"Rritja e pensioneve"? "Le ta marrë Edi Rama shtesën"
Që prej 1 korrikut 2015, rreth 600 mijë pensionistë shqiptarë përfituan një rritje pensioni të cilin qeveria e përcaktoi si indeksim për çmimet. Por vendimi i qeverisë për të rritur pensionet me 1.4% nuk është mirëpritur nga pensionistët. Ata ankohen se shtesa prej 1. 400 lekë të vjetra për pensionet e ulëta dhe 3.400 për ato të larta nuk u zgjidh asgjë. Në një kronikë televizive të trasmetuar nga “Ora News”, pensionistët e cilësojnë si tallje rritjen e pensioneve nga qeveria.
Një emër me gjashtë zero për Elisa Spiropalin!
Ajo që përflitej ngado në Tiranë, ka gjetur dje një titull zyrtar në “Rilindjen Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike. Me një shkrim të gjatë, kjo gazetë akuzon ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali se ka vjedhur për vetëm 16 muaj në detyrë 5 milionë euro. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Edi Rama, kryeministri, e ka larguar nga detyra Spiropalin. “Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse.
Koha për të folur vëndçe
Romanovët, mister dhe tragjedi në fundin e një dinastie
Në korrik u mbushën 77 vjet nga ekzekutimi i familjes perandorake ruse, Romanov. Cari Nikolas II, e shoqja, Alexandra, vajzat Maria, Olga, Tatiana dhe Anastasia, si dhe djali i vetëm, Alexei u ekzekutuan në Ekaterinburg në 16-17 korrik 1918. Një nga ngjarjet me rëndësi të madh në historinë e Rusisë, por edhe botës, përderisa përcaktoi deri diku legjitimitetin e pushtetit bolshevik. Por ajo mbetet një krim i pastër politik, që edhe sot zgjon keqardhje përveçse kuriozitet.
Donald Trump, gratë mund të jenë fati i tij
Donald Trump, miliarderi i njohur amerikan, ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ai po performon në stilin e tij tipik, një stil që e ka ndihmuar atë deri më tani të lërë pas kandidatët e tjerë republikanë. Ndërkohë ai është dhe në fokusin e aparateve fotografikë
“Der Spiegel”: Rritje e ndjeshme e shitjes së armëve nga Gjermania
Sipas revistës “Der Spiegel”, sasia e eksportit të armëve të autorizuara nga Gjermania ka regjistruar një rritje të fortë që prej fillimit të vitit, kryesisht në drejtim të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore. “Shitjet jashtë vendit të materialeve ushtarake të autorizuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë mes janarit dhe qershorit përfaqëson një vlerë prej 6.35 miliardë eurosh, ose rreth vlerën totale të vitit 2014”, shkruhet në të përjavshmen gjermane, e cila bazohet në një përgjigje të dhënë nga qeveria për një deputet të opozitës.
Vendimi i KQZ-së, më në fund LSI merr para shtesë nga shteti... zyrtarisht
Në Tiranë ka mbetur vetëm ministri i Financave..!
Tregues domethënës, që Vipat e Shqipërisë i kalojnë pushimet brenda vendit, duke i shpenzuar paratë në atdhe dhe duke dhënë kështu një kontribut për të ardhurat që me zor po kapin një objektiv të pranueshëm. Kjo nuk vlen në rastet kur udhëheqja politike pushon në vilat qeveritare të sistemuara enkas për drejtuesit më të lartë të shtetit, gjithmonë me aprovimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kuotën e përcaktuar për dieta dhe ushqime, pavarësisht nëse je vegjetarian, mishëngrënës apo hamës ëmbëlsirash.
Historia si gënjeshtër
Një stuhi të vërtetë mediatike shkaktoi intervista që Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi, i dha revistës kroate “Vijenac”.
Kompleksi "Dylgjeri", nis vetëdeklarimi i përmasës së gjenitaleve. Deklarohen përmasa qesharake. Opozita: Frikë nga taksimi
Ylli Dylgjeri tregoi një histori sesi Lasgushi kishte thënë dikur kur u pyet se "do shkoj të marr rroçkën", lojë fjalësh për rrogën e ulët. Dhe shtoi pastaj se "do na tatojnë rroçkën". Pra rrogën. Tjetër kuptim i dha këtij episodi zëdhënësi i M. së Financave, Sejdarasi që quajti gazetarët kështu. Mirëpo e ka të kotë. Shikoni se përse të tatosh rroçkën siç ka ndërmend Cani, është joefektive: Po e japim në anglisht si e-mailet që nis ministria: