Vuçiçi de-neutralizohet në Kosovë
Në Kosovë ka nisur të luhet një muzikë e njohur: një hap para i Prishtinës dhe dy hapa përgjigje nga Beogradi me politikën e tij të subversionit përmes rrugaçërisë dhe paramilitarëve. Prishtina ka nisur të aplikojë reciprocitetin në dokumentacion me Serbinë, atë politikë që u përpoqën ta sabotojnë edhe nga Tirana dhe Vuçiçit nuk i mbetet veçse të reagojë. Më shumë, nga tensioni se në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë (ose luajnë qëllimisht) pozicionin e tij sesa nga shqetësimi real për serbët e Kosovës.
Eksitimi me tribunën! A ka mbetur gjë ende?
Ka të mirën e vet ta shohim z. Rama në vitin 2000 kur i vetëmanipuluar me idenë e misionarit akuzon sa të mundet për abuizivizëm, prapambetje e modernizëm.
Fatura e hyrjes në politikë, dakord, por a ka mbetur vallë diçka nga ky diatribë pasionante, apo më saktë nga ky vetëeksitim me tribunën?
Shih e shkruaj e gallatë gatuaj… në këtë vend.
Propozim i PS-së: Njësi administrative më vete për inceneratorët. Ja kush pritet ta drejtojë
Në kuadër të projektit për ndarjen e re administrative-territoriale mësohet se Partia Socialiste ka bërë gati krijimin e një njësive administrative më vete për menaxhimin e inceneratorëve. Burime të sigurta nga Fabrika e Ideve që drejtohet nga E.F, bëjnë me dije për "Të Kripura" se propozimi bëhet për të vendosur në kontroll financiar më të mirë një sektor që ndonëse nuk ka lidhje territoriale direkte bashkon në fakt zonat me më shumë popullsi në vend.
Drejt katastrofës, njeriu ka kaluar pikën e moskthimit me Klimën e planetit
Një ndër ekspertët më të njohur britanikë për klimën, Bill McGuire, deklaron se njerëzimi nuk ka më asgjë në dorë përkundrejt një procesi të pakthyeshëm në Tokë.
Sipas tij katastrofa klimaterike është pjesë e aktualitetit njerëzor dhe pretendimet se “kemi ende kohë” nuk janë të vërteta.
Nëse videot e Homelandjustice janë të vërteta, atëherë nga AKShI nuk ka funksionuar asgjë
Eksperti i kibernetikës Besmir Semanaj, komenton deklaratën e djeshme nga Agjencia Kombëtare e Informacionit për sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare dhe pohon se kemi pasur një sulm Ransomware decoy dhe ZeroCleare Wipe, por sipas tij kjo është një pjesë e së vërtetës. Duke folur për MCN TV, Semanaj tha se deklarata për shtyp dhe mungesa e gazetarëve gjatë konferencës lë shumë pikëpyetje për çështje që ekspertët dhe qytetarët janë të interesuar. Ai tha se faqja Homeland Justtice paraqiti në video një akses ku keqbërësit futen në zemrën e akseseve shqiptare.
Rosatom i Rusisë dakordësohet për ndërtimin e një impianti bërthamor në Turqi
Agjencia shtetërore bërthamore ruse, “Rosatom”, ka njoftuar lidhjen e një kontrate për përfundimin e punës së ndërtimit të një impianti bërthamor në Turqinë jugore.
Termat e kontratës parashikojnë një financim prej 20 miliardë dollarësh për mbylljen e punimeve në impiantin e qytetit bregdetar të Mersin, pasi kontrata fillestare e nënkontraktorit të “Rosatom”, Akkuyu Nukleer dhe kompanisë turke IC Ictas, përfundoi.
Bëje ministre, kot bën zham-zham!
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nuk ka duruar dot, as budallallëqet e superekspertëve me prompter dhe as faktin se nuk i ngjit më asgjë. Ka dalë sot në vetë të parë për spiunin I.M, duke hartuar paragrafë dhe shfajësuar se është oshënar në këtë histori, se dorë aty ka Sali Berisha, se Genta Sulën e ka njohur nga Ilir Meta e të tjera pallavra të denja vetëm për të.
Synimi i këtij (a)politikani që nuk konkuroi njëherë të vetme pa takikardi, është i qartë në pasazhet e fundit kur shpall se do të përjashtojë nga kandidimi për deputet Ilir Metën, apo çdo I.M që i del para.
Papa flet për mundësinë e tërheqjes
Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet për shkak të moshës së tij. Pas një udhëtimi në Kanada, Bergolio ka pranuar se nuk mund të mbajë më të njëjtin ritëm si më parë në udhëtimet ndërkombëtare.
Mendoj se në moshën time dhe me kufizimet e shëndetit, duhet ta ruaj pak veten time për të qenë i aftë t’i shërbej kishës. Ose përndryshe, të mendoj për mundësinë e tërheqjes
ka thënë ai.
Europa sipas Medvedevit
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka publikuar në tuiter një hartë të asaj që ai e prezanton si hartë të Europës pas operacionit në Ukrainë. Po sipas tij Polonia, Rumania dhe Ukraina janë gati për këtë plan dhe për të përfituar territore të Ukrainës.
Harta prezanton një ide që përflitet për kohësh për shtetësinë e Ukrainës duke zbuluar kështu se Rusia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ajo që ka nisur veçse me koston e një dështimi në terren.
Nuk e përjashtoj një konflikt global
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-drejtuesi i shërbimit sekret izraelit, Mossad, Danny Yatom, shprehet se një konflikt global nisur nga ajo që po ndodh në Ukrainë, nuk përjashtohet.
Askush nuk mund ta thotë. Nëse flasim në përgjithësi, mendoj se liderët do të jenë mjaftueshëm të zgjuar që të frenojnë njëri-tjetrin dhe të shmangin një përshkallëzim global, sepse ky i fundit sot mund të çojë në përdorimin e armëve bërthamore që mund të shkatërrojë tërësisht pjesë të mëdha të botës ku jetojmë.
