“Gabuam që lejuam zgjedhjet në Kosovë”. A mund të jetë më ndërmjetës Lajçak?
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i ka cilësuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të muajit prill në komunat me shumicë serbe në Veriun e Kosovës, si mina tokësore që janë shkelur.
Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë ‘mina tokësore’ përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet t’i shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin diçka e tillë dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato
Me specien e dytë të ditur, na duhet të rikonsiderojmë përkufizimin e "Njeriut"
Një prift atipik. Kështu e quajnë Paolo Benanti-n, këshilltarin e Papa Francesco për Inteligjencën Artificiale. Dhe në fakt Benanti në këtë intervistë për “Marianne.net” nuk nguron të sjellë shembuj nga evolucioni për të ilustruar qasjen antropologjike të njeriut ndaj teknologjisë dhe shndërrimeve të ndërgjegjes që ajo sjell. Dhe për të mësuar prej saj.
Pse po vonon reçesioni në SHBA?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpëtuan reçesionit jo për shkak të normave të larta të interesit të vendosura nga Rezerva Federale, por nga koroporatat. Një prej strategëve të tregut financiar, Albert Edwards, i bankës “Société Générale”, mendon se lëvizjet e korporatave që kanë përfituar nga pandemia dhe lufta në Ukrainë për të rritur fitimet e tyre, në kushtet e një situate shumë të rrallë dhe jashtë rendit normal të tregut. Kjo ka krijuar një anomali që në thelb ka shtyrë recensionin në SHBA, ndonëse nuk e ka shmangur.
Mirupafshim Britani e Vogël, përshëndetje Europë e vogël!
Askush nuk di të thotë “Jo” më mirë sesa francezët. Charles De Gaulle i tha dy herë "Jo" kërkesës së Britanisë për t’iu bashkuar Tregut të Përbashkët Europian; Jacques Chirac i tha “Jo” luftës në Irak dhe Emmanuel Macron këtë javë tregoi me gishtin poshtë ndaj Fiona Scott Morton, akademikes amerikane nga Yale për postin e ekonomistes kryesore në drejtorinë e fuqishme të konkurenës në BE
Kremlini: Po inskenohet pushtimi i Ukrainës Perëndimore nga Polonia
Rreth një vit e gjysmë nga nisja e konfliktit në Ukrainë, duket se po jepen shenjat e para të përshkallëzit real në terren. Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi përmes një mesazhi televiziv se çdo sulm mbi Bjellorusinë është një sulm mbi Rusinë dhe se Kremlini do të përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion.
Europa, destinacion nga “dy kahe" të ndryshme. Rasti shqiptar dhe ai gjeorgjian
Kosova “arrin” kushtin e sigurisë: Dy organizatat e shpallura si terroriste, “emigrojnë” në Serbi
Pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”, dy organizatave të shpallura si terroriste nga institucionet e Kosovës, janë duke u larguar për në Serbi. Gazeta “Koha Ditore” citon burime dhe dokumente të shërbimeve të sigurisë në vend, sipas të cilave anëtarë të dy organizatave serbe duke u zhvendosur në Serbi.
Raportimi/Dializë falas në Prizren për shqiptarët, kosovarëve u merren 150€/seanca në Shqipëri
Në rubrikën e vet “Arbëri”, gazeta “Koha Ditore” publikon një shkrim me titullin: Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë.
“Ju paralajmërova që në 1984, por nuk më dëgjuat”
Regjisori James Cameron bie dakord me shumë prej ekspertëve të inteligjencës artificiale se përparimet në teknologji mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin.
Fituesi i çmimit Oscar dhe mjaft i vlerësuar nga kritika për filmat e tij "Titanic" dhe "Avatar", ndër të tjerë, ka qenë edhe njëri prej skenaristëve të filmit aksion fantastiko-shkencor “Terminator”.
Bashkia e Nju Jorkut dëmshpërblen protestuesit e Black Lives Matter
Qyteti i Nju Jorkut do t’u paguajë 13 milionë dollarë qindra protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave të George Floyd të vitit 2020. Avokatët e protestuesve e cilësuar këtë si marrëveshja me e madhe e kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.
Protestat në fjalë nisën pas vdekjes së Floyd, më 25 maj 2020. Amerikani me ngjyrë u vra në Minneapolis nga një oficer policie, i cili i vuri gjurin në qafë për nëntë minuta.
