Presidenti del në televizor

Postuar në 11 Tetor, 2023 23:58

Presidenti i Republikës ka folur ekskluzivisht për Radio Televizionin Shqiptar. Kështu thuhet në një lajm të publikuar në faqen e këtij institucioni. Çfarë ka thënë ekskluzvisht Bajram Begaj? 

Në thelb Asgjë. Vetëm i Samiti mbahet më 16 tetor dhe se ai është i rëndësishëm. Kushdo mund ta lexojë e dëgjojë vetë. Presidentin. Pse doli pra z. Begaj?

Tunizia kthen mbrapsht fondin për emigrantët: Nuk i nisëm ne luftërat   

Postuar në 11 Tetor, 2023 20:08

Marrëveshja e arritur në korrik për emigrantët ka shënuar dështimin e parë. Tunizia i ktheu 60 milionë euro Bashkimit Europian, të akorduara nga ky i fundit në këmbim të pengimit të fluksit të emigrantëve përmes Mesdheut drejt Europës.

Një zëdhënës i Komisionit konfirmoi për POLITICO se vendi i Afrikës së Veriut e ktheu mbrapsht fondin e dorëzuar nga ekzekutivi i BE-së në shtator.

Edhe opozita serbe kërkon sanksione ndaj Vuçiçit. Shqipëria nuk kërkon as heqjen e masave ndaj Kosovës

Postuar në 11 Tetor, 2023 17:56

Opozita serbe i dërgon letër Josep Borrell që të vërë sanksione ndaj Aleksandër Vuçiç dhe enturazhit të tij. Vuçiç tha se kjo është një gjë e padëgjuar më parë. Mirëpo flirti i rivalëve me fuqi të huaja nuk është i ri. Dhe as tradhëti, pasi Vuçiç ka ardhur në këtë pikë edhe me mbështetjen e të huajve.

Foto/Vjosa Osmani "bën zborin" në Kroaci

Postuar në 11 Tetor, 2023 15:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar një fabrikë armësh në Karlovac të Kroacisë, prej nga ku edhe kjo foto. Lidhur me armët sot SHBA njoftoi dhurimin, policisë së Kosovës të 7 droneve, një ndihmë që u cilësua si "jetike" nga ambasadori amerikan Honevier.  

 

Letër BE-së nga Beogradi: Vendosini sanksione Vuçiçit!

Postuar në 11 Tetor, 2023 14:59

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, është i bindur se dikush brenda vendit të tij ka kërkuar sanksionimin e Serbisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Banjskë më 24 shator. Në një konferencë shtypi ku u pyet në lidhje me vizitën e pritshme në Beograd të ambasadorëve të vendeve të Quintit, Vuçiç tha se dikush nga Serbia i ka sugjeruar shefit të diplomacisë europiane të vendosë sanksione ndaj Serbisë.  

Nëse vdesim, mbani mend se Ne ishim njerëz!

Postuar në 11 Tetor, 2023 14:56

Llogaritë në rrjetin social “X” janë përmbytur këto orë me pamje video të luftimeve në Izrael: Hamasi nga njëra anë dhe forcat izraelite nga tjetra. Ajo që bie në sy megjithatë është një lloj arrogance e viktimës që luan aktualisht Izraeli, i cili nuk lë operacion bombardimi pa hedhur në rrjet, duke dëshmuar precizionin e armëve të veta, saktësinë dhe forcën e vet, duke injoruar ndoshta qëllimisht se mes atyre pamjeve duken edhe njerëz që përpiqen të ikin.

Çfarë je? Përgjigjen e jep "shteti"

Postuar në 11 Tetor, 2023 13:41

Censusi po zhvillohet dhe befas njeriu kupton se numri i shqiptarëve ka rëndësi ndërkombëtare, historiografike, studimore etj. Dhe ka rëndësi pavarësisht se çfarë shqiptarësh jemi, se nga vijmë e ku shkojmë, çfarë bëjmë e kështu me radhë. Jo, ka rëndësi çfarë shënon në letër ai që vjen e të pyet: çfarë je?

Ka rëndësi jo për ne, jo për qytetarët dhe jetën e tyre. Ka rëndësi për matrapazët e marifeteve, të sazeve patriotike dhe profesionistëve të nacionalizmit.

Asociacion pa kompetenca ekzekutive

Postuar në 11 Tetor, 2023 13:07

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbështet asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kërkon formimin e tij të menjëhershëm.

Në një intervistë për Bloomberg, Hovenier tha se vetëm në këtë mënyrë mund të adresohen shqetësimet e komunitetit serb në veri.

Samiti i parë i energjisë bërthamore

Postuar në 11 Tetor, 2023 11:44

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore njofton mbajtjen në fillim të vitit 2024 të një samiti që do të merret me ndikimin e energjisë bërthamore në adresimin e sfidave globale për reduktimin e hidrokarbureve.

Përherë e më shumë vende po planifikojnë përdorimin e energjisë bërthamore në rrjetin e tyre apo të zgjerojnë programet ekzistuese. Kemi vërejtur një zhvendosje pozitive në vitet e fundit, një kuptim në rritje të faktit se energjia bërthamore është e domosdoshme për adresimin e sfidave më të vështira të sotme

Pa kredenciale për paqen

Postuar në 10 Tetor, 2023 23:28

Josep Borrell mund të quhet tashmë përgjegjës për vijimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës. Përfaqësuesi i Lartë për Politike të Jashtme në BE qëndron pas masave ndaj Kosovës, ndaj shtyrjes në kohë apo minimizimit të masave ndaj Serbisë dhe gati amnistimit të saj për Banjskën. Nëse Raporterja Viola Kramon flet për masa ndaj Serbisë, zëdhënësi i Borrell, Peter Stano flet për hetim dhe ka mohuar që masat ndaj Kosovës të hiqen. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS