Peskov: Nuk ka plan paqeje pa njohur territorin e ri të Rusisë

Postuar në 28 Dhjetor, 2022 14:58

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se asnjë plan paqeje nuk mund të quhet i tillë nëse nuk konsideron hapësirën e re territoriale të Rusisë.

Pikë së pari nuk ka deri më tani një plan paqeje në Ukrainë dhe sërish “plani ukrainas i paqes” nëse nuk merr parasysh realitetin e ri më territorin e Rusisë me katër rajonet e reja që i janë bashkuar asaj. Çdo plan që nuk merr parasysh këto rrethana nuk mund të quhet plan paqeje

Dejan Pantiç kalon në arrest shtëpie

Postuar në 28 Dhjetor, 2022 14:42

Mediat në Serbi raportojnë se është arritur një marrëveshje për lirimin e Dejan Pantiç, policit të arrestuar më 10 dhjetor. Ai do të presë gjykimin në arrest shtëpie. Lajmin e ka përcjellë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që ka shtuar se ka qenë në kontakt me ndërmjetësit amerikanë dhe europianë.

Pritet diçka e re në 15 ditë. Vuçiç: Synohet dëbimi final i serbëve

Postuar në 27 Dhjetor, 2022 19:27

Beogradi ka menduar ta trajtojë situatën e krijuar në Kosovë në një frymë tradicionale që e sheh unitetin në sintoni me simbolet fetare. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka zhvilluar një takim me Patrirakun e Kishës Serbe, Porfirije, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve. Vuçiç ka sqaruar se "i ka prezantuar patriarkut situatën nga disa kënde”, diçka që nuk ka shumë lidhje me një klerik, cilidoqoftë rangu i tij.

Rusia nis rindërtimin e Mariupolit

Postuar në 27 Dhjetor, 2022 18:45

Autoritetet ruse kanë nisur së fundmi procesin e rindërtimit të objekteve publike dhe private në Mariupol, qyteti port i Ukrainës që u bë i njohur për intensitetin e luftimeve. Me 300 civilë të vdekur në mes të luftimeve, qyteti ishte një ndër skenat kryesore të përballjes së nisur pas 24 shkurtit 2022 dhe konsiderohet një ndër simbolet e rezistencës.

Pamjet flasin për nivelin e shkatërrimit dhe ilustrojnë realitetin tragjik të shndërrimit të një operacioni ushtarak në luftë konvencionale në shkallë të gjerë, por edhe faktin se mbi territoret e marra Rusia nuk negocion më asgjë. 

Ultimatume pa kuptim në Tiranë

Postuar në 27 Dhjetor, 2022 15:50

Shqipëri-Kosovë”, “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim. Kosovë-Shqipëri, ne jemi një!

Këto janë disa thirrje nga protesta e sotme para ambasadës serbe në Tiranë. Protesta e iniciuar nga shoqëria civile risjell të njëjtin rituar të një solidariteti artificial që bëhet i tillë nga ultimatumet që hidhen të parat në qarkullim.

Qytetarët i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi këtë çështje

Komuniteti hebre?! Edi apo kryeministri është aty?!

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 23:11

Këto ditë në rrjetet sociale janë parë qeveritarë të kombësisë shqiptare të festojnë të lumtur – në dukje – një festë hebreje: Hanukah. 

Rëndësi shtetërore i ka kushtuar Kosova, por edhe mund të kuptohet kjo për shkak të njohjes që Izraeli i dha shtetit në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit. 

Lufta në Ukrainë e bëri Europën Lindore, Europë

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 16:34

Në një opinion të shkruar për “Politico”, Andrew A. Michta i Qendrës Europiane Marshall, e cilëson luftën atuale në Ukrainë, si një luftë për të ardhmen e Europës. Sipas tij kjo përballje do të sjellë rikonfigurimin gjeostrategjik të kontinentit dhe të arkitekturës së tij të sigurisë. Michta thotë se keqllogaritjet e presidentit rus mund të sjellin ndryshime pozitive epokale, duke i dhënë fund një ndarjeje të definuar edhe në antropologjinë politike të Europës, mes Lindjes dhe Perëndimit.

Raportime mediatike: Ultimatum Vuçiçit, hiq barrikadat për 24 orë!

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 13:59

Mediat në Serbi raportojnë se vendet e QUINT-it, i kanë dërguar një ultimatum presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës brenda 24 orëve. Sipas mediave në fjalë ultimatumi i ka bërë të qartë Vuçiç se nëse nuk heq barrikadat, qeverisë në Prishtinë do t’i jepet karta bianca të ndëryjë për të zgjidhur me forcë situatën.

Kopili i shumicës

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 01:37

Busti i Mit’hat Frashërit, dëmtuar pak ditë më parë, është rikthyer i restauruar. Lajmin rrufe e bën me dije Zdromsi i kryeqytetit, që përmes një postimi shkruan se: 

Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerance per vandalizimin ne qytetin tone!

Nje pakice e dhunshme dhe ndotese tek Skenderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mithat Frasheri nuk do t'i imponohet kurre shumices qytetare dhe europiane!

Synimi është ndarja e Rusisë Historike

Postuar në 25 Dhjetor, 2022 16:39

Synimi i Perëndimit është të ndajë Rusinë. Rusinë Historike.

Kështu citohet të jetë shprehur në një intervistë të fundit presidenti rus, Vladimir Putin që ka përdorur termin “Rusi Historike” për të nënkuptuar edhe veprimin ushtarak të nisur më 24 shkurt me invazionin ndaj Ukrainës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS