"CEO i El Salvadorit" i përgjigjet Amerikës: Mos u përzieni në punët tona
"CEO i El Salvadorit" i përgjigjet Amerikës: Mos u përzieni në punët tona
"CEO i El Salvadorit" i përgjigjet Amerikës: Mos u përzieni në punët tona
"CEO i El Salvadorit" i përgjigjet Amerikës: Mos u përzieni në punët tona
Irani: Marrëveshja bërthamore është çështje ditësh
Irani është pranë marrëveshjes me Perëndimin për programin bërthamor. Bisedimet në Vjenë pritet të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes brenda pak ditësh.
"Nuk është çështje javësh, është çështje ditësh", i tha Senatit ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.
Në bisedimet e Vjenës, Irani ka përballë Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë drejtpërdrejt, dhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë indirekte. Bisedimet nisën në fund të nëntorit me synimin për të rivendosur marrëveshjen e vitit 2015.
Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Ilir Meta nuk shkarkohet si President
Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka marrë sot përgjigje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese e cila ka hedhur poshtë atë si të pabazuar.
Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.
Mitsotakis: Greqia nuk ka ndryshuar pozicion për Kosovën, por mbështesim dialogun
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar nga Beogradi se pozicioni i Athinës zyrtare për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.
Dua të bëj të qartë se qëndrimi i vendit tim mbetet i pandryshuar, por ne duam të shohim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo është arsyeja pse ne mbështesim dialogun, si dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak
tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka firmosur sot dekretin e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 3 prill të këtij viti.
Po njoftoj zgjedhjet parlamentare për datën 3 prill 2022. U bëj thirrje qytetarëve të Serbisë të votojnë, të tregojnë kapacitetet demokratike të vendit, sesa e rëndësishme është të pranosh planet dhe programet për të ardhmen. Le të fitojë më i miri! Qytetarë të Serbisë, Ju uroj zgjedhje të mira!
shkruan Vuçiç në Instagram.
Përdorimi i të dhënave, një “gjobë” nga e shkuara për Facebook
Meta, kompania mëmë e Facebook, ra dakord të paguajë 90 milionë dollarë, në një ujdi që i jep fund një procesi gjyqësor të nisur në vitin 2012, kur rrjeti social u akuzua se i gjurmonte përdoruesit edhe pasi ata kishin dalë nga llogaritë e tyre.
Vjedhja më e madhe dhe më flagrante në historinë e shtetit shqiptar
Dy ditë më parë u shfaq në media me një njoftim në Facebook, Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i PS-së, një njeri ndër më të përfolurit e këtyre tetë vjetëve. Zoti Gjiknuri i dogji një akuzë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dhe rendi që të përgënjeshtronte zonjën Tabaku.
