T’i shkojmë budallallëkut deri në fund

Postuar në 22 Gusht, 2022 21:36

Ndoshta është marrë vendim që budallallëkut t’i shkohet në fund. Ndonjë sherri absurd mes rusëve dhe ushtarëve qeveria po i jep tonin e një episodi spiunazhi për të cilin as nuk e di se çfarë të thotë. 

Në vijën e parë të budallallëkut publik, të paktën për mënyrën e raportimit, qëndron Top-Channel që vuan nga një mungesë fantazie kur zbërthen ditë pas dite ca materiale ekskluzive që as i afrohen te maja e thembrës planeve të Tomit për të kapur Jerry-in në hapësirën e 3 minutave. P.sh sot ekskluzivja shkon pak a shumë kështu: 

Përfundoi në pallavër siç pritej

Postuar në 22 Gusht, 2022 15:21

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë sot në një konferencë për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për të sqaruar atë që mund të sqarohet me situatën tipike shqiptare që u krijua në Gramsh.

Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.

U vodhën të dhënat, çështja u mbyll. Ndalohen tre fotografë, cenohet siguria!!! Vrasjet në mes të ditës? Normale

Postuar në 21 Gusht, 2022 13:30

Lexoni çfarë thotë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, siç e citojnë atë media të ndryshme:

Është nevojë urgjente ndërtimi i një Agjensie të Sigurisë Kombëtare e cila t’i shqyrtojë dhe ndjekë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Sigurinë Kombëtare.

Jemi i vetmi vend në botë që ka një Këshill të Sigurisë Kombëtare aspak funksional dhe fatkeqësisht çështjet e sigurisë i trajtojmë në mënyrë diletante

Spiunët i kapim, vrasësit na ikin. Timofeeva e ndaluar në Gramsh rezulton fotografe e njohur e Urbex

Postuar në 21 Gusht, 2022 12:54

Në Gramsh u identifikuan disa agjentë rusë. Ushtarët i neutralizuan dhe tani dora e zgjatur e Vladimit Putinit mbi infrastrukturën e NATO-s mori goditje.

U prononcuan të gjithë për këtë, që nga presidenti e deri tek më I fundit. Mund të kemi të bëjmë edhe me spiunazh për llogari të muzeumeve, apo edhe shteteve. Puna është si administrohet një informacion I tillë. Si mundet që sapo janë ndaluar disa persona, dyshimi ngrihet vetiu për veprimtari spiunazhi ? Gazetarët tanë të kronikës janë të specializuar na parashikimin e vrasjeve dhe nuk para ia tonë shumë për teori spiunazhi.

Tersi që po "ha politikanët shqiptarë". Pas Thaçit, ikën Abazoviçi...

Postuar në 20 Gusht, 2022 14:45

Lidhur më rrëzimin e Dritan Abazoviçit në Mal të ZI, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit në mënyrë karakteristike, shqiptarit kryeministër i peshoi më shumë bishti sesa koka në detyrën e vet.

Tiranë/Rrugën do ta rregullojmë kur të mbarojë ai pallati që po ndërtohet!!!

Postuar në 20 Gusht, 2022 14:25

Një kronikë e djeshme në MCN Tv jep të kuptojë se cila është metoda e punëve nga Bashkia e Tiranës. Pak ditë më parë në rrugën “Tefta Tashko” që lidh Pazarin e Ri me rrugën “Bardhyl”, pra në qendër të kryeqytetit nisën punimet për kanalizimet e ujërave të zeza.

Pas punimeve, u hodhën ca lopata zhavorr dhe rruga mbeti mysybet me pluhur dhe gropa. Pse nuk përfundohen punimet është pyetja? E prishe rrugën, rregulloje!

Gjukanoviç rrëzon Abazoviçin në Mal të Zi

Postuar në 20 Gusht, 2022 11:19

Qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi është rrëzuar. Mocioni i mosbesimit është miratuar duke hapur rrugën për zgjedhje.

Ne kemi nevojë për zgjedhje dhe një qeveri stabël

është shprehur nismëtari i mocionit, Danijel Zivkoviç.

Perëndimi nuk fiton në Ukrainë

Postuar në 19 Gusht, 2022 14:46

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban beson se lufta në Ukrainë nuk do të fitohet nga Perëndimi. Sipas tij Perëndimi po gabon rëndë dhe se sanksionet nuk po japin efektet e pritura, veç dëmit në ekonomi për Europën.

Konflikti vdekjeprurës në Ukrainë ka potencialn që t’i japë fund hegjemonisë së Perëndimit në botë. Kur konflikti të mbarojë Europa do të dalë më e dobët, në sensin politik. Një pjesë e botës nuk i mbështet ato: Kina, Brazili, Afrika e Jugut, bota arave dhe afrika nuk i mbështet

Kazani çon në pezullim policen e Elbasanit

Postuar në 19 Gusht, 2022 14:05

Anisa Kostani është pezulluar nga puna dhe është nën hetim disiplinor. Zonja apo zonjusha është nënkomisare dhe sipas njoftimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit arsyet janë fisnike: Kostani fyeu gazetarët.

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Dosjet e korrupsionit nuk hapen sepse ‘Meta minus Rama’ = Vetëm(ndoshta) një dosje Sigurimi

Postuar në 18 Gusht, 2022 19:30

Top-Channel ka zbardhur sot një të ashtuquajtur draft që parashikon të përjashtojë me ligj nga kandidimi apo mbajtja e funksioneve publike të personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS