Spiropali ofendohet, dhe me të drejtë: Unë kam përfituar nga qindarkat e kursit të anglishtes?!
Stephen Hawking: “Kam gjetur një mënyrë si të shpëtojmë nga vrima e zezë”
Sende që bien në një vrimë të zezë zhduken përgjithmonë, e drejtë? Nuk është e thënë, shprehet Stephen Hawking.
“Nëse ju ndjeni se ndodheni brenda një vrime të zezë, mos u dorëzoni”, tha ai gjatë një leksioni publik në Stokholm të Suedisë një ditë më parë. Ai e pohoi këtë përpara një bisede shkencore që do të mbahej sot në Konferencën e Rrezatimit Hawking, në Institutin Mbretëror të Teknologjisë KTH në Stokholm. “Ka një mënyrë për t’ia dalë”.
Anija shkëputet nga vendqëndrimi, shkakton një dallgë gjigante, të pranishmit ia mbathin
Persona kureshtarë, që ishin duke asistuar lancimin e një anijeje të re, janë detyruar t’ia mbathin me të katra për të mos u përfshirë nga dallga gjigante e shkaktuar nga ajo!
Nga Lenini te Rama
Kohët e fundit, një sërë artikujsh dossier janë përpjekur të na e paraqesin kryeministrin Rama si lideri i munguar i demokracisë shqiptare, në momentet e fillimit të saj. Është ky personi që na duhej dhe me atë në krye, ne do të kishim patur një tranzicion ndryshe. Fatmirësisht për historinë shqiptare, Rama po e tregon sa demokrat është, me vepra. Sidomos me vepra. Radha i erdhi, madje i erdhi në një moment të shkëlqyer. Sapo ia dorëzoi Saliu, ky maskara i kombit. Ky që bën çdo gjë.
Vandalizimi i kishës në Dhërmi, përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga pikiata ekonomike
Pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, edhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani, ka reaguar për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Ai ka vizituar vendin e vandalizuar nga rruspat e pushteit dhe në një lidhje telefonike me “Ora-Neës” ka deklaruar se “është shkelur një e drejtë themelore”. Më tej Ristani ka deklaruar se kryeministri ka një arsye shumë të thjeshtë për ta bërë këtë që bëri. “Ai do të zhvendosë vëmendjen nga pikiata e ekonomisë, nga krimi, droga, pasiguria. Nga dështimi në qeverisje”, tha Ristani.
Trump nuk ta zgjat shumë(video)
Jorge Ramos i "Univision" i bën një pyetje kandidatit për president, Donald Trump, por pa iu dhënë e drejta prej këtij të fundit. Trump i kërkon të ulet, por gazetari vazhdon. Çështjen e zgjidh siguria.
O vlla nga je me origjinë ti tamam? Se nga s'del origjina jote. Mua s'më prish punë edhe të jesh nga Tropoja, se me Doktorin u mora vesh shumë mirë
Ekzekutim live i një gazetareje dhe një kameramani në ShBA(video)
Një person ka qëlluar për vdekje një reportere dhe një kameraman të një televizioni në Virginia në SHBA. Ngjarja ndodhi gjatë një interviste live dhe është filmuar. Alison Parker quhej gazetarja dhe Adam Award, kameramani.
Merkel pritet me protesta gjatë vizitës në një qendër refugjatësh
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është pritur me britma dhe parrulla kundër saj pas mbërritjes në një qendër refugjatësh në Heidenau, tashmë e kthyer në një arenë konfrontimesh gjatë fundjavës orkestruar nga ekstremi i djathtë, raportohet nga media. Rreth 150 persona të pranishën hidhnin parrulla ndaj kancelares me sloganet “tradhtare” “ne jemi lukuni” duke iu referuar një cilësimi të përdorur nga një anëtar i qeverisë për të denoncuar reagimet e ekstremit të djathtë në këtë qytet gjatë fundjavës së kaluar.
Kisha Ortodokse: Akte që nxisin konfliktet mes besimeve. Kisha Katolike: Respekti ndaj varreve të çdo personi, i patjetërsueshëm
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka përcjellë pak minuta më parë një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. KOASH e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit, përveç mënyrës së pabesë të kryerjes së tij.. “Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.
