Borrellit i kujtojnë kushtin e 4-t: Hetim dhe procedim i sulmuesve ndaj ushtarëve të KFOR-it

Postuar në 02 Qershor, 2023 18:47

Josep Borrell ka publikuar tre kushte për Kosovën në mënyrë që ajo siç thotë ai të mos ketë pasoja serioze në marrëdhëniet me BE-në.

  • Zgjedhje të reja lokale
  • Sigurim i pjesëmarrjes së serbëve
  • Nisje e punës për krijimin e Asocacionit

Në një replikë me të, Raporterja Viola von Cramon shton edhe një kusht:

Hetim i plotë dhe procedim i atyre që sulmuan ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it

Brazili: Perëndimi duhet ta shmangë Luftën e Tretë Botërore

Postuar në 02 Qershor, 2023 16:20

Këshilltari i presidentit brazilian për politikën e jashtme, Celso Amorim, thotë se Perëndimi duhet të shmangë përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë. Për Financial Times, ai është shprehur se nëse aleatët perëndimorë të Ukrainës, rrezikohet një Luftë e Tretë Botërore.

Vuçiç nisi të fyente serbisht

Postuar në 02 Qershor, 2023 15:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar diçka rreth takimit të saj me homologun serb, Aleksander Vuçiç në Moldavi, duke vënë në dukje se ai ishte takim i kërkuar me insistim nga Macron, presidenti i Francës. Në tryezën e diskutimit, Osmani thotë se ka vënë në dukje faktin se Vuçiç nuk pranon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën mori zotim verbal, por nuk ka firmosur.

Saliu nuk është Zgjidhja!

Postuar në 02 Qershor, 2023 15:27

Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje

Ky është slogani i ri i Rithemelimit. Sektori i PD-së që drejtohet nga Sali Berisha. Ka 30 vjet që dëgjojmë zhurmën për zgjedhje të lira, aq sa të vjen të thuash: nuk i dua zgjedhjet fare. Por megjithatë meqë jemi të zgjedhjet, pse nuk hap njëherë Rithemelimi zgjedhjet brenda vetes, sepse humbi. Humbi thellë. E pastaj të flasë për kauzën e demokracisë.

Odiseja e një regjisori shqiptar në Korfuz

Postuar në 02 Qershor, 2023 14:14

 

Sa kohë të jetë kjo qeveri, Hungaria nuk do të shkojë në luftë me Rusinë

Postuar në 02 Qershor, 2023 14:01

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryebashkiakut të Budapestit, Gergely Karácsony, që gjatë një deklarate në radion “Kosut” u shpreh se Hungaria është në luftë me Rusinë.

Nëse një person totë një gjë të tillë dhe nuk lëviz vendit, ky person nuk është në rregull. Për sa kohë të jetë në pushtet kjo qeveria, Hungaria nuk do të shkojë në luftë kundër Rusisë

është shprehur Orban, cituar nga agjencia “Tass”.

“Do të habitesha nëse Britania shmang recesionin në dy vitet e ardhshme”

Postuar në 02 Qershor, 2023 13:55

Brexit ishte “gabim historik ekonomik” që ka ndikuar në rritjen e inflacionit të lartë në Britani, thotë ish-shefi i Thesarit në SHBA, Larry Summers.

Ai shprehet se do të ishte "shumë i befasuar" nëse Britania shmang një recesion në dy vitet e ardhshme, pasi problemet ekonomike të saj janë “sinqerisht më akute se sa në shumicën e vendeve të tjera të mëdha”.

Politika ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar ka pasur të meta thelbësore për disa vite,” tha ai për programin "Today" të "BBC Radio 4".

Publikohen emrat e dhunuesve në Veri. Kurti: Gabimin e Listës Serbe nuk ka pse e paguan Kosova

Postuar në 02 Qershor, 2023 12:16

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit. Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. 

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.

Rreth ndërhyrjeve arkitektonike në Tiranë. Për Piramidën duhej thirrur autori Vladimir Bregu

Postuar në 01 Qershor, 2023 23:20

Në studion e MCN Tv, arkitekti Petri Ilo ka folur për ndërhyrjet në objekte të ndryshme në Tiranë duke u ndalur te Piramida, Air Albania apo ato te Kulla e Sahatit. Janë ndërhyrje që për shumëkënd nuk kuptohen, pa folur për faktin se ato lënë pasoja afatgjata. Ilo thotë se për Piramidën duhej thirrur edhe autori i saj, Vladimir Bregu.

“Kumbari” i AI: E tepruam, tani të shohim çfarë mund të rikuperojmë

Postuar në 01 Qershor, 2023 22:39

Yoshua Bengio është njëri nga tre "kumbarët" e inteligjencës artificiale. Por nuk ka entuziazmin e fillimit.

Në një intervistë me BBC, Bengio shprehet se po ta dinte se sa shpejt do të zhvillohej AI, do të kishte bërë prioritet të punës së vet sigurinë mbi dobinë e saj.

"Mund të thuhet se ndihem i humbur," tha Bengio. "Por duhet të vazhdoj përpara, të angazhohem, të diskutoj dhe të inkuraj të tjerët të mendojnë me mua."

Pages

Subscribe to ResPublica RSS