Rezolutë për shpalljen si terrorist grupimin "Wagner"
Parlamenti francez ka miratur një vendim përmes të cilit e konsideron grupin "Wagner" si entiet terrorist. Votimi ka marrë unanimitet të plotë, nga 331 të pranishëm të gjithë kanë votuar Pro. Rezoluta e parlamentit francez nuk ka karakter detyrues, por i bën thirrje BE-së të listojë grupin në fjalë si pjesë të grupeve terroriste.
Po kështu, media të ndryshme, raportojnë se në rrugën e këtij vendimi është edhe Britania e Madhe, një qasje kjo politike që paralajmëron konfrontim global, për shkak se grupi në fjalë operon në disa vende të botës.
FBI çmonton Turla-n, njësinë kryesore të hakerimit të kundërzbulimit rus
Një rrjet kompjuterësh të hakeruar kanë furnizuar Rusinë me informacion mbi vendet perëndimore për rreth 20 vjet. FBI zbuloi sot se ka nxjerrë jashtë funksionit rrjetin që spiunët rusë e kanë përdorur prej vitesh për të marrë informacione sensitive nga të paktën 50 vende, përfshirë qeveritë e vendeve të NATO-s.
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse, FSB, dyshohet se e ka përdorur mjetin e sofistikuar të hakerimit për të depërtuar në agjencitë diplomatike dhe ushtarake të SHBA dhe perëndimore për gati dy dekada.
Vetëflijim dhe trafik organesh. Masakër e organizuar në Kenia
Ajo që mendohej se ishte një vetëvrasje masive, po rezulton një krim i mirëorganizuar në Kenia. Një varrezë masive u zbulua muajin e kaluar në qytetin Malindi, pranë brigjeve të Oqeanit Indian. Në të u gjetën trupat e qindra ndjekësve të një kulti fetar, të cilëve autopsia zbuloi se u mungonin organe.
Policia beson se shumica e trupave u përkasin ndjekësve të pastorit të vetëshpallur Paul Nthenge Mackenzie, i cili akuzohet se i urdhëroi ata të vdisnin nga uria "për të takuar Jezusin".
“Ekziston rreziku se po shkojmë drejt fundit të rendit bërthamor”
Shkencëtari bërthamor Siegfried S. Hecker, 79 vjeç, është një nga figurat më të rëndësishme të programit bërthamor të Shteteve të Bashkuara. Për 34 vjet, ai kreu kërkime në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, ku u zhvillua arma e parë bërthamore në fillim të viteve 1940 si pjesë e "Projektit Manhattan". Nga viti 1986 deri në 1997, Hecker shërbeu si drejtor i institutit dhe u bë pasuesi i katërt i Robert Oppenheimer, "babai i bombës atomike".
Kancelari gjerman: Na duhen punëtorë ndaj të ndryshojmë rregullat e imigracionit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar nga partnerët europianë që të miratohet një reform e re për rregullat e migrimit në BE përpara zgjedhjeve të reja europiane në vitin 2024. Sipas tij, të gjitha institucionet e BE-së duhet të arrijnë një marrëveshje të përbashkët që do të hapte mundësi të reja ekonomike për vendet e BE-së.
Ne mund të përfitojmë nga një gjë më shumë se kurrë më parë: në shumë pjesë të Europës, ne kemi nevojë tani për punëtorë, edhe nga vendet e treta po ashtu
Diplomatët kanë qenë të dobishëm kur bënin punën!
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri ka bërë disa komente për Shqipërinë gjatë një transmetimi televiziv. Zonja Christiane Hohmann ka thënë ndër të tjera se është shumë e befasuar nga vendi ynë:
Shqipëria është kaq e bukur! Çdo herë ti kthen kokën dhe ti mbetesh pa frymë. Janë malet, është deti dhe jo vetëm plazhet, e kam fjalën edhe për pjesën tjetër të brendshme të vendit. Keni kaq shumë gjëra për të shijuar. Përpara dy javësh isha në Tomor. Vetëm kur i hidhje sytë poshtë tek luginat, çfarë mrekullie!
Perëndimi bojkoton Ditën e Fitores në Moskë
Rusia ka celebruar sot 78 vjetorin e fitores mbi nazizmin përmes paradës tradiconale në Sheshin e Kuq në Moskë. Presidenti i vendit, Vladimir Putin ka qenë i pranishëm në ceremoni shoqëruar nga drejtues të disa vendeve si Kazakistani, Bjellorusia, Turkmenia, Uzbekistani dhe Armenia. Europa dhe Perëndimi ka qenë i papërfaqësuar në këtë ceremoni që ngrihet edhe mbi aleancën antifashiste ku aderonte edeh SHBA me Britaninë e Madhe. Putin ka cilësuar në fjalën e vet pasojat e ideologjive të superioritetit dhe vetëperceptimeve përjashtimore, që diktojnë zhvillime tragjike në botë.
Po z. Rama ka respekt për Kryeministrin e Shqipërisë?
Gjatë një diskutimi në MCN Tv, “Të Paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama është përfshirë në një përballje të themi për investimet e huaja në Shqipëri. Sipas tij ato kanë arritur maksimumin historik, ndërkohë që replikuesi i tij, gazetari Neritan Sejamini i përmbahej qëndrimit se në fakt është statstika zyrtare që i fryn ato. Sipas Sejaminit edhe inceneratorët klasifikohen si investim i huaj përderisa kompanitë regjistohen në Hollandë.
Avanti Fredi!
Disa media kanë qarkulluar sot një intervistë të Fredi Belerit për mediat greke. Qarkullimi është bërë me marifetin e njohur të gazetarit tipik shqiptar që është edhe një çikë patriot: Beleri thotë se do të kthejë helenizmin në Himarë. Dhe vetë titulli mpreh nervat arbërore të gazetarisë që kushtron anëembanë, mor po edhe mbarë e prapë që të mbajnë vesh se Fred Beleri po na e kthen aftoqhiniton e Himarës nga Greqia.
Burra shteti si këta/Zelenskiy: Propozova që Fitorja mbi Nazizmin të kujtohet më 8 maj, jo 9 maj
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenkskiy ka propozuar që dita e fitores mbi Nazizmin të jetë 8 maji dhe jo 9 maji siç është përkujtuar deri më tani.
Është më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores mbi nazistët. Sot i kam dorëzuar një draft parlamentit përmes të cilit propozoj që 8 maji të jetë Dita e Kujtesës dhe Fitores mbi Nazizmin në Luftën II Botërore të 1939-1945
citohet ai.