Kina ngre frenat e dorës/Pezullon financimet ndaj Rusisë

Postuar në 04 Mars, 2022 17:36

Banka Aziatike e Investimeve dhe Infrastrukturës, një entitet pas së cilës qëndron Kina, ka ndërprerë marrëdhëniet e biznesit me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Në interesin më të mirë të bankës, menaxhimi vendosi se të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Bjellorusinë janë pezulluar dhe nën rivlerësim

Sulmi kryesor mbi Kiev, pas rrethimit. Raporti: Ushtria ruse po performon keq në Ukrainë

Postuar në 04 Mars, 2022 14:44

Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar dje një material të përditësuar për zhvillimet ushtarake në Ukrainë. Në përmbledhjen e bërë vihet në dukje fakti se trupat ruse kanë vijuar për të disatën ditë përpjekjet e pasuksesshme për të rrethuar kryeqytetin Kiev dhe kapjen e Kharkivit. Një ndër arsyet e kësaj vonese është edhe zgjidhja taktike që po zbatohet:

Pandemia e babëzisë/ Si u "shtypën" nga të mëdhenjtë vendet e varfra

Postuar në 04 Mars, 2022 10:04

Që nga shpërthimi i emergjencës Covid, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi ka qenë 4 herë më i lartë në vendet me të ardhura të mesme të ulëta sesa në vendet e pasura. Ky është konkluzioni i një analize të OXFAM, botuar në raportin “Pandemia e babëzisë”, të cilit i referohet Avvenire.

"Nuk kemi të drejtë të vijmë t'ju mbajmë leksione në Amerikë, mos e bëni as ju"

Postuar në 04 Mars, 2022 09:47

Princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman, thotë se nuk i intereson nëse presidenti i SHBA Joe Biden e ka keqkuptuar si figurë, ndërsa shton se Biden duhet të fokusohet në interesat e Amerikës.

"Thjesht, nuk më intereson," tha princi i kurorës kur u pyet nga The Atlantic nëse Biden i ka keqkuptuar ato që thuhen për Bin Salman. Ai tha se Bidenit i takon "të mendojë vetëm për interesat e Amerikës".

Rusia vë në provë politikat e zgjerimit të BE-së

Postuar në 04 Mars, 2022 09:06

Moldavia ka kërkuar zyrtarisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, një javë pasi Rusia hyri ushtarakisht në Ukrainë.

“Sot ne aplikojmë zyrtarisht për anëtarësimin e Republikës së Moldavisë në Bashkimin Evropian. I drejtohet Emmanuel Macron, Presidentit të Francës, vendit që sot mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ne do ta dorëzojmë aplikimin në ditët në vijim në Bruksel”, tha presidentja Maia Sandu në një deklaratë.

Macron shpall kandidaturën nën aureolën e mediatorit  

Postuar në 04 Mars, 2022 08:45

Presidenti francez, Emanuel Macron, shpalli zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë. Macron e bëri këtë njoftim të enjten në mbrëmje, vetëm një muaj para zgjedhjeve. Vonesa e zyrtarizimit të kandidaturës është motivuar me krizën në Evropën Lindore, në bisedimet për të cilën Macron I ka dhënë vetes një rol aktiv.

Macron nuk është përfshirë ende në ndonjë fushatë zyrtare dhe ka anuluar një tubim të planifikuar në Marsejë këtë fundjavë për shkak të krizës në Ukrainë.

Rusia: Mercenarët e huaj në Ukrainë nuk do të trajtohen si robër lufte

Postuar në 04 Mars, 2022 00:18

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar se Rusia nuk do të njohë për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainës, statusin e robërve të luftës.

Askush prej mercenarëve që Perëndimi dërgon në Ukrainë të luftojnë për regjimin nacionalist në Kiev, nuk do të konsiderohet si luftëtar në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar as të gëzojë statusin e robit të luftës

tha ai.  

Leksione ukrainase

Postuar në 03 Mars, 2022 18:26

 

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”

Postuar në 03 Mars, 2022 16:37

Presidenti francez Emmanuel Macron, vijon të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, në përpjekje për një marrëveshje që i jep fund konfliktit. Angazhimi maksimal i Macron, në një kohë që pak ditë e ndajnë Francën nga zgjedhjet presidenciale, nuk ka sjellë as sot rezultat.

Mediat franceze raportojnë për një telefonatë 90-minutëshe me homologun rus Vladimir Putin, e treta që nga pushtimi i Ukrainës. Raportohet se menjëherë pas telefonatës me Putin, Macon ka folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Europa nis përpjekjet për t’i shpëtuar varësisë nga gazi rus

Postuar në 03 Mars, 2022 11:20

Europa ka nisur përpjekjet për të shpëtuar nga varësia e gazit rus. Për këtë, synimi është zhvillimi i kapaciteteve që bazohen në energjinë e rinovueshme dhe të diversifikimi i furnizimit me gaz për t'i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus. Detajet dalin në një draft të komunikimit të BE-së mbi çmimet e energjisë, në të cilin EURACTIV ka pasur qasje.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS