenteve në Kosovë. Në një takim të mbajtur në kapanonet ushtarake të Rashkës, Vuçiç ka folur për skenarë të destabilizimit të rajonit nga aktorë të huaj perëndimorë që sipas tij synojnë të dobësojnë Serbinë.

Holandë, qeveria "jep leje" për martesat gei në familjen mbretërore

Postuar në 13 Tetor, 2021 14:45

Pjesëtarët e familjes mbretërore në Holandë mund të martohen me partnerë të të njëjtit seks pa hequr dorë nga froni.

Në një përgjigje me shkrim, të cilës i referohet Euronews, kryeministri Mark Rutte njoftoi dje se "Kabineti nuk e sheh arsye pse një trashëgimtar ose mbreti do të duhej të largohej nga froni nëse ai/ajo dëshiron të martohet me një person të të njëjtit seks".

Kina u kthehet rasteve të pneumonisë atipike

Postuar në 13 Tetor, 2021 14:03

Kina do të ekzaminojë deri në 200 000 mostra gjaku të marra në qytetin Vuhan para shpërthimit të epidemisë Covid-19. Qëllimi është të hidhet dritë në atë se si koronavirusi kaloi nga kafsha te njeriu. Lajmin e bën të ditur CNN, duke cituar një "zyrtar kinez".

Kjo nismë në fakt është kërkuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shkurtin e kaluar.

Video/Dhunë ndaj imigrantëve në kufirin kroat dhe grek

Postuar në 13 Tetor, 2021 11:24

Media të ndryshme në Europë kanë përcjellë raportime mbi akte të dhunës fizike ndaj imigrantëve që hyjën në kufijtë e Bashkimit Europian. Rastet e rrahjes dhe dhunës janë verifikuar në kufijtë e Kroacisë me Bosnjen ku shfaqen përfaqësues të policisë kroate të mbuluar me ballakllava që detyrojnë imigrantët afganë dhe pakistanezë të kthehen në Bosnje. Dëshmitë janë mbledhur nga një OJQ dhe media të ndryshme që kanë përcjellë raportimin i cili e nxjerr në një dritë të re meanxhimin e problemit të imigrimit.

Dedja: Hetimi i SPAK-ut është i mangët, prona është e vëllait

Postuar në 12 Tetor, 2021 20:20

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u largua përfundimisht nga radhët e drejtësisë në 17 dhjetor 2018 me vendim të Komisionit të Pavarur të Apelimit, ka fituar betejen ë parë hetimore me SPAK. Këtë të martë, Gjykata e Shkallës së parë antikorrupsion vendosi të mos kalojë për gjykim dosjen hetimore me emrin e Dashkim Dedjes, duke urdhëruar plotësimin e saj me prova. Pas sekuestrimit në SPAK pretendonte sot nga gjykata kalimin e dosjes, shqyrtimin e saj dhe me pas konfiskimin e pasurisë.

BE i jep Afganistanit 1.16 miliardë dollarë   

Postuar në 12 Tetor, 2021 20:05

Bashkimi Europian do t’i akordojë Afganistanit dhe vendeve fqinje 1.16 miliardë dollarë ndihmë për të shmangur "katastrofën".

"Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio -ekonomik në Afganistan," tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, në një deklaratë.

Pfizer zgjedh Selanikun për inovacionin digjital

Postuar në 12 Tetor, 2021 16:57

Gjiganti amerikan i farmaceutikës, Pfizer, përuroi sot në Selanik qendrat për Inovacionin Digjital dhe Operacionet e Biznesit dhe Shërbimet. Investimi do të kontribuojë me 650 milionë euro në ekonominë e qytetit verior dhe do të krijojë vende të reja pune.

Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, tha se investimi është në përputhje me politikën reformatore të Greqisë, e cila parashikon që burimet nga Fondi i Rimëkëmbjes i BE-së të kanalizohen në inovacion, eksporte dhe rritje të qëndrueshme.

Hetimi ndaj kancelarit austriak çon në pranga të akuzuarin e parë

Postuar në 12 Tetor, 2021 12:48

Sabine Beinschab është personi i parë që arrestohet në kuadër të hetimit të nisur ndaj Sebastian Kurz në Austri.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS