Lojërat e fatit, grekët luajtën 22.7 miliardë euro në 8 muaj
Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit përgjatë tetë muajve të 2023. Sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Helen i Lojërave (EEP), të cilave u referohet Kathimerini, lojtarët humbën 1.7 miliardë euro në një periudhë tetëmujore.
Lëvizje në Kosovë për Braktisjen e Fesë Islame
Mediat në Kosovë raportojnë për krijimin në Deçan të një lëvizjeje për braktisjen e fesë islame. Njoftimi është marrë nga një prej nismëtarëve, Zeqir Mehmetaj, që ka bërë të ditur se është krijuar edhe një Këshill Nismëtar.
Me moton: Të jemi vetëm Shqiptarë!
shkruan ndër të tjera Mehmetaj që shton se në takim ka patur “personalitete nga e gjithë Kosova”.
Femër apo mashkull, deri 16 vjeç vendosin prindërit
Parlamenti vendor i provincës Saskatchewan ka miratuar një projektligj, sipas të cilit, nxënësit nën 16 vjeç nuk mund të ndryshojnë referencën gjinore pa lejen e prindërve.
Fjala është për gjininë e përemrave. Sipas ligjit të ri, nxënësit transgjinorë nuk mund të deklarojnë identitet tjetër gjinor nga ai natyral, pa marrë paraprakisht miratimin e prindërve.
Privatizimi i klubit sportiv “Partizani”, akuzat që rëndojnë mbi Berishën dhe Malltezin
Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin, Jamarbër Malltezi. Një ditë pasi policia ekzekutoi urdhrin e SPAK për arrestimin e Malltezit dhe njohu ish-kryeministrin me masën për detyrim paraqitjeje, organi i akuzës ka publikuar veprat për të cilat akuzohen tre të dyshuarit.
Objekti i hetimit është privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”.
Ndalohet me urdhër të SPAK Jamarbër Malltezi
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, është ndaluar pasditen e sotme nga policia me urdhër të SPAK.
Mësohet se Malltezi akuzohet për pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
SPAK ka dhënë masë sigurie edhe për Sali Berishën. Ndaj tij është duke caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Malltezi u ndalua në aeroportin e Rinasit.
"Mbyllja e qeverisë", karakteristika dhe shpjegime
Një aspekt karakteristik i politikës amerikane, tepër i pranishëm prej gati një muaji, ështe dukuria e njohur me emrin "mbyllje e qeverisë" (government shutdown) që në thelb do të thotë ndërprerje e funksionimit të shërbimeve qeveritare në disa fusha të caktuara. Një ndërprerje e tillë ka ndodhur dhjetë herë gjatë 40 viteve të fundit në një kohë që në vende të tjera, qeveritë vazhdojnë të funksionojnë edhe në situata luftrash apo krizash kushtetuese. Përse pra vazhdon të ndodhë kjo dukuri specifikisht amerikane?
Për një dialog normal Serbia duhet të bëjë deklaratë publike sigurimi
Diskutimet e sotme të peshëses perëndimore në Prishtinë kanë prodhuar vetëm një gjysmë lajmi: qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë u ofrohet një plan i ri. Gjysmë lajmi për shkak se plani ende nuk është publik për atë se çfarë përmban e që me siguri do të publikohet pjesërisht nga mediat serbe që janë kalibruese të propagandës së Presidentit Vuçiç.
Vera spanjolle “zë” prodhuesit francezë
Prodhuesit francezë të verës protestuan këtë javë kundër importit të verës spanjolle, me argumentin se po krijohet konkurrencë e pandershme në tregun vendas, i cili tashmë ka teprica.
Sipas Le Parisien, rreth 500 protestues u mblodhën në një autostradë pranë qytetit kufitar francez të Boulou, ku ndaluan disa kamionë me produkte spanjolle dhe shkatërruan ngarkesat e tyre.
Lajçak kërkon me ngulm asociacionin: Ngjarja në Banjskë nuk ndryshon asgjë
Pesë diplomatë perëndimorë u takuan sot me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë. Miroslav Lajçak, i cili i priu pesëshes së diplomatëve, foli për nevojën emergjente të deeskalizmit të situatës dhe normailizimit të marrëdhënieve.
Lajçak tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit të Banjskë nuk ndryshojnë asgjë në procesin e dialogut.
Përsëritja e zgjedhjeve në veri përçan sërish serbët e Kosovës
Lista Serbe u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës të shpallin datën e zgjedhjeve. Kërkesa vjen një ditë pasi presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga serbët të futen në proces të ri zgjedhor në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Pavarësisht kësaj, mes serbëve të Kosovës nuk ka unitet. Politikanët serbë në opozitë me Listën Serbe (më e madhja e serbëve të Kosovës) thonë se tashmë kjo parti e ka humbur legjitimitetin tek populli që ka përfaqësuar.
