Nja dy fjalë për një vizitë simbolike

Postuar në 03 Korrik, 2023 23:27

Siç mund të pritej ceremonia e Bill Clinton në Tiranë nuk e ka kapur në befasi provincializmin dhe shpirtngushtësinë tonë. Që nga uvertura e përgatitur nga Kryeministri Rama që disa javë më parë foli për një surprizë nga Amerika e deri te protokolli i sotshëm me disa Clintonë nga Kosova dhe “surprizat” me fëmijë, janë të gjitha pjesë e paketës politiko-ekzotike të Shqipërisë së vogël të cilën politika ia del ta bëjë të vockël. 

Vazhdoj të jem i varur nga një Tiranë fantazmë

Postuar në 03 Korrik, 2023 17:52

 

Hetim Rusisë/Hapet në Hagë Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit

Postuar në 03 Korrik, 2023 17:03

Është hapur sot në Hagë një qendër për hetimin e invazionit të Rusisë në Ukrainë e cila do të quhet: Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit. Aty përfshihen prokurorë nga Ukraina, BE-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Me miq të tillë kujt i duhen armiqtë!?

Postuar në 03 Korrik, 2023 15:32

 

Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti

Postuar në 03 Korrik, 2023 15:21

 

“Incluso su firma es una obra de arte.” (Edhe firma e tij është vepër arti.) tha Pablo Picasso për Ibrahim Kodrën, piktorin më të rëndësishëm shqiptar të njohur ndërkombëtarisht. Ibrahim Kodra lindi më 22 prill, 1918, në Ishëm, qarkun e Durrësit, ku sot është edhe vendi i tij i prehjes. Artisti me famë botërore, krenaria e kombit tonë, na la pas rreth 6 mijë vepra si një trashëgimi e jashtëzakonshme jo vetëm për artin shqiptar por edhe artin botëror, pasi figura e tij emblematike konsiderohet ndër më të rëndësishmit në artin e shekullit të 20-të.

Ministri i Jashtëm serb: Kam informacione se Norvegjia do të mbyllë ambasadën në Prishtinë

Postuar në 03 Korrik, 2023 12:09

Ministri i Jashtëm serb. Ivica Daçiç, është shprehur se ka informacione sipas të cilave Norvegjia do të mbyllë ambasadën e vet në Prishtinë. Në një intervistë për Tv Pink, ai ka thënë se e ka marrë këtë informacion pas një takimi me sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme norvegjeze, Eivind Vad Peterson dhe sipas tij kjo është një goditje për Prishtinën.

BE/Kontratë paraprake furnizimi me vaksinë për përballjen e pandemisë së radhës

Postuar në 03 Korrik, 2023 11:47

Komisioni Europian ka nënshkruar BE, kontrat furnizimi me vaksina me katër kompani prodhuese. Pfizer, spanjollet HIPRA dhe CZ si dhe kompania hollandeze Bilthoven Biologicals janë subjektet që marrin përsipër të furnizojnë me 325 milionë doza në vit BE-në në rastin e një pandemie të re.

Raportime në media: Lideri çeçen Ramzan Kadirov, në prag të vdekjes

Postuar në 03 Korrik, 2023 11:37

Në media të ndryshme po qarkullojnë lajme se kreu çeçen dhe një nga aleatët e ngushtë të presidentit rus, Ramzan Kadirov, po vdes. Kështu citohet një mesazh në Tik-Tok i djalit të tij, Adam Kadirov, që lutet për të atin.

Më herët është njoftuar se Kadirov vuan nga veshkat dhe në media kanë qarkulluar video të tij me pajisje mjekësore si vigona etj. 

Një muaj pas Blinken Pekinin e viziton edhe Yellen e Thesarit

Postuar në 03 Korrik, 2023 11:26

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen do të zhvillojë nëj viiztë zyrtare në Kinë në datata 6-9 korrik të këtij viti gjatë së cilës raportohet se do të takojë zyrtarë të lartë kinezë, në një përpjekje për të rivendosur në shina marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Mediat citojnë Departamentin e Thesarit vizita synon krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme ekonomike me Pekinin, si dhe bashkëpunimin për çështje emergjente si klima dhe borxhi.

Vizita e Yellen vjen rreth një muaj pas vizitës në Kinë të sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Kuleba: Vetëvrasëse për Europën mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO

Postuar në 02 Korrik, 2023 15:06

Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar se Ukraina duhet pranuar menjëherë në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë. Ai ka bërë thirrje që Perëndimi të mos përsërisë gabimin e kancelares Angela Merkel në vitin 2008, dhe ka nënvizuar se e vetmja rrugë për të ndalur agresionin rus në të ardhmen është zgjerimi i Aleancës. 

Mos përsërisni gabimin e vitit 2008 kur anëtarësimi i Ukrainës u kundërshtua…E vetmja mënyrë për të mbyllur derën për agresionin rus kundër Europës dhe hapësirës euro-atlantike ështa pranimi I Ukrainës në NATO

Pages

Subscribe to ResPublica RSS