E turpshme, 22 milionë euro investim në bujqësi, dy qeveri shqiptare sjellin vërdallë investitorët
Investigim.al është marrë me kalvarin e një kompanie norvegjeze, “Frupor”, konkretisht degën e saj Farm Albania, që prej 7 vitesh kërkon të ngrejë një një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove dhe do të punësoheshin mbi 1300 persona. Pavarësisht planit të detajuar të investimeve, norvegjezët u eleminuan pas 7 vitesh zvarritje nga një kompani e cila nuk publikoi asnjë projekt.
Ndotje alarmante në Tiranë. ISHP klasifikon trafikun rrugor, aktivitetin e ndërtimit dhe pirgjet me mbeturinat
Tirana klasifikohet si një nga kryeqytetet më të ndotura në Evrope. “Vizion Plus” ka trasmetuar një kronikë me këtë temë gjatë edicionit informativ ku mes të tjerave thotë sipas raportit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se ajri në Tiranë disa herë me i ndotur se sa normat e Bashkimit Europian. ISHP klasifikon si burimin kryesor të ndotjes trafikun rrugor, të cilit i shtohet edhe aktiviteti i ndërtimit dhe ngrohja e banesave. Ndotësit e krijuar nga trafiku përfshijnë hidrokarburet, oksidet e azotit, lëndën e grimcuar dhe monoksidin e karbonit.
Një udhëtim me Miss Reef
Imagjinata është afrodiziaku kryesor. Dhe femrat ndihmojnë...
Shënim: Formula qesharake “Pa dallim bindjesh” dhe “bindjet politike të mësuesve”
Edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, u betua në ceremoninë e marrjes së mandatit të ri, duke theksuar se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike. Më parë e dha këtë mesazh Veliaj në Tiranë e të tjerët gjetkë. A duhet vërtet theksuar kjo? A nuk është e padiskutueshme që bashkia do t’u shërbejë të gjithëve, e po kështu qeveria në rang kombëtar? Por fakti që kjo formulë duhet theksuar patjetër publikisht, tregon se në realitet ndodh e kundërta.
Rikthehen të kolmet
Të kolmet, apo edhe të shëndoshat, po gjejnë përherë e më shumë vend në botën e publicitetit. Modeli i bukurisë femërore po rikthen shijet e vjetra
"Shell” dhe “Navitas” fitojnë koncesionin për blloqet hidrokarbure të Dumresë dhe bllokut nr. 4
Shqipëria është në prag të nënshkrimit të dy marrëveshjeve hidrokarbure. Bëhet fjalë për dy blloqe, bllokun nr. 4 mes Sarandës dhe Gjirokastrës si she bllokun e Dumresë. Kompanitë që kanë fituar të drejtat e koncesionit janë “Shell” dhe izraelitja “Navitas Petroleum Limited”. Kompania e parë është ndër më të mëdhatë në botë, kurse e dyta ka një kapital prej 5 miliardë dollarë. Këto kompani janë përzgjedhur nga AKBN-ja, kurse marrëveshjet somtë negociohen nga një geup pune i ngritur nga Ministria e Energjisë.
Përplasje mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave për TVSH e produkteve bujqësore
“Top-Channel” raporton sot për një përplasje mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqësisë reeth TVSH-së së produkteve bujqësore. Më parë, tregtarëve u njihej vetëm 6% TVSH në blerje dhe u kërkohej të paguanin 20% TVSH në shitje. Në fund të vitit të kaluar u vendos të bëhej njësimi i cili ka shtruar çështjen nëse do të njihet rimbursimi prej 20% TVSH në eksport.
Emigrantët bllokojnë tunelin e La Manshit dhe kërcënojnë me grevë urie: “Hapni kufijtë! Duam të jetojmë!”
Një grup prej 200 emigrantësh ndodhen në Kalais në hyrje të tunelit të La Manshit, “Eurotunnel” duke bërë thirrje për të hapur kufijtë dhe t’I lejojnë të hyjnë në Britani. Ata kanë prishur gardhet e vendosura nga policia e cila i ka qëlluar me gaz lotsjellës për ti shpërndarë. Kur emigratët janë tërhequr ata janë mbledhur për të krijuar një barrikadë njerëzore duke bllokur rrugën dhe tunelin. Gjithashtu kërcënojnë dhe me grevë urie. Emigrantët bërtisnin në kor: “Përse na vrisni ne? Kemi ardhur të shpëtojmë jetët tona. Përse jetojmë në xhungël?
Të dhënat nga Die Welt: Ja përse Valdet Gashi u ekzekutua nga ISIS
Një zhgënjim më fatal nuk mund të kishte për ish kampionin botëror të thaiboksit Valdet Gashi. Ai përfundimisht është ekzekutuar nga ISIS-i, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta gjermane “Die Welt”. Deri tash ishte e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja e shqiptarit që kishte shkuar në Siri të luftonte për xhihadin. Por arsyeja, po:
