“Lufta e Vlorës”, Gjika e quan indirekt Lelin idiot, të paaftë dhe të lig

Postuar në 24 Gusht, 2015 10:23

I pari i dërgoi një tufë lule ditën që pasardhësi hyri në zyrën e tij të dikurshme. I dyti, vetëm pas disa muajsh fushatë, zgjedhje dhe sezon veror, e kuptoi që Vlora paska patur shumë problem. Detyrimisht, është  fikur “respekti reciprok” mes Dritan Lelit dhe Shpëtim Gjikës.

Shpëtim Idrizi presion Ramës: Duhen ndryshime në qeveri

Postuar në 24 Gusht, 2015 08:32

Aleati më i ri i maxhorancës së majtë, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për “Panorama” i bën thirrje Kryeministrit Rama që të ndërmarrë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar. Idrizi thekson se kabineti Rama ka nevojë për emra, stil dhe përmbajtje të re. Sipas kreut të PDIU­së, kompozimi aktual i qeverisë e ka dhënë mesazhin e tij këto dy vite qeverisje, ku shqiptarët po largohen nga vendi. “Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite.

Provokuese deri ne fund modelja argjentinase Claudia Ciardone

Postuar në 24 Gusht, 2015 08:14

Varoufakis thotë se Greqia është laborator i Gjermanisë. Objektivi; të goditet Franca

Postuar në 24 Gusht, 2015 07:48

Në një intervistë për “Le Monde”, ish-ministri i Financave greke, Yanis Varoufakis, u shpreh se, marrëveshja e shtetit grek me partnerët ndërkombëtarë, është një kapitullim. Sipas tij, me këto kushte Gjermania po kërkon daljen e Athinës nga Eurozona me objektivin e vetëm që të godasë Francën. Ai e konsideron Greqinë, si një laborator, ku mund të eksperimentojë memorandumin e tij para se ta eksportojë atë. “Nëse Greqia ka ndërmend ta aplikojë këtë memorandum dhe reformat që e shoqërojnë atë, nuk do të pasojë tjetër gjë përveç “Grexit”.

Hekurudha Shqipëri-Kosovë nuk diskutohet në Samitin e Vjenës

Postuar në 24 Gusht, 2015 07:29

Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën. “Koha Ditore” shkruan se në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve. Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë - Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.

Artan Shkreli kallëzon Artan Lamen. E pa në ëndërr sikur po legalizonte soletën e Kishës së Shën Thanasit

Postuar në 24 Gusht, 2015 03:14

ISIS ka hedhur në erë tempullin e Baalshaminit në Palmira, raporton BBC

Postuar në 24 Gusht, 2015 00:13

BBC citon burime nga zyrtarë sirianë dhe aktivistë, se militantët islamikë të ISIS kanë hedhur në erë tempullin e lashtë të Baalshaminit në Palmira. Kreu sirian i antikiteteve citohet të ketë thënë se tempulli është hedhur në erë këtë të dielë. Por Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka raportuar se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë. ISIS mori kontrollin e Palmirës majin e kaluar, duke shkaktuar frikën e madhe se kjo trashëgimi i njerëzimit do të shkatërrohej, siç ka ndodhur me site të tjera antike në Irak.

Rekomandime për KLD-në: Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjykatësve

Postuar në 23 Gusht, 2015 23:19

"Prokuroria të sjellë prova për arrestimin e gjyqtarëve". Misioni Euralius në një raport të fundit sugjeron që ligjvënësi të ofrojë garancitë e nevojshme për gjyqtarët.Në këtë raport që publikohet nga “Top Channel”, misioni Euralius shprehet për maturi, duke rekomanduar që të parashikohet me ligj, që pozicioni i Prokurorisë  kur kërkon autorizim nga KLD-ja për arrestim gjyqtari, të mos jetë aq i lehtë sa deri më tani.

Margot Robbie ndryshon look, askush nuk e njeh (FOTO)

Postuar në 23 Gusht, 2015 23:02

Margot Robbie, bukuroshja qe eshte bere e njohur fale filmit 'Wolf Of Wall Street', ka ndryshuar look dhe mezi e njohem.

Ajo eshte trasformuar keshtu per rolin e caktuar ne filmin e ri.

Taylor Swift refuzon 2 milione dollarë për të kënduar falas (DETAJE)

Postuar në 23 Gusht, 2015 22:56

Nje miliarder ka ftuar kengetaren Taylor Swift ne dasmen e tij per te kenduar vetem dy kenge dhe per secilen do ta shperblen te me 1 milione dollare.
Por duket se ne jeten e Taylor jo gjithcka rrotullohet rreth parase. Ajo e ka refuzuar kete oferte te majme per te kenduar ne festen e pagezimit te djalit te mikes se saj dhe gjithcka falas.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS