Gjermania nxiton të kapë rindërtimin e Ukrainës
Gjermania është kujtuar të marrë një rol në Ukrainë. Sot mediat njoftojnë për një vizitë të papritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Sipas të njëjtave burime, Frank Walter Steinmeier do të takohet me homologun Zelenskiy, një lëvizje që vendos Gjermaninë në një plan aktiv me aleatët e vet perëndimorë përballë Rusisë.
Lëndët e para, materialet e rralla dhe teknologjia
Nga Microsoft, te Mother Jones, tani në Izrael. Cyberiada e Shqipërisë së Edi Klikut
Siguria jonë kibernetike tashmë ka udhëtuar në Izrael. Kryeministri i këtij vendi - tonit d.m.th - ka njoftuar se ka takuar kreun e Agjencisë izraelite të Sigurisë Kibernetike me të cilën do na u krijoka një qendër ekselense për këtë çështje.
Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike
shkruan z. Rama.
500 euro boll janë për mua. Do ha, fle dhe do nxjerr shëtitje qenin
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Jeronimi, ka folur për nevojën e një “ri-evangjelizmi” në shekullin e konsumizmit. Ai ka folur për një dekadencë të madhe përkundrejt të cilës lind nevoja për të vepruar bashkarisht.
Për të kuptuar se deri ku ka mbërritur shoqëria në përgjithësi, Jeronimi ka treguar një histori personale.
BE-ja do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik
Kryeministri hungarez Victor Orban ka përshkallëzuar luftën deklarative ndaj Bashkimit Europian teksa ka njoftuar zhvillimin e një referendumi për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat po godasin rëndë ekonominë e këtij vendi. Duke folur në një aktivitet me rastin e 66 vjetorit të revlucionit hungarez ndaj Bashkimit Sovjetik më 1956, Orban parashikoi edhe fundin e BE-së:
Sërish Xi
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka rizgjedhur në detyrën e Sekretarit të Përgjithshë të saj, Xi Jinping.
Kongresi i 20-të miratoi me votim kandidaturën e Xi, një figurë tanimë emblematike e atij që quhet Modeli Kinez. Që këtej, politikani në fjalë pritet normalisht të rimarrë detyrat e kreut të shtetit si dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës.
Agjencia zyrtare “Xinhua” njofton se Komiteti ka zgjedhur edhe një Byro të re Politike, e përbërë nga 24 anëtarë.
Paralajmërime për fundin e "Epokës së Artë të hebrejve në SHBA"
Në “Jerusalem Post” është publikuar një shkrim i Adam Milstein, sipërmarrës filantropist hebre, që tematizon atë që po quhet “fundi i epokës së artë të hebrejve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
MYNIHU I PASQARUAR I EUROPËS
Mynih – Pragu i Luftës. Është një film që fiton autoritet përmes pjesëmarrjes në të të Jeremy Irons. Skenari i shkruar nga Ben Power, merr shkas nga një novelë e Robert Harris dhe është ekranizuar nga Christian Schwochow.
1.5 miliardë euro/muaj ndihmë për Ukrainën më 2023
Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen ka deklaruar se BE-ja parashikonë një ndihmë financiare 1.5 miliardë euro/muaj për Ukrainën vitin e ardhshëm. Plani ka dalë në sipërfaqe pas takimit të liderëve europianë në Bruksel.
Ukraina ka nevojë për ¾ miliardë euro në muaj për të përmbushur nevojat bazë. Ndihma e përgjithshme e BE-së për vitin vjetër do të shkojë në 18 miliardë euro. Ministrat e Financës së BE-së do të punojnë për mekanizmin e përshtatshëm
ka thënë ajo.
Kreu i Shell: Krizë që do sjellë presion mbi sistemin politik europian
Kreu ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Ben van Beurden ka deklaruar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ktarin për pjesëmarrjen me 9.3% në projektin jugor të “Fushës Veriore” se kriza aktuale energjetike në Europë do të ketë pasoja afatgjata. Sipas tij, reduktimi domethënës i konusmit të energjisë në Europë, për shkak të humbjes së 120 milionë tonëve gaz nga Rusia ka ardhur me koston e “fikjes së industrisë”.
Sipas tij, nëse kjo ulje konsumi ka një element pozitiv për klimën, në plan afatgjatë ajo do të imponojë një “racionalizëm industrial dhe ekonomik”.
