Të dekonstruktojmë skenarin FreudPorn!

Postuar në 17 Prill, 2023 15:14

 

Mufkat me stemë Republike të Serbisë

Postuar në 17 Prill, 2023 14:36

Beogradi zyrtar duket se ka nisur të përsërisë veten në lëvizjet diplomatike që lidhen me Kosobë. Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, njofton se gjatë një takimi mes presidentit Aleksander Vuçiç dhe përfaqësuesve të serbëve të kosovës në Rashë, është rënë dakord për zbatimin e masave për mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe popullsive të tjera jo-shqiptare në Kosovë si dhe interesave jetike në territorin e Provincës Autonome të Kosovës.

Jehona e "autonomisë strategjike" të Macron. Galuzin: Janë kushtet për një qendër pushteti Rusi-Europë

Postuar në 17 Prill, 2023 12:39

Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për autonominë strategjike nga SHBA, janë mbajtur shënim në Moskë. Zv.ministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin është shpreur në një konferencë me akademikë me titullin: “Ukraina mes Rusisë dhe Perëndimit" se aktualisht janë rrethanat për krijimin e një qendre pushteti në kontinentin europian.

Pekini në qendër të vëmendjes. Presideni brazilian: ShBA duhet të nisë të flasë për paqen

Postuar në 17 Prill, 2023 01:37

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje që ShBA të heqë dorë nga inkurajimi i luftës në Ukrainë dhe të nisë të flasë për paqen. Duke folur në Pekin, da Silva ka shprehur propozimin e tij për krijimin e një grupi vendesh që “mendojnë njësoj”. 

Të pashpresë për të ardhmen në Shqipëri!

Postuar në 16 Prill, 2023 20:48

Të rinjtë dhe pjesa më e madhe e moshës së mesme nuk kanë besim se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Një vëzhgim i kryer nga IDRA Research & Consulting tregon se grupmosha me më pak besim te e ardhmja është nga 18-35 vjeç.

Të pyetur nëse besojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin që duhet, 54% e kësaj grupmoshe përgjigjen JO. Optimistë nuk janë as individët e grupmoshës pasuese. 49% e 36-55 vjeçarëve mendojnë njësoj.

Dedikim nga Athina për Shkollën Shqiptare të Violonçelit

Postuar në 16 Prill, 2023 20:30

 

Berisha-Rama-Meta, kompolot kundër PD-së. Është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë!

Postuar në 16 Prill, 2023 17:53

Enkelejd Alibeaj, kryetar në detyrë i PD-së ka deklaruar gjatë  një takimi në Tiranë ku ndodhej edhe kandidati Roland Bejko, se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bashkëpunuar për shkatërruar partinë.

Informacionet tona sekrete kanë rrjedhur. Mos i publikoni!

Postuar në 16 Prill, 2023 15:50

Njoftimi më poshtë vjen nga Autoriteti i Medias Audiovizive:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në  rrjetin Telegram, në  kanalin e publikimit të  Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.

Inteligjenca artificiale ka potencialin për të shkatërruar njerëzimin

Postuar në 16 Prill, 2023 12:14

Ndërsa teknologjia përparon me shpejtësi, inteligjenca artificiale mund të kthehet në kërcënim për njerëzimin. Geoffrey Hinton, i cili ka punuar me IA për më shumë se 40 vjet, thotë se mundësia që ajo t’i japë fund njerëzimit nuk është e pakonceptueshme. Në një intervistë në CBS News, Hinton thotë se më shumë sesa linjave të ChatGPT, duhet t’i druhemi asaj që njihet si "inteligjencë artificiale e përgjithshme".

Gjermania i jep fund epokës së energjisë bërthamore

Postuar në 16 Prill, 2023 11:46

Gjermania mbylli tre reaktorët e saj të fundit bërthamorë të shtunën (15 prill), duke u larguar nga energjia atomike, edhe pse kërkon të heqë dorë nga karburantet fosile dhe njëkohësisht po përballet me krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Reaktori "Isar 2" në juglindje të vendit, objekti "Neckarwestheim" në jugperëndim dhe Emsland në veriperëndim u shkëputën nga rrjeti elektrik para mesnatës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS