Lojë e pistë europiane në Ukrainë me reformën në drejtësi!
Bashkimi Europian po mbyll sytë dhe arrin kompromise me Kievin zyrtar në kurriz të demokracisë vendase dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura gjyqësore. Shqetësimi ngrihet në një shkrim publikuar nga “Politico” nën autorësinë e anëtarëve drejtues të fondacionit “DEJURE”, Mykhailo Zhernakov dhe Stepan Berko si dhe Halyna Chyzhyk, eksperte e reformës në gjyqësor në Qendrën për Veprimin Antikorrupsion. Shkrimi hapet me një fjali kumbuese të një të “vërtete universal
Korrupsion i lartë edhe në BE. Komisionerja Jourova: Po vret demokracinë tonë!
Komisioni Europian ka dalë së fundmi me disa propozime të reja për harmonizimin e rregullave antikorrupsion brenda bllokut.
Korrupsioni është si një kancer, ai po vret demokracinë tonë, besimin e njerëzve në institucionet demokratike
citohet Komisionerja e BE-së, Vera Jourova.
Greqia kundërshton në OKB pretendimin libian për kufirin detar
Problemi i delimititimit të ujërvae territoriale në Mesdheun Lindor ka ridalë sërish në sipërfaqe si problem ndërkombëtar, teksa Athina zyrtare është ankuar zyrtarisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përmes përfaqësuesit të Përhershëm të saj Evangelos Sekeris, Greqia ka përcjellë “kundërshtimin e plotë” ndaj pretendimeve të Libisë për kufijtë e zonave deyare.
Persona non grata
Dëbimi së fundmi i 23 diplomatëve rusë nga Londra dhe masa reciproke që pasoi për diplomatët britanikë në Moskë është tregues i dukshëm i thyerjes së marrëdhënieve dhe zemërimit që është ende prezent mes dy qeverive. Megjithatë, ky zhvillim ndjek një model të qartë dhe të njohur sjelljeje, i krijuar për të rregulluar mënyrën se si kombet i trajtojnë të dërguarit e njëri-tjetrit dhe për të parandaluar që grindjet të përshkallëzohen shpejt në konflikt të armatosur.
Mirë që kemi Enverin
Në një intervistë televizive, ekonomisti Dritan Shano, ka bërë këtë vërejtje që synon të kumbojë fort për veshët e më të paditurit.
SHBA ka shpallur non-grata për minim të demokracisë, Sali Berishën. Kjo është aq e rëndë sa per ta kuptuar, kujtojmë që SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata, as Enver Hoxhën. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
“Elitat amerikane po planifikojnë ndarjen e Rusisë”
SHBA dhe aleatët e saj po kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre duke shpërbërë Rusinë. Sekretari i Këshillit të Sigurimit në Moskë, Nikolay Patrushev, akuzon institucionet perëndimore se po hartojnë plane për këtë qëllim. Në një intervistë të botuar nga gazeta "Izvestia", të cilës i referohet RT, Nikolay Patrushev tha se Perëndimi po përpiqet të ndikojë në rendin global përmes "shkatërrimit të Rusisë ose dobësimit të saj në nivelin e një vendi të dorës së tretë nën menaxhimin e huaj".
Ekuilibri gjerman
Gjermania po shfaqet përherë e më shumë si ekuilibruesi i Europës. E pse jo, në një kontekst, edhe i Perëndimit. Për vetë natyrën e relacioneve ekonomike të saj në dekadat e fundit, Gjermania po bën gjithçka që të mos hedhë në erë atë që arriti në periudhën pas Luftës së Ftohtë, duke iu shmangur stigmave të dëmshme të atyre që edhe brenda doktrinave të veta të politikës së jashtme dhe të sigurisë, përkufizohen si “rivalë sistemikë”.
Militarizim i ekonomisë europiane
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon burime të vetat në Komisionin Europian sipas të cilëve Brukseli ka vendosur në agjendë zyrtare atë që agjencia e quan “militarizim të ekonomisë europiane”.
Kështu sipas këtij raportimi, BE-ja po vendso si prioritare prodhimin e armëve dhe municioneve krahas energjisë së gjelbër dhe prodhimin e pastër. Paketa e propozuar supozohet të publikohet sot dhe në të parashikohet akordimi i 1.5 miliardë eurove.
E re/Në Kamëz të bën pis Diploma
Në mediat pranë qeverisë raportohet se kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha ka falsifikuar diplomën. Pas lajmit del një dekument që provon këtë akt te Hoxhës.
Servirja e këtij fakti ose prove vjen në kontekstin e lodrave elektorale të partive për të fituar kapital përmres zbulimit të “skandaleve”. Kjo e Hoxhës është investim i pastër për Rakip Sulin. Pra, duke lënë mënjanë etjen e mediave të qeverisë për të vërtetën, ato po investojnë duke mos thënë asgjë, për Rakip Sulin.
Inteligjenca artificiale do të zëvendësojë 30% të stafit të IBM
Ajo që shumë ia kishin frikën, do të bëhet realitet shumë shpejt. Një pjesë e madhe e vendeve të punës do t’i besohen inteligjencës artificiale.
International Business Machines Corporation (IBM) njoftoi se do të shkurtojë afro 8 000 vende pune në vitet e ardhshme dhe t'i zëvendësojë ato me IA, ka thënë për Bloomberg CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë, Arvind Krishna.
