Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali të Milanos për një infeksion të mushkërive që lidhet me një lloj leuçemie, nga e cila ai vuan prej disa kohësh.
Lajmin e bëri publik për mediat dr. Alberto Zangrillo, i cili saktësoi se Berlusconi, 86 vjeç, vuan nga leuçemia mielomonocitare kronike, e cila nuk është akute.
Berlusconi u shtrua në spitalin “San Raffaele” të mërkurën, 5 prill.
Disa fjalë mbi veprimet e shërbimeve iraniane
Në një intervistë për "Kathimerini" ish-kreu i Divizionit Operacional të Mossad-it izraelit, Haim Tomer, ka folur edhe për metodat e shërbimeve sekrete iraniane, të përfolura se kanë vepruar edhe në Shqipëri. Sipas Tomer, iranianët kanë shumë organe të shërbimit inteligjent mes të cilave Pasdaran që është i ushtrisë, i cili ka dy organizata bijë jashtë vendit.
Sa na kushton shpyllëzimi
Pyjet tropikale në Amazonë i kursejnë sistemeve shëndetësore plot 2 miliardë dollarë në vit. Një studim i publikuar në revistën “Communications Earth & Environment” ka përllogaritur kostot e shpyllëzimit, duke vlerësuar efektet në shëndetin publik.
Studiuesit matën kapacitetin e pyjeve për të thithur ndotjen e tymit nga zjarret që po përdoren qëllimisht për të krijuar tokë për bujqësi.
Me ndërmjetësimin e Kinës/Irani dhe Arabia Saudite drejt hapjes së ambasadave
Arabia Saudite dhe Irani po shkojnë drejt rivendosjes së marrëdhëieve diplomatike të nivelit më ta lartë. Diplomatët kryesorë të vendit, Hossein Amir-Abdollahian dhe minsitri saudit, Prince Faisal bin Farhan kanë deklaruar nga Pekini se të dyja vendet bien dakord që të bashkëpunojnë për stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.
Mira Murati: Duhet të bashkëpunim për të futur brenda kornizës inteligjencën artificiale
Që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur u lançua për herë të parë, ChatGpt ka hapur jo pak debat. Pak ditë më parë, Italia u bë i pari vend perëndimor që ndaloi përdorimin e tij, duke ngritur shqetësimin e përdorimit të të dhënave. Miliona njerëz e kanë përdorur ChatGpt që nga nëntori i vitit 2022.
Mënyrë e re për të luftuar korrupsionin europian: burokratë anonimë
Burokratët që punojnë me propozimet ligjore të BE-së do të jenë tërësisht të paidentifikueshëm.
Komisioni Evropian ka vendosur të heqë emrat e stafit të nivelit më të ulët nga databaza ËhoisËho. Kjo e fundit është një bazë të dhënash me adresa emaili dhe numra telefoni për zyrtarët e të gjitha niveleve të ekzekutivit të BE-së.
Qëllimi është të shmanget aksesi te burokratët, në mënyrë që të parandalohet influenca në ligjet e BE-së. Tashmë në lista do të jenë vetëm shefat e tyre, drejtues të njësive dhe më lart.
Agresioni iranian/Zbardhet 5GB dokumentacion i DSIK
Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot materiale të brendshme dhe jo vetëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifkuar. Në rrjedhën e hakerimit të sistemeve shtetërore ky përfaqëson ndoshta më kuriozin për shkak se në një seri shkresash vihet në dukje nevoja për marrje masash për sigurimin e informacionit në institucione, fizik dhe online, instalimi i sistemeve të reja, inspektimet e kështu me radhë. Ja p.sh një pjesë standard:
Kur Picasso i ri i paraprinte kubizmit
Virgin Orbit shpall falimentin
Virgin Orbit, kompania e raketave në pronësi të miliarderit britanik, Richard Branson, ka njoftuar falimentin. Kompania e satelitëve me bazë në Kaliforni ndaloi të gjitha operacionet, në pritje të një blerësi të ri.
Virgin Orbit u themelua në 2017 si “bijë” e kompanisë së turizmit në hapësirë, Virgin Galactic.
Gjatë kësaj kohe, kompania ka lëshuar raketa përmes aeroplanëve të modifikuar Boeing 747 për të dërguar satelitë në hapësirë.
Η πολυφωνία ως γέφυρα που ενώνει
Αλέξανδρος Λαμπρίδης: Η παράδοση δεν διοικείται με κριτήρια περιχάραξης, αποκλειστικής ιδιοκτησίας ή εμπορευματοποίησης
***