Ndërron jetë Robert Hansen, "spiuni më i dëmshëm në historinë e ShBA-ve"

Postuar në 06 Qershor, 2023 00:11

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, Robert Hansen, ish-zyrtar i Byrosë Federale të Hetimit(FBI) që konsiderohet si njolla më e madhe në historinë e goditjeve të spiunazhit të huaj ndaj ShBA. Mjafton vetëm fakti që veproi 24 vjet pa u pikasur ndonjëherë për të kuptuar jo vetëm dëmin, por edhe trukimin që iu bë FBI-së në administrimin e informacionit të vjelë. 
Hansen u arrestua në vitin 2001 pas kishte lënë dokumente për operativët rusë që e udhëzonin. 
Hansen ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Colorados. 

Takimi i dyshes me Kurtin. Escobar: Jemi mbështetës të Kosovës. Duam të dëgjohemi

Postuar në 05 Qershor, 2023 23:19

Ka përfunduar takimi mes dy të dërguarve perëndimorë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në daljen e tij, cituar nga mediat në Kosovë, Escobar ka thënë ndër të tjera se: 

Kam një të metë: Jam naiv e besoj lehtë

Postuar në 05 Qershor, 2023 20:51

Në një takim me të rinj, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar ndër të tjera për Marrëveshjen e 17 majit 2017:

Xheloz për faktorizimin e Kurtit. Z. Rama shpik një betejë virtuale me kryeministrin britanik

Postuar në 05 Qershor, 2023 18:17

Rishi Sunak ka bërë një gjest të ulët. Ai ka shpikur dramën shqiptare të emigrimit për konsum të brendshëm. Kryeministri Edi Rama ka folur në një media britanike për këtë gjë, duke vënë në dukje se vetëm 2% e hyrjeve ilegale janë shqiptarë.

Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike

Gjykata Europiane: Reforma polake në gjyqësor shkel ligjin europian

Postuar në 05 Qershor, 2023 17:59

Gjykata Europiane ka vendosur se ndryshimet e reja në sistemin gjyqësor polak bien ndesh me ligjin europian dhe rrezikojnë pavarësinë e tij. Gjykata ka mbajtur anën e Komisionit Europian që vëren se reforma që u ndalon gjyqtarëve të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të gjyqtarëve të tjerë shkel ligjin europian.

Video/Kancelari Scholz replikon me turmën në Falkensee

Postuar në 05 Qershor, 2023 14:46

Kancelari gjerman Olaf Scholz është parë në një pozicion të pazakonshëm kur gjatë një tubimi në Falkensee afër Berlinit është kundërshtuar nga njerëz të ndryshëm për politikën e ndjekur në Ukrainë. Duke i replikuar thirrjeve për paqe, kancelari gjerman ka mbrojtur politikën e vet duke akuzuar Vladimir Putinin se po ndjek ambicie imperiale në Ukrainë dhe se është ai shkaku i luftës. Më poshtë pjesë nga reagimi i Scholz:

Çfarë ruajnë këta flamuj këtu?

Postuar në 05 Qershor, 2023 12:56

Serbët janë përballë godinave të bashkive në veriun e Kosovës për të dhjetën ditë

Ja një titull që vjen si vargu i radhës për «Stara Srbia» në median B92. Media e cila në çdo shkrim kujdeset të nënvizojë termin “e ashjtuquajtura Kosovë”, mandej Kosova dhe Metohija e tani në titull Kosovo/a.

Sipas deklaratave tatimore grekët mezi mbyllin vitin

Postuar në 05 Qershor, 2023 12:27

Vallë nuk ka Greqia njerëz të pasur?

Këtë pyetje shtron sot gazeta “Kathimerini” në një shënim që merr në shqyrtim deklaratat e tatimpaguesve ku sipas saj “vihen re disa gjëra të çuditshme”.

Sipas letrave…vetëm 27 000 taksapagues deklarojnë një të ardhur individuale më shumë se 100 mijë euro në vit, ndërkohë që katër në çdo 10 persona duket se jetojnë me 5000 euro/vit

shkruan gazeta.

Konflikti ShBA-Kinë, fatkeqësi e papërballueshme për botën

Postuar në 05 Qershor, 2023 02:58

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu ka deklaruar gjatë punimeve të samitit të “Shangri-La Dialogue” në Singapor, se një konflikt mes Kinës dhe ShBA-ve do të ishte një fatkeqësi e papërballueshme për botën.

Me satelitët e rinj rusë, konflikti do bëhet i pamenaxhueshëm për ukrainasit nga fundi i verës

Postuar në 04 Qershor, 2023 18:32

Ka shumë pritmëri për kundërofensivën ukrainase, e konfirmuar që nis së shpejti edhe nga presidenti ukrainas, Zelenskiy. Por të panjohurat mbeten sërish sidomos edhe me faktin se Rusia ka në dispozicion një armë të re.

Disa satelitë të rinj me radarë survejimi supozohet se mund të ndryshojnë kursin e luftës. Kjo pasi këta radarë kanë rezolucion deri në një metër, që do të thotë se shohin çdo gjë. 

Mund të shohë përmes reve, mund të shohë përmes shiut. Përmes çdo gjëje. Radar me rezolucion të lartë dhe atë po shohin çdo gjë tani

Pages

Subscribe to ResPublica RSS