Ministri izraelit: Bomba atomike, një mundësi për Gazën

Postuar në 05 Nëntor, 2023 15:58

Përdorimi i bombës bërthamore në Gaza është një mundësi reale për një ministër në qeverinë e Izraelit. Amichai Eliyahu, ministri i Trashëgimisë, la të kuptohet se kjo mund të ishte një zgjidhje për konfliktin ndërsa fliste në një intervistë me radion Kol Berama, të cilës i referohet Times of Israel.  

I pyetur nëse Izraeli mund të hedhë një bombë atomike në enklavën palestineze, ai u përgjigj se "kjo është një nga mundësitë".

Mes kanibalizmit dhe mbijetesës

Postuar në 05 Nëntor, 2023 13:48

Historia e pasagjerëve të Air Force Uruguai është një nga historitë më frymëzuese të mbijetesës. Por njëkohësisht edhe një provë e qartë e asaj se si, në situata të jashtëzakonshme, njerëzit detyrohen të marrin vendime që nuk i kanë imagjinuar kurrë, duke shkelur mbi ato që i kanë konsideruar gjithë jetën tabu.

Rusia teston me lëshim rakete nëndetësen e re bërthamore "Borei"

Postuar në 05 Nëntor, 2023 11:54

Rusia ka njoftuar se ka kryer me sukses testin e lëshimit të raketave ndërkontinentale “Bulava” nga nëndetësja më e re bërthamore e flotës ruse, “Perandori Aleksandër III”.

Nëndetësja në fjalë nisi ndërtimin në dhjetor 2022 dhe ka bërë tashmë testin e parë, që presupozon inkuadrimin e saj në misione ushtarake. E klasit “Borei”, nëndetësja në fjalë mban 16 raketa ndërkontinentale dhe silura moderne nënujore.

Firmoset marrëveshja e parë për rreziqet nga Inteligjenca Artificiale

Postuar në 05 Nëntor, 2023 11:43

Është zhvilluar në Britaninë e Madhe samiti i parë për sigurinë ndaj kërcënimeve ndaj inteligjencës artificiale. Me këtë rast raportohet se është nënshkruar edhe një marrëveshje e parë ndërkombëtare, të cilën e kanë firmosur kompani dhe qeveri nga 28 vende të ndryshme. Rreziqet që përfaqëson Inteligjenca Artficiale janë cilësuar si katastrofike.

Dy vjet pa fotosintezë

Postuar në 04 Nëntor, 2023 22:15

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë ndali për dy vjet fotosintezën.

Një dokumentar mbi Vuçiç dhe prag-diktaturën në Serbi

Postuar në 04 Nëntor, 2023 18:06

Televizioni opozitar serb ka transmetuar së fundmi një dokumentar mbi karrierën dhe politikën e Aleksander Vuçiç, president i Serbisë. Njeriu që sot drejtone Serbinë ka origjinën e vet politike në skajet e politikës së vendit të tij dhe strehën e parë pati radikalizimin karakteristik të viteve ’90.

7 tetori do studiohet nga të gjitha agjencitë inteligjente. Nuk dështoi Mossad dhe nuk besoj se Irani do përfshihet

Postuar në 04 Nëntor, 2023 16:35

Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit, Mossad, Efraim Halevy, shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se depërtimi i Hamasit nga Gaza më 7 tetor nuk mund të faturihet si dështim për organizatën izraelite.

Erdogan: E kemi fshirë Netanyahun nga lista

Postuar në 04 Nëntor, 2023 16:14

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ka shkëputur kontaktet me kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu, për të cili është shprehur se “nuk është më njeriu me të cilin mund të flasim”.

E kemi fshirë nga lista

citojnë mediat turke Erdogan.

Plumb dhe kadmium në një pjesë të madhe të çokollatave

Postuar në 03 Nëntor, 2023 19:06

Çokollata, një nga produktet më të konsumuara në festat e fundvitit, ka në përbërje ato që njihen si metalet e rënda, të dëmshme për shëndetin. Shoqata Consumer Reports, në SHBA, ka hartuar një raport të plotë pasi ka analizuar 48 produkte të kategorive të ndryshme, të gjitha të prodhuara nga marka të mëdha amerikane apo ndërkombëtare.

Në përbërje të çokollatës rezulton se ka plumb dhe kadmium, në nivele sa dyfishi i normës së lejuar.

Në Ukrainë shitet dhe blihet çdo gjë. Nuk ka vend të dytë në botë si ky

Postuar në 03 Nëntor, 2023 17:08

Presidenti rus Vladimir Putin mendon se vendi më i korruptuar në botë është Ukraina. Mirëpo a mund të cilësohet kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër? Parim ky themelor i retorikës ruse në politikën e jashtme. Me gjasë jo, sepse rekordi i dikujt zgjon përherë kuriozitetin e shumëkujt.

Në Rusi kemi shumë probleme. Ne në Rusi dhe në mbarë botën po luftojmë korrupsionin, por korrupsioni në Ukrainë ka marrë një jetë të vetën – nuk ka një gjë të tillë në mbarë botën, më besoni.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS