Ushtria kineze njofton pjesëmarrjen në stërvitjen Vostok-22 të ushtrisë ruse
Ushtria kineze ka njoftuar pjesëmarrjen në stërvitjen “Vostok-22” të organizuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes më datat 30 gusht-05 shtator. Stërvitja parashikon të angazhojë komandat strategjike dhe personelin dhe sipas palës kineze pjesëmarrja në të nuk ka lidhje në asnjë mënyrë me situatën aktuale ndërkombëtare apo atë rajonale.
Studimi i Rutgers University: 5 miliardë të vdekur nga një luftë masive bërthamore
Një studim i Rutgers University parashikon se në eventualitetin e një luftë bërthamore në shkallë masive do të provokonte 5 miliardë të vdekur.
Rritja e normës së interesit çon në rritjen e kësteve të kredive me 10-20%
Në një opinion për revistën “Monitor”, sekretarja e Përgjithshme e shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Brunilda Isaj, bën një sqarim mbi efektet që pritet të ketë në buxhetet familjare, rritja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë.
Norma bazë e interesit është norma me të cilën banka qendrore dhe institucionet financiare marrin dhe japin hua midis tyre…
Sanksionet i hapin rrugën Turqisë në tregun rus
Takimi i Soçit mes presidenti rus Putin dhe atij turk Erdogan është risjellë në vëmendje për aspektin ekonomik. Vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes të dyja vendeve ka arritur në 2.04 miliardë dollarë nga muaji mars në korrik, një rritje që vlerësohet me 640 milionë dollarë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Sipas të dhënave zyrtare eksportet turke në Rusi u rritën me 75%, duke dëshmuar një efekt anësor të painjorueshëm të sanksioneve të Perëndimit.
Katastrofë mjedisore në Oder, ende të panjohura shkaqet
Shkencëtarët nuk kanë ende një përgjigje për katastrofën në lumin Oder, ku është konstatuar ngordhja në masë e peshqve. Shkencëtarët polakë janë shprehur se në ujin e lumit që kalon në të dyja vendet, është gjurmuar nivel i lartë kripe, ndërkohë që në bashkitë gjermane është ndaluar larja dhe peshkimi në lumë.
Gjermania kundër ndalimit të vizave turistike për qytetarët rusë
Gjermania ka refuzuar idenë e pezullimit të vizave turistike për qytetarët rusë.
Duhet mbajtur parasysh se shumë refugjatë që kanë ikur nga Rusia nuk janë dakord me regjimin rus
është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz në samitin e Oslos.
Na u kërkua njohja e pavarësisë së Kosovës
Mediat serbe raportojnë se vendet kryesore të Peëndimit që menaxhojnë stabilitetin e Kosovës, të njohura si vendet e QUINT-it u kanër kërkuar përfaqësuesve serbë të njohin pavarësinë e shtetit ballkanik. Mediat në fjalë citojnë kreun e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Petar Petkovic, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe katër kryebashkiakë serbë të Kosovës që kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it i mbajtur me dyer të mbyllura.
Bankë ndoshta Po, por e Shqipërisë Jo
Banka e Shqipërisë është aktualisht institucioni më hermetik në vend, ndaj të cilit herët apo vonë, ligjvënësi do të duhet të ndërhyjë për të krijuar mundësinë e një raporti të ri me interesin publik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, propozon Traktat Mbrojtjeje me Shqipërinë
Mediat në Kosovë raportojnë se presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar homologut të vet të Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet për vizitë në Prishtinë, nënshkrimin e një traktati mbrojtjeje mes të dyja vendeve.
Është koha të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim
citohet ajo duke arsyetuar se një dokument i tillë duhet “që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve”.
Pekini: Do shtypim me çdo mjet separatistët tajvanezë
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian ka deklaruar se Kina do të vazhdojë me stërvitjet ushtarake në ngushticën e Tajvanit në mënyrë që të rrisë gatishmërinë luftarake ndaj çdo përpjekjeje për të shkëputur ishullin siç thotë ajo nga territori i vet. Në një deklaratë për mediat, Qian theksoi se Ushtria kineze do të shtypë separatistët tajvanezë me çdo mënyrë dhe do të bllokojë të gjitha fuqitë e huaja që të ndërhyjnë.
