Prodi: Franca, si shoferi që sheh vetëm pasqyrën e pasme

Postuar në 25 Gusht, 2023 18:08

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.

Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

Pankreasi artificial revolucionarizon trajtimin e diabetit të tipit 1

Postuar në 25 Gusht, 2023 15:51

Pankreasi artificial, një pajisje teknologjike e zhvilluar nga një ekip shkencor në Britani, pritet të optimizojë trajtimin e njerëzve me diabet të tipit 1. Pankreasi artificial përfshin algoritme moderne dhe ndërvepron me çdo përdorues individualisht, duke automatizuar procesin e matjes dhe marrjes së insulinës.

Kësaj qeverie i shkon vetëm Korrupsioni!

Postuar në 25 Gusht, 2023 14:40

Në një konferencë të gjatë për shtyp sot – e cila vazhdon – kryeministri Edi Rama, ka mbrojtur koncesionin e sterilizimit duke e cilësuar atë si një ndër punët më të bukura që janë bërë.

Mos pyesni mua, por mjekët që më shkruanin se mos kontrata sekuestrohej. Që nuk ishte rasti

tha ndër të tjera z. Rama.

Korrupsioni, Rama: Nuk mund të parashikojmë kush i reziston tundimit e kush jo

Postuar në 25 Gusht, 2023 14:25

Kreu i qeverisë e cilësoi sot koncesionin e sterilizimit një nga punët më të bukura të qeverisë së tij. Rama tha se përgjegjësia për shkeljen e kontratës është individuale dhe ata që kanë abuzuar do të paguajnë. Në lidhje me hetimin që ka vënë nën akuzë tetë persona deri tani, Rama tha se korrupsionin nuk mund ta parashikosh.

Matematika e trurit

Postuar në 24 Gusht, 2023 23:16

Një studim i ri për shpërndarjen e neuroneve është një hap përpara në njohjen e organizimit të trurit të gjitarëve. Studiuesit e Forschungszentrum Jülich dhe Universitetit të Këlnit (Gjermani) kanë zbuluar se si dendësia e neuroneve shpërndahet nëpër dhe brenda zonave kortikale në trurin e gjitarëve. Ata kanë zbuluar një parim themelor organizativ të citoarkitekturës kortikale: shpërndarjen e densitetit të neuroneve, një rregullim që luan rol vendimtar në formësimin e strukturës dhe funksionit të trurit.

Fjalor për emërtimin e njerëzve. Metani: Pjesa më e madhe lidhet me tiparet morale

Postuar në 24 Gusht, 2023 19:27

Emërtimet për njerëzit, në gjuhën shqipe lidhen më tepër me tiparet morale sesa ato fizike.

I ftuar në MCN, profesori Idriz Metani shpjegoi vlerat e fjalorit më të ri të botuar. Ai ka një natyre të veçantë dhe ka kërkuar një  punë disa vjeçare. Fjalori ka më shumë se 15 mijë njësi.

Të mbërthesh në shishe erën e shiut të parë

Postuar në 24 Gusht, 2023 19:01

Toka e etur për shi pasi pikat e para nisin të bien mbi të ka një erë karakteristike. Në Kannauj, një qytet në veri të shtetit Uttar Pradesh, në Indi, parfumbërësit e quajnë këtë erë mitti attar dhe e “mbërthejnë” në enë argjile.

Është aroma e tokës së tharë kur shirat e parë vijnë pas një thatësire të gjatë”, thotë Rajat Mehrotra, bashkëpronar i Parfumerisë Meena. Parfumerët si Mehrotra kanë mbushur shishet me aromën enigmatike për shekuj me radhë.

Lavrov tallet me ndërmjetësimin "alla frënga": Macron thjesht do të bjerë në sy!

Postuar në 24 Gusht, 2023 18:21

Franca e Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Si zakonisht, duke e tallur. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ironizuar propozimin francez për ndërmjetësim në krizën ukrainase, duke e cilësuar atë si:

një përpjekje për të bërë veten qendër të vëmendjes dhe një dëshirë për të treguar sesa aktiv je dhe sesa ke nevojë që të të mbështesin

Ule kokën poshtë që të shikosh më qartë

Postuar në 24 Gusht, 2023 16:29

Çmimi Ig Nobel është një çmim satirik që jepet çdo vit që nga viti 1991 si vlerësim për dhjetë arritje të pazakonta në kërkimin shkencor. Higashiyama Atsuki e ka fituar këtë çmim në vitin 2016. Ai u vlerësua për punën e tij mbi atë që njihet si efekti ti të parit të gjërave përmes këmbëve. Japonezi Atsuki vijon të eksplorojë zona që qartësojnë lidhjet midis trupit dhe trurit.

Higashiyama e nisi kërkimin e tij për "efektin e të parit përmes këmbëve" në vitin 1996.

Do apo nuk do Tirana, Kosovën do ta llogarisin dhe po e llogarisin

Postuar në 24 Gusht, 2023 15:58

Në disa media afër pushtetit të Edi Ramës kanë nisur të mbijnë shkrime nga më të ndryshme të autorëve grekë, që vënë në dukje se Fredi Beleri është një dikush i njëmijë e një të zezave. Se ka qenë në grupime ekstremiste e kështu me radhë. Mirëpo sjellja e këtyre shkrimeve nuk ka ndonjë vlerë ndriçuese: ato thjesht riqarkullojnë opozitarë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis  në funksion të një diskreditimi të kauzës greke në përballjen e tanishme të Himarës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS