Erdogan jep shifra: Suedia dhe Finlanda duhet të ekstradojnë 130 persona nëse duan të hyjnë në NATO

Postuar në 16 Janar, 2023 15:53

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda duhet të dorëzojë 130 shtetas turq të cilët ai i quan terroristë, nëse duan që të hyjnë në NATO.

Së pari dhe mbi të gjitha, ata duhet të ekstradojnë rreth 130 terroristë në mënyrë që kërkesa e tyre të kalojë në Parlamentin tonë; për fat të keq ata nuk e kanë bërë këtë gjë ende

është shprehur Erdogan në një takim me të rinj.

Arrestohet Di Denaro, "bosi i fundit i madh" i Cosa Nostras siçiliane

Postuar në 16 Janar, 2023 15:33

Është arrestuar sot në Palermo Matteo Messina di Denaro, kapomafia i Castelvetranos në Trapani të Siçilisë. Ndalimi i tij është një epilog i sagës së korleonezëve, apo mafies së vjetër siçiliane në periudhën e gangsterizimit të saj dhe përmbysjes së dominimit të Cosa Nostras nga palermitanët. Di Denaro ishte në kërkim prej 30 vjetësh një rekord më vete ky që nuk kalon megjithatë atë të Bernardo Provenzanos, njeriut të dytë më të rëndësishëm të klanit të korleonezëve të drejtuar nga Salvatore Riina.

Vdes aktorja Gina Lollobrigida

Postuar në 16 Janar, 2023 13:50

Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare aktorja e njohur e kinemasë, një ndër bukuritë e mëdha të saj, Gina Lollobrigida.

E datëlindjes 1927, lindur në afërsi të Romës ajo nisi karrierën si modele. Pas disa roleve që patën një farë suksesi, Lollobrigida mori famë me një rol në filmin Beat the Devil më 1953, përballë Humphrey Bogart.

Më pas luan në filmin “Solomon and Sheba”, apo edhe “Beautiful but dangerous” me të cilin u identifikua si “gruaja më e bukur në botë”.

Tërmet me magnitudë 5.2 godet Shqipërinë

Postuar në 15 Janar, 2023 22:47

Një tërmet i raportuar me magnitudë 5.2 ka goditur Shqipërinë. Lëkundjet raportohen të jenë ndjerë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Pogradec, por edhe Mal të Zi. Epiqendra raportohet në afërsi të Matit.

Paslëkundjet kanë vijuar të paktën Tiranë.

Referendum në Paris për qiradhënien ose jo të e-scooter

Postuar në 15 Janar, 2023 17:18

Parizienët, apo parizianët janë shumë të ndarë së fundmi nëse e-scooter duhen lejuar të jepen me qira më apo jo. Për këtë aryse është menduar që ata të thirren në votim për këtë çështje që ka ardhur në vëmendje për shkak të shkeljeve që konsumojnë drejtuesit e tyre. Mbrojtësit e tyre thonë se ato janë një alternativë më e mirë ndaj makinave që ndotin dhe transportit public, përherë mbushur me njerëz.

Formula Chollet

Postuar në 15 Janar, 2023 17:10

 Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” raporton mbi atë që quhet propozimi “Chollet” për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me vizitën e këshilltarit amerikan në rajon kohët e fundit. Ky konsiderohet niveli më i lartë i presionit ndaj të dy vendeve që janë përfshirë në një proces dialogu që vazhdon prej vitesh. E ashtuquajtura formula “Chollet” konsiston në:

Komike, policët gjermanë bllokohen në llucë gjatë një proteste të aktivistëve të mjedisit

Postuar në 15 Janar, 2023 16:23

Aktivistë të mjedisit janë përleshur me policinë në fshatin e Lützerath në Gjermani pas vendimit për të hapur një minierë qymyri. Në protestë ka marrë pjesë edhe aktivistja e promovuar globalisht, Greta Thunberg, ndërkohë që pamjet e shpërndara në mediat sociale ilustrojnë një situatë komike teksa policët ngecin në llucë.

Sinjalizime për lidhje mes vaksinës së re Pfizer dhe goditjes ishemike në tru

Postuar në 15 Janar, 2023 15:02

Dy qendrat kryesore amerikane, ajo e kontrollit të sëmundjeve dhe e barnave kanë njoftuar se është identifikuar një lidhje e mundshme mes vaksinës së re kundër CoVid1-19 të Pfizer dhe goditjeve cerebrale në njerëzit e moshës mbi 65 vjeç. Megjithatë të dyja agjencitë vijojnë të rekomandojnë vaksinën që ka rrezikun më të madh 21 ditë pas marrjes së saj përderisa sipas tyre nuk ka “një rrezik të vërtetë klinik”.

Pyesni Napoleonin!

Postuar në 15 Janar, 2023 13:41

Tre historianë francezë i kanë dhënë jetë një projekti të veçantë që vendos një rikrijim digjital të Napoleon Bonapartit përballë “njerëzimit” të sotshëm nëse mund të themi kështu. Raphaël Doan, Arthur Chevallier dhe Baptiste Roger-Lacan kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale për të sintetizuar në formën e përgjigjeve të atpëratyshme një Napoleon që si bazë të dhënash ka historinë e tij personale, letrat, bisedat, mendimet, aktet e raportuar në gjallje të tij.

Ministrja e Jashtme njofton se nuk është mirë

Postuar në 15 Janar, 2023 01:07

E shokuar përtej asaj që mund të thuhet

Pages

Subscribe to ResPublica RSS