BE nis hetimet për abuzimin me fondet e saj, në pranga zyrtari i parë në Bullgari
Dyshimet për abuzimin me fondet e saj e kanë shtyrë BE-në të nisë zyrtarisht hetimin ndaj Bullgarisë. Laura Kovesi, dikur kryeprokurore në Rumani, është sot shefja e institucionit më të madh të akuzës në BE.
Çfarë ishe ti Marko?
Pjesëza e mëposhtme, shkëputur nga vepra e një autori bashkëkohor grek, vjen si ndihma e duhur për të kuptuar natyrën e debatit aktual mes një pjese të grekëve dhe një pjese të madhe shqiptarësh.
Në fakt më mirë do duhej ta quanim zënkë, pasi këtu hyn në veprim një garë faktesh nga kronika historike, por jo diskutimi mbi qëllimet e heronjve të cilët kanë mbetur në doganën greko-shqiptare, si apatridë.
Vlerësim i ri për vullkanin që ndikoi në rënien e qytetërimit minoan
Shpërthimi vullkanik që shkatërroi Santorinin rreth vitit 1600 pes. nuk ka qenë aq i fuqishëm sa është menduar deri tani. Një analizë e detajuar, duke përdorur teknikat më të fundit gjeofizike dhe gjeologjike, është botuar në Nature Communications. Ajo hedh poshtë përllogaritjet e mëparshme që sugjeronin se shpërthimi përfshinte një magmë gjigande prej 86 kilometrash kub. Studiuesit thonë se në të vërtetë, ajo ishte rreth 26-41 kilometra kub.
Covidi-i felin vret macet e Qipros
Një variant me virulencë të lartë i Covid-it ka vrarë me mijëra mace në Qipro. Virusi u përhap me shpejtësi nëpopullatën e maceve të ishullit, saqë qeveriau detyrua të autorizonte përdorimin e pilulave të destinuara për njerëzit, si “armë” në duart e veterinerëve për të frenuar përhapjen e patogjenit.
Kimia e rrezikshme e cigares elektronike
Cigarja elektronike u prezantua 20 vjet më parë si një alternativë më e shëndetshme e duhanit. Por ende sot, ka shumë pikëpyetje në lidhje me përbërësit e saj dhe efektet e tyre në shëndetin e njeriut.
Poeti, masoni dhe vetmitari Lasgush....*
Fragment i shkëputur nga kapitulli i shkruar posaçërisht për botimin në shqip të librit “Gjakim kthimesh, gjakim ikjesh. Ese mbi letërsinë në arrati” të autorit suedez Leandoer, së shpejti nga Shtëpia Botuese "Onufri" në përkthim të Entela Tabakut dhe Shqiptar Osekut. Fragmenti u botua nga e përditshmja suedeze “Svenska Dagbladet”, dt. 19-07-2023.
***-------***
Marko Boçari, Atdhetar?!
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtonte dy ditë më parë vdekjen e Marko Boçarit me një status në Facebook:
SiSot, 200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari.
Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por, disa syresh lavdia u fillon që në gjallje. Mes tyre bënte pjesë Marko Boçari, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823…
200 milionë euro për të mos prerë pemët
Një fond prej 200 milionë eurosh do t’i jepet Rumanisë për të shpëtuar nga prerja pyjet e saj. Skema e miratuar nga Komisioni Europian parashikon që përfituesit e këtij fondi të jenë fermerët rumunë, të cilët në këmbim të pagesës, nuk do t’i presin drurët e pyjeve të vendit.
“Skema synon të mbrojë biodiversitetin, të përmirësojë ekosistemin dhe të ruajë habitatet dhe peizazhet”, thuhet në një njoftim për shtyp të KE.
Polonia çon 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë
Polonia do të stacionojë 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusisë.
“Rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në kufi. 4 000 do të mbështesin direkt Rojën Kufitare, ndërsa 6 000 do të jenë rezervë” , tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.
Emigrimi do të zhdukë kombe dhe shtete
Në një shkrim në Corriere della Sera, përveç atij që është publikuar për Edi Ramën e që flet për fasadat e Tiranës së vitit 2000, Danilo Taino sjell në vëmendje një vëzhgim të bërë prej studiuesit të pabarazive Blanko Milanoviç, sipas të cilit ecuria e tanishme e lëvizjeve migratore shtron çështjen e zhdukjes së disa kombeve dhe shteteve siç i njohim sot.