Ish-shefi i shërbimit sekret bullgar në burg për 2.4 milionë euro

Postuar në 07 Gusht, 2015 18:31

Mediat bullgare raportuan sot se ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kirço Kirov u dënua me 10 vite burg për përvetësim fondesh publike me vlerë 2,4 milionë euro. Gjykata Ushtarake ka vendosur që më shumë se gjysma e pasurisë së gjeneralit Kirov të konfiskohet. Gjenerali Kirov deklaroi në radion publike se do ta apelonte vendimin, dhe ka shpallur vazhdimisht pafajësinë e vet. Kirov ka mbajtur postin e kreut të shërbimeve sekrete nga viti 2003 deri më 2012.

Trump përbuz femrat? Ai përgjigjet: "Të qenit politikisht korrekt, problemi më i madh i SHBA"

Postuar në 07 Gusht, 2015 18:05

Donald Trump mbetet lajmi i lajmeve në SHBA. Gjatë debatit presidencial mes kandidatëve republikanë, Trump u pyet nga moderatorja Megyn Kelly për deklaratat e tij mbi femrat. Ajo ka cituar se ai i ka quajtur femrat që nuk pëlqen, dosa të dhjamosura, qen etjj. Trump reagoi me një përgjigje kaubojsi: "Problemi i madh i këtij vendi është të qenit 'politikisht korrekt'. Nuk po fitojmë më, as me Kinën apo me Meksikën. E kam fjalën në tregti. Na duhet forcë, mendje, shpejtësi. Nuk kam kohë për të humbur. Kam thënë ato që kam thënë". Dhe ngjitja e tij në sondazhe vazhdon.

Goditja fatale e Metës, sponsorizon krijimin e këngës: "Kush i shton hallet e mia...Edi Rama, Erjon Velia"

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:42

Ja kënga origjinale:

Krijuar nga populli në guroret e Tomorrit.

Sa aktual është sot Branko Merxhani

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:29

Ndjej se maja e gishtit po më djeg. Dhe ç’të djegur! Dridhem i tëri. Kam vënë gishtin tim mbi ato plagë që shekuj me radhë kanë lodhur dhe egërsuar parreshtur shpirtin shqiptar. Megjithatë,  i shkruaj këto radhë me dhimbje e guxim, pasi ndjej të më ndjekë gjithnjë pas fantazma e tmershme e Niçes, me atë fjalën e vet të njohur: Të vërtetat që fshihen kthehen në katastrofa!- shkruante Branko Merxhani në gazetën e tij “Përpjekja Shqiptare” rreth 8 dekada më parë.  Po sot, a kemi vallë të vërteta që nuk duhen fshehur për të mos u kthyer në katastrofa?

PS, shkrihet fondacioni "Qemal Stafa". Krijohet klubi "Miqtë e Fikut". Surpriza: President nderi, Bamir Topi

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:27

Festa në Paris, 80 vjet “Lancome”. Pjesmarrja e VIP-ave

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:23

Taksa progresive, dikur një dashuri me shikim të parë. Kurse sot...

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:17

Këto deklarata janë bërë në tetor 2012 gjatë një takimi të Edi Ramës, askohe në opozitë, në Elbsan. Taksa progresive dukej formula magjike e daljes nga kriza. Kanë kaluar 3 vjet dhe sot mbetet vetëm...

Bode thotë se qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave: Buxheti prek shtresat në nevojë

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:09

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ngre shqetësimin se buxheti i rishikuar përmes aktit normativ, do të përkeqësojë më tej kushtet e ekonomisë, e do të rrisë varfërinë ekstreme. Sipas tij, kjo vjen nga ulja e theksuar e shumës së parashikuar për investimet, por gërshëra e buxhetit shkurtoi ndjeshëm edhe shpenzimet për shtresat në nevojë. Bode, gjatë një prononcimi për “Abc News” thotë se e shikon te pashmangshëm vendimin për të ulur shpenzimet, nisur nga dështimi i mbledhjes së të ardhurave, sipas tij.

Debat televiziv Rama-Vuçiç

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:58

Për herë të dytë kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të mblidhen në Vjenë më 27 gusht. Takimi zhvillohet në vijim të Konferencës së Berlinit, nën kujdesin e kancelares Merkel.

Buxhuku: Biznesi vendas kërkon ulje taksash, rritja solli vetëm informalitet

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:46

Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. Sipas tij: "Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin".

Pages

Subscribe to ResPublica RSS