Fotolajm/Kurorëzohet mbreti Charles III i Anglisë
Ceremonia është mbajtur në Abacinë e Westminster.
Zaptimi i plazheve në Greqi/Gjykata e Lartë: Ligji grek nuk njeh plazhe private
Zaptimi i plazheve duket se nuk është zakon shqiptar vetëm. Në Greqi është dashur qëndrimi publik i Gjykatës së Lartë për të sqaruar se:
Ligji grek nuk njeh plazhe private
Merr përgjigje paradoksi i Hawking për vrimat e zeza
Një nga paradokset më të famshme të fizikantit Stephen Hawking ka më në fund një përgjigje: vrimat e zeza në fakt mund të varen nga informacioni rreth yjeve masive që i krijuan ato.
Sipas një studimi të ri, ky informacion mund të fshihet në rrezatimin rreth vrimave të zeza – të njohura në gjuhën e folur si “flokë kuantike” – dhe teorikisht mund të merret për të ritreguar origjinën e këtyre vrimave të zeza, sugjeron hulumtimi.
Projekti politik i kryebashkiakut të Tiranës është Berisha
Socialistët kanë hequr dorë nga termi ndryshim. I përdorur së tepërmi, termi në fjalë nuk kumton më asgjë me kuptim: nga të vijë ndryshimi në një vend ku nuk ka asnjë ide?
ERE autorizon KESH të prodhojë energji nga TEC-et lundruese të Vlorës për 2 vjet
Është zbardhur në Fletoren Zyrtare vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për liçencimin e Korporatës Energjetike Shqiptare për prodhimin e energjisë nga TEC-et lundruese në Triport të Vlorës. Vendimi është i datës 27 mars 2023 dhe ai përcakton se KESH do të prodhojë energji elektrike nga dy TEC-et lundruese për një periudhë 2-vjeçare me kapacitet të instaluar në total prej 110 MW.
OBSh: Pandemia e CoVid-19 nuk është më emergjencë shëndetësore globale
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se pandemia globale e CoVid-19 nuk përbën më emergjencë shëndetësore.
Për më shumë se një vit pandemia ka pësuar një trend ulës, me imunitetin në rritje të popullsisë nga infektimi dhe vaksinimi, me vdekshmëri në rënie dhe rënie të presionit mbi sistemin shëndetësor…Ndaj deklaroj me shpresë të madhe fundin e CoVid-19 si emergjencë shëndetësore
Shën Beneti!
Për Benet Becin ka shkruar sot edhe Frrok Çupi. Pse u vonua kaq analisti? Sipas metodës klishe të propagandës, Benet Beci lidhet me të ardhmen e Shkodrës, qyteti ku ai kandidon. Me Benet Becin nis e ardhmja, pa të Shkodra as e kupton dot se në ç’pikë ndodhet. Çupi, njësoj si Bedri Islami i gazetës “Dita” nuk I kursen fjalët, aq sat ë duket e pabesushme sesi mundet njeriu në një farë moshe të shprehet për një kandidat si ndonjë gjysh për nipin me fletë lavdërimi.
Scholz: Unioni Afrikan duhet të jetë pjesë e G20
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur publikisht kërkesën e Unionit Afrikan për një vend në grupin e vendeve kryesore ekonomike në botë, G20. Gjatë një takimi me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat në Adis Abeba të Etiopisë, Scholz ndër të tjera tha:
Kush është më i mirë në shtrat: Ben apo Brad?
Gwyneth Paltrow e pati të vështirë të zgjedhë mes dy prej ishëve të saj, gjatë një interviste. E ftuar në podcast-in “Call Her Daddy”, aktorja u bë pjesë e lojës “Ben apo Brad” (Ben Affleck dhe Brad Pitt), të cilët duhej t’i krahasonte për performancën në shtrat.
Paltrow e vlerësoi Ben, si “teknikisht i shkëlqyer” në shtrat.
Aktorja bëri një krahasim mes të dyve, duke theksuar pikat e tyre të forta.
Epidemia e ullinjve në Pulia, një "fitore" e konspiracionit mbi shkencën
Në 2013, në Pulia të Italisë, u regjistrua një nga epidemitë më të rënda të bimëve në botë. Bakteri (i pashërueshëm) Xylella fastidiosa preku ullinjtë, duke shkatërruar 21 milionë pemë.
Xylella është një patogjen karantine, që do të thotë: prerja e pemëve të infektuara është e domosdoshme për të shpëtuar ato që nuk janë prekur ende.
Megjithatë, puliezët vendosën të mos i besojnë shkencës, por teorive të konspiracionit.