Historia e njerëzimit në ADN-në e morrave
Një pjesë e historisë njerëzore, siç është përhapja ende e debatuar e njerëzve të parë në kontinentin amerikan, është shkruar në ADN-në e shoqëruesve tanë 'besnikë', me të cilët kemi jetuar për mijëra vjet: morrat.
Konkluzioni del nga një studimi i kryer nga Universiteti i Floridës dhe i botuar në revistën “Plos One”, i cili analizoi 274 variacione gjenetike të vëzhguara te morrat nga 25 vende të ndryshme.
Memorandum për hekurudhën e shpejtë Beograd-Nish-Shkup
Duket se Ballkani i Hapur është reduktuar në një kornizë dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e ku protagonisti publicitar, Shqipëria, mungon. Kështu, sot njoftohet se kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski kanë nënshkruar një memorandum mbi bashkëpunimin në transportin hekurudhor. Dokumenti parashikon ndërtimin e linje të shpejtë që do lidhë Beogradin dhe Shkupin, përmes Nishit.
KE u heq vizat edhe serbëve të Kosovës
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo do t’u njohë të drejtën për të udhëtuar pa viza shtetasve serbë që jetojnë në Kosovë dhe nuk duan të mbajnë pasaporta të lëshuara nga autoritetet e saj.
Borrell: Një horror nuk justifikon një horror tjetër
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kërkuar Izraelit të vetëpërmbahet në operacionet kundër Hamasit, të cilat po u marrin jetën civilëve palestinezë të Gazës. Gjatë vizitës së tij të parë në Izrael, Borrell tha se sulmi i 7 tetorit nuk duhet të shërbejë si justifikim për masakra të tjera.
Shkarkohet kreu i IKMT-së
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga detyra. Ismailaj largohet nga drejtimi i IKMT-së tetë muaj pasi pasoi në këtë detyrë Dallëndyshe Bicin. Vendimi për shkarkimin e tij motivohet me performancën e ulët dhe ankesat e shumta nga qytetarët dhe bizneset për veprime arbitrare.
Vrasjet e civilëve në Afganistan, gjeneralët britanikë fshehën provat
Një nga gjeneralët më të lartë në Britaninë e Madhe dyshohet se fshehu provat se si ushtarët e Shërbimit Ajror Special (SAS) ekzekutonin të arrestuarit në Afganistan. Gjenerali Gwyn Jenkins, i cili është aktualisht oficeri i dytë më i lartë në forcat e armatosura britanike, thuhet se ka marrë raporte të detajuara me shkrim të bisedave midis ushtarëve që përshkruanin vrasjet pa gjyq të afganëve në vitin 2011, pretendon BBC, duke cituar një investigim të programit të saj, Panorama.
Lilian Thuram prezanton librin e tij në Tiranë
“Ndonjëherë njerëzit kanë paragjykime dhe nuk e kuptojnë se nga vijnë. unë besoj se është gjithmonë e nevojshme ta njohim historinë, në mënyrë që të ecim përpara”. Këto janë disa nga fjalët e shprehura nga futbollisti i njohur francez Lilian Thuram gjatë një bisede në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
I pranishëm në Tiranë për të prezantuar librin e tij “Mendimi i bardhë”, i cili është pëkthyer në shqip, Thuram trajton në veprën e tij tema kundër diskriminimit.
Pas 30 vjetësh/Toka bujqësore ende pa letra në Shqipëri
Gjok Vuksani, pedagog në Universitetin Bujqësor, thotë se toka bujqësore në Shqipëri është shkatërruar, si pasojë e veprimit dhe mosveprimit. Gjatë një diskutimi në studion e lajmeve të MCN Tv, Vuksani ka shpjeguar disa problematika që lidhen me tokën bujqësore.
Sanchez sërish kryeministër i Spanjës
Katër muaj krizë politike në Spanjë kanë marrë fund me rizgjedhjen në krye të qeverisë të Pedro Sanchez. 179 parlamentarë kanë mbështetur Sanchez nga 350 vende që ka gjithësej legjislativi spanjoll, mes të cilëve votë pro dhanë edhe shtatë ligjvënës katalanas.
Kundër kanë votuar mbështetësit e Alberto Núñez Feijóo, i qendrës së djathtë që ka marrë 171 vota.
Ministret e qeverisë Rama: Në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i Erjon Braçes
Pas propozimit të deputetit socialist Erjon Braçe që periudha e ciklit menstrual për femrat të njihet si sëmundje e paguar, ministret gra të qeverisë kanë dalë me propozim ligjor që në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i z. Braçe. Kjo në shenjë respekti për vëmendjen e treguar ndaj një problemi kaq akut për femrën shqiptare.
