Koha për rregullime masive në sistemin financiar ndërkombëtar
Sistemi financiar ndërkombëtar ka nevojë për rregullime masive. Këtë sugjeron Kalaas Knot, drejtor i Bankës Qendrore hollandeze dhe kryetar I Bordit të Stabilitetit Financiar, një trupë me rëndësi për standardet e sistemit. Në një intervistë për “Politico”, Knot thotë se rritja e shpejtë e normës së interesit ka prekur banka rajonale amerikane dhe priret të përhapet si dukuri.
Video/Në nderim të një "martiri të ideologjisë"
Rreth një mijë militantë të së djathtës ekstreme janë mblehdur në Milano, rruga “Paladini”. Në përkujtim të vdekjes së Sergio Ramelli, anëtar i Frontit të Rinisë, vrarë nga përfaqësues të ekstremit të djathtë më 29 prill 1975.
Ceremonia është e përvitshme dhe ajo shtjellohet me përshëndetjen fashiste, reminishencë e një kohe të cilën nuk po e gërryen asgjë.
Egjeu është i mbushur me mikroplastikë
Deti Egje është i mbushur me mikroplastikë. Një studim i ri i kryer studiuesit italianë dhe meksikanë gjeti se plastika është e pranishme në shkallë të gjerë në botën ujore.
Historia nuk është gjithmonë ajo që tregon fituesi
Në vitin 106, romakët aneksuan mbretërinë Nabatean dhe e quajtën atë Arabia Petraea. Pyetja është se si u arrit saktësisht kjo.
Historianët romakë e përshkruan këtë si një proces jo të dhunshëm pas vdekjes së mbretit të fundit Nabatean, Rabbel II Soter. Por së fundmi, në shkretëtirën djerrë të Arabisë veriore, arkeologët kanë zbuluar ato që ata besojnë se ishin tre kampe të ushtrisë romake. Ato janë të vendosura në një vijë të drejtë midis oazit Bayir pranë kryeqytetit nabatean të Petrës dhe Dûmat al-Jandal, në atë që tani është Arabia Saudite veriore.
Εδώ είναι ο Παράδεισος
Κατά τα πρώτα χρόνια της μετακίνησής τους, οι Αλβανοί συμπολίτες μας, χρειάστηκε να αποσιωπήσουν πολλές φορές κομμάτια της ύπαρξής τους, προκειμένου να κερδίσουν τη νέα τους ζωή.
***
Για το Respublica: Ελεάνα Ζιάκου
Dashuria ime për Shqipërinë u kushtohet nxënësve të mi shqiptarë
Pfizer kërkon 700 milionë euro rimbursim për vaksina që nuk do të prodhohen kurrë
Prej disa muajsh, zyrtarët e Pfizer dhe ata të Komisionit Evropian nuk ia kanë dalë të arrinin një marrëveshje për furnizimin me vaksina anti-COVID-19 në Evropë. Marrëveshja e re raportohet të jetë gati, por me një kleçkë.
Celulari i parë sovjetik, shpikja e 1957-s që nuk u bë kurrë realitet
Në vitet ’50, për disa vite me radhë, qytetarët e Bashkimit Sovjetik patën pritshmërinë se shumë shpejt do të mund të komunikonin me njëri-tjetrin, sado larg të ishin. Shpikja që pritej të bëhej realitet u përshkrua në atë kohë si një pajisje jashtë fantashkencës dhe shumë pranë realitetit. Por më pas, diçka shkoi keq.
"Kriza në Sudan mund të kthehet në makth për botën"
Ish-kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, paralajmëron se konflikti në vendin e tij mund të bëhet më i rëndë se ai në Siri dhe Libi.
Luftimet midis ushtrisë së vendit dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) do të ishin një "makth për botën" nëse vazhdojnë, tha ai.
Luftimet që nisën më 15 prill kanë lënë qindra të vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga vendi.
Një armëpushim i njoftuar në mes të javës u përdor nga SHBA, Britani e Madhe dhe OBK për bisedime diplomatike, po ende pa rezultat.
Pse e mbrojnë industrinë e ndërtimit në Tiranë?
Në një debat televiziv nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, shpjegoi sesi përballohet blerja e një apartamenti në kryeqytet:
Çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë është 1187 euro, çmimi është 94 mijë euro dhe të ardhurat mesatare mujore të një njeriu në Tiranë janë 650 euro, të ardhurat vjetore 7800 euro. Një njësi familjare me dy veta, janë 15600 euro dhe me këtë nivel i duhen 18 vjet për ta paguar shtëpinë. Ndërkohë me rrogën e re prej 900 eurosh tani bëhet për 13 vjet