Shqiptari i ISIS reagon për aksionin në Maqedoni: Shqiptarë gati për luftë, ka ardhur koha të zhdukim zullumin sllav!
Shteti Islamik i ISIS ka reaguar ekskluzivisht për “JavaNews.al” në lidhje me aksionin antiterrorizëm në Maqedoni të ndërmarrë dy ditë më parë. Përmes një mesazhi të dërguar në faqen zyrtare në Facebook të redaksisë së “JavaNews.al”, nga shtetasi i ashtuquajtur Sejfedin AlAlbani, i bëhet thirrje shqiptarëve kudo ku janë të marrin armët dhe të bëhen gati për luftë. Nën emrin fals në Facebook Xhavit Xhavit, shqiptari Sejfedin AlAlbani shkruan se tashmë ka ardhur koha që terroristët e ISIS të ndërmarrin aksione në Ballkan, në veçanti në Maqedoni.
Tallavaja e gënjeshtrave që vijnë nga Ministria e Financave
Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, publikon në profilin e vet në “Facebook” e-mailin e Ministrisë së Financave lidhur me projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Bardhi Sejdarasi u përpoq ta përgënjeshtronte lajmin e djeshëm se qeveria synon të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale edhe te rrogat e ulëta. Madje duke u përfshirë në dialogje në Facebook, si e si që të denigronte gazetarët që shkruajtën lajmin.
Belen Rodriguez, supermodelja në plazhin e Formenteras me të dashurin
Modelja e njohur Belen Rodriguez, është duke pushuar në plazhin e Formenteras me partnerin e saj. Ajo është fotografuar në disa pamje mjaft provokuese.
Si tingëllon sot "ky lajm i mirë për shqiptarët"?
Në mesin e dhjetorit të vitit 2013, kur qeveria ishte në xhirot e para të nxemjes pas fitores në zgjedhje, ministri Ekonomisë, Arben Ahmetaj u parapriu festive me një lajm të mirë për shqiptarët siç e cilësoi ai vetë miratimin e buxhetit “historik” për vendin. Por si tingëllon 1 vit e gjysmë më vonë ky lajm i mirë për shqiptarët? Paragrafi që vijon tregon një pjesë të entuziasmit të qeverisë në fillimet e saj, për të cilin tani ka vend për shumë diskutim;
Gorbaçov: “Nëse armët bërthamore nuk eliminohen, herët apo vonë ato do të përdoren”
Mikhail Gorbaçov, drejtuesi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Spiegel” në të cilën përqendrohet kryesisht në nevojën e eliminimit të armëve bërthamore. Gorbaçov hyn në histori dhe flet për përpjekjet e dikurshme mes ShBA dhe BS-së për të nisur çarmatimin, i cili sot ka dala nga axhenda ndërkombëtare.
Magjia e zezë, rrihen për vdekje pesë ‘shtrigat’ në Indi, zyrtarët dënojnë sulmin
Dhjetëra fshatarë në Indinë lindore kanë rrahur për vdekje pesë gra këtë të shtunë. Sipas “The Washington Post”, fshatarët i kanë quajtur ‘shtriga’ magjistare dhe i kanë akuzuar se kanë praktikuar magji duke i fajësuar ato për fatkeqësitë që po ndodhnin në fshat, ka njoftuar policia. Fshatarët i kanë tërhequr zvarrë gratë nga shtëpitë e tyre dhe i kanë rrahur me thupra dhe shufra hekuri. Policia ka arrestuar rreth 50 persona të përfshirë në sulm dhe kanë qëndruar në fshat për të parandaluar çdo trazirë tjetër të mundshme, shkruan “The Washington Post”.
Sarandë, koncert në vitin 2015. Edi Rama u prish karadyzenin theatrinave nga Tirana
Rreth 800 emigrantë të shpëtuar mbërrijnë në Itali, 31 të tjerë nuk mbërrijnë dot në Greqi për shkak të një aksidenti
Rreth 800 emigrantë mbërritën sot Itali në bordin e një anijeje norvegjeze që i shpëtoi ata të enjten pranë brigjeve libiane. Rojet bregdetare italiane thanë se mes tyre ishin 48 fëmijë dhe 94 gra. Besohet se emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe vendet Nën-Sahariane. Ata u transportuan në portin e Reggio Calabrias dhe pas kontrolleve shëndetësore, do të dërgohen në qendrat e pritjes në të gjithë Italinë. Ndërkohë, nëntë emigrantë sirianë u vranë dhe 31 u plagosën në një aksident rrugor në Turqinë perëndimore gjatë rrugës për një qytet bregdetar.
El Pibe de oro
Me fitim të majmë 6-mujori i bankave, u favorizuan nga politikat e BSH
Edhe pse kredia në ekonomi vazhdon të tkurret, fitimi i bankave për 6 muajt e parë të këtij viti shkon në 83 milion dollarë. Kjo shifër duket deri diku paradoksale, pasi paratë që shkojnë në llogaritë e 16 bankave që operojnë në Shqipëri duhet të rriteshin nëse rritej kredidhënia, por arsyetimi është një tjetër: ngrirja e interesave bankare për ata që kanë tashmë një hua për të paguar, po mban këtë bilanc financiar të bankave në këto nivele.