Turizëm/Venera e Boticcellit "rrit gjoksin" dhe promovon Italinë e sotme

Postuar në 21 Prill, 2023 15:32

Në Itali, Ministria e Turizmit ka zgjedhur një personazh aspak të zakontë për fushatën me të cilën promovon turizmin. Venera ka “zbritur” nga piktura e famshme e Botticelli-t, për të bërë selfie në Piazza San Marco në Venecia, xhiro me biçikletë nëpër rrugët e Romës dhe foto teksa ha pica buzë liqenit Como në veri.

Zgjedhja e ministres së Turizmit, Daniela Santanchè, për ta shndërruar Venerën e Botticelli-t në influencer ka hapur një debat të madh. Ndër të parët që e kritikoi spotin ishte nënsekretari për Kulturën, Vittorio Sgarbi.  

Dialogu të drejtohet nga BE-ja në partneritet me SHBA-të

Postuar në 21 Prill, 2023 14:53

Ish-drejtuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ka folur në një intervistë për revistën “Cord” përmes së cilës ka komentuar marrëveshjen e Brukselit të para 10 viteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe marrëveshjen e fundit që e shtyn më tej procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Flamur Doli: Kullat te sheshi “Skënderbej”, koncept i dështuar

Postuar në 21 Prill, 2023 12:34

Ndryshimet që i janë bërë qendrës së Tiranës vitet e fundit janë tregues i dështimit në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë. Në mënyrë të veçantë, kullat pranë Sahatit dhe xhamisë së Et’hem Beut. Kështu shprehet prof. asoc. dr Flamur Doli, hulumtues i arkitekturës tradicionale dhe pedagog në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë në një intervistë për MCN Tv.  

Shkencëtarët gjejnë në tru lidhjen mes trupit dhe mendjes

Postuar në 20 Prill, 2023 20:37

Marrëdhënia midis mendjes dhe trupit të njeriut i ka sfiduar mendimtarët e mëdhenj përgjatë shekujve, përfshirë Aristotelin dhe Dekartin. Përgjigja, megjithatë, duket se qëndron në vetë strukturën e trurit.

BuzzFeed mbyll divizionin e lajmeve

Postuar në 20 Prill, 2023 19:13

"BuzzFeed" ka vendosur të mbyllë divizionin e lajmeve, në përpjekje për të shkurtuar 15 për qind të vendeve të punës. Gazetarët janë njoftuar sot përmes një memoje nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Jonah Peretti. Shkurtimet do të prekin 180 persona. Rreth 60 nga këto vende pune do të preken nga mbyllja e "BuzzFeed News", sipas një burimi për "New York Times".

Banka e BRICS emeton 1.25 miliardë dollarë bonde për projektet mjedisore

Postuar në 20 Prill, 2023 17:17

Banka e Re për Zhvillim (NDB), e krijuar nga vendet e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), emetoi bonde trevjeçare "të gjelbra" në tregjet ndërkombëtare të kapitalit në vlerën 1.25 miliardë dollarë.

Bonuse dhe rroga për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhje

Postuar në 20 Prill, 2023 14:26

Siç është bërë e njohur fushata elektorale e këtij vit inga socialistët në pushtet bazohet në një element kyç: Buxheti. Shpërndarja e parave.

Me bonus për pensionistët që kanë një përjetësi që marrin dikur te 50 000 – 80 000 lekë të vjetra pension, po kaq kushtojnë ilaçet, e megjithatë asnjë fatkeqësi nuk ndodh. Vota po siç pëerceptohet, shkon në një anë vetë.

Pastaj kemi rritjen e rrogës minimale me një shtesë cilësore, ndërkohë që z. Rama, kryeministri, premtoi se së shpejti do të kalojmë në të arhdura për frymë 10 000 dollarë.

Ekstradohet nga Shqipëria në Turqi biznesmeni i kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer

Postuar në 20 Prill, 2023 13:39

Mediat turke raportojnë se është ekstradua nga Shqipëria biznesmeni i kriptovalutave Faruk Fatih Özer, i cili akuzohet në Turqi për mashtrim.

Urdhëri i kërkimit ndërkombëtar u lëshua nga autoritetet turke në prill të vitit 2021 dhe më datë 20 prill të këtij viti është ekzekutuar.  Özer kërkohet për akuzën e krijimit të një organizate me qëllim krijimin e krimeve, mashtrimit përmes përdorimit të sistemeve informatike, bankave apo institucioneve të kreditit.

Kancelari Super Smart i Albionit

Postuar në 20 Prill, 2023 12:19

Jetojmë në një kohë të errët, kur zëdhënës të politikbërjes janë kllounët e interesave të mëdha financiare, kur sistemi vetë ka ceduar të të korrigjojë veten duke e shndërruar forcën e delegimit me votë, në një ritual pëlqimi në mediat sociale. Është kjo arsyeja pse është kaluar nga diskutimi dhe këshillimi në garën për të fituar debatin, dominuar zhurmën çka sjell mandej pasojën fatkeqe të drejtimit nga njerëz që nuk kuptojnë dhe as duan në fakt të kuptojnë pasojën e asaj që thonë dhe bëjnë.

Kina është e keqe, Kina është e mirë

Postuar në 20 Prill, 2023 11:17

Në një shkrim në “New York Times” vihet në dukje një aspekt negative për mbarë ekonominë globale: tkurrja e popullsisë së Kinës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS