Përkeqësohet bilanci i tregëtisë me jashtë, pasqyrë e partneritetit të ri politik

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:56

Muaji korrik ka shënuar bilancin më negativ në tregëtinë me jashtë përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me një vit më parë dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015.

Për PD-në korriku ishte muaji i dështimit dhe korrupsionit në financa; Qeveria fshehu të dhënat

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:38

“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht”. Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, këshilltari i grupit parlamentar demokrat për Financat, Dorian Teliti tha se informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Sipas tij, mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.

Dhuna ndaj mjekut të urgjencës në spitalin e Durrësit

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:21

Këto janë pamjet e filmuara nga një kamera sigurie brenda spitalit, se si u dhunua mjeku kirurg Anton Ndoj në spitalin e Durrësit në 22 gusht. Dhuna ndaj mjekut kirurg nisi pas kërkesës së tij, drejtuar djalit të një pacienti për të blerë një paisje (katater) në farmaci sepse spitali nuk e kishte. Adriatik Hoxha, me detyrë oficer në burgun e Fushe-Krujës pas bisedës me mjekun 43-vjeçar u konfliktua verbalist. Hoxha kishte të shtruar në spital babain e tij.

Sëmundja e rrallë, ish.modelja që nuk mund të hajë (foto & video)

Postuar në 28 Gusht, 2015 11:35

Nuk ka kura, vetëm kirurgji për të mbijetuar në jetë pothuajse normale. Ish-modelja Lisa Brown, 32 vjeçe vuan nga një sëmundje e rrallë. Në moshën 32-vjeçare ajo peshonte vetëm 40 kilogram dhe nuk mund të ushqehej.

Kamioni me refugjatë i braktisur në lindje të Austrisë, nxirren 70 viktima

Postuar në 28 Gusht, 2015 11:25

Më shumë se 70 trupa të emigrantëve të vdekur u nxorrën nga një kamion i braktisur pas zbulimit nga forcat e ndihmës së shpejtë në një autostradë në lindje të Austrisë, pranë Hungarisë dhe Sllovakisë, bëhet sot e ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme austriake. Policia e Shtetit austriak dhe atij hungarez kanë nisur një proces të përbashkët hetimor. Një vlerësim fillestar raportonte për rreth 20 deri në 50 të vdekur pas zbulimit makabër mëngjesin e djeshëm.

Katastrofa në KESH, rriten shpenzimet, bien të ardhurat 45%, humbet 158 milionë euro në 2014

Postuar në 28 Gusht, 2015 10:36

Prodhuesi shtetëror i energjisë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shënuar një ecuri mjaft negative në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e saj. “Monitor” bën të ditur se të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm me 45%, duke zbritur në 16 miliardë lekë (115 milionë euro), nga 29.2 miliardë lekë (209 milionë euro), që ishin në 2013-n. Sipas “Monitor” vetëm nga shitja e energjisë elektrike, të ardhurat ranë nga rreth 25 miliardë lekë, në rreth 11 miliardë lekë në 2014-n.

Lamtumirë Darryl Dawkins, një nga etërit e basketbollit

Postuar në 28 Gusht, 2015 10:19

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare një nga lojtarët më spektakolarë të basketbollit të viteve ‘80. Pas përvojave në NBA me Filadelfia dhe New Jersey, sportisti ka luajtur edhe për Italinë, saktësisht për skuadrën e Torinos, Milanos e Forlì.

Thaçi për “The Telegraph”: Serbia hapa përpara për njohjen e Kosovës

Postuar në 28 Gusht, 2015 10:10

E përditshmja e njohur britanike “The Telegraph” ka realizuar një intervistë me zv/kryeministrin e parë, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai mbuloi disa tema të rëndësishme, duke filluar nga kriza e emigrantëve, lufta kundër ekstremizmit, dialogu me Serbinë, integrimet evropiane dhe Gjykata Speciale.

Mbyllen kufijtë mes Kolumbisë dhe Venezuelës, dy vendet tërheqin ambasadorët

Postuar në 28 Gusht, 2015 09:42

Bogota dhe Karakas kanë thirrur dje ambasadorët respektivë për kryerjen e konsultimeve, bëhet e ditur nga autoritetet e dy vendeve të përfshira nga një krizë mosmarrëveshjeje dypalëshe për shkak të vendimit nga ana e Venezuelës për mbylljen e kufirit dhe dëbimin e shtetasve kolumbianë. “I kam dhënë udhëzime ministres së Punëve të Jashtme për të thirrur për bisedime ambasadorin tonë në Venezuelë”, citon agjensia e lajmeve AFP deklaratën presidentit kolumbian, Juan Manuel Santos të bërë gjatë një ceremonie publike.

Ornela Muti, një udhëtim në 60 vitet e yllit të kinemasë italiane

Postuar në 28 Gusht, 2015 09:27

Pages

Subscribe to ResPublica RSS