Jason Bourne rikthehet. Kësaj radhe në Greqi...

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:57

Jason Bourne, agjenti i “pakontrollueshëm” rikthehet. Pas 8 vjetësh, Bourne do të jetë në Greqi, në një botë “post – Snowden”, siç shprehet aktori Matt Damon. Sipas tij shumë gjëra kanë ndodhur këto vite dhe ka shumë tema për t’u trajtuar, që nga të drejtat e njeriut, demokracia etj.. “Fillon në Greqi, ku lindi demokracia dhe mbyllet në Las Vegas...”, shton Damon. Premiera do të nisë më 29 korrik 2016 dhe kjo seri e re, përfshin edhe Tommy Lee Jones, Alica Vikander dhe Julia Stiles.

Reagimi i çuditshëm qetësues i qeverisë së Kosovës: Jo, s’kemi frikë nga VV, gardhin metalik e vumë për ISIS-in?!

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:56

Një qetësim të çuditshëm i ka bërë qeveria kosovare opinionit publik, pas marrjes së masave duke  shtuar rrethimin metalik në ndërtesën e saj. Pas qarkullimit të lajmit se këto masa ekstra janë marrë nga frika e ndonjë aksioni të dhunshëm të lëvizjes Vetëvendosje, në një sqarim të Qeverisë së Kosovës thuhet se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me rekomandimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon e jo me zhvillimet e fundit Brenda forcave politike. Pra, Qeveria lë të kuptohet se gjithçka ka të bëjë me kërcënimet e ndonjë sulmi terrorist nga ISIS e jo me përplasjet me VV-në.

Kryefarmacistja e vendit ka mbetur dy herë në provim? Reagon ministri Beqja: E çë pastaj? Edhe Bill Gates e la shkollën…

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:48

E majta duhet të jetë gati për tërheqjen e Britanisë nga BE

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:41

Në fillim vetëm pak vetë i futën këmbët në ujë, pastaj të tjerët ndoqën shembullin e tyre, të gjithë duke parë njëri-tjetrin për mbështetje. Kur Greqia e shkatërruar nga masat shtrënguese u vendos nën kushtet që Janis Varufaqis e quan “pushtim postmodern”, me sovranitetin e përmbysur dhe e detyruar të zbatojë akoma dhe më shumë politika që deri tani nuk kanë arritur asgjë veç shkatërrimit, e majta britanike po kthehet kundër Bashkimit Europian, dhe me shpejtësi.

“M.Shyri” gdhihet me qepena të ulura pas aksionit kundër informalitetit. Sa vende pune bëjnë?

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:40

Një rrugë e tërë tregtare me dyqane të mbyllura ditën e parë të fillimit të aksionit të qeverisë kundër informalitetit. Rruga “Myslym Shyri” është gdhirë sot me qepena të ulur, siç tregojnë edhe këto foto të faqes ‘Jeta osh qef’. Dukuri të kësaj natyre janë hasur edhe në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Sa vende pune “janë taposur” bashkë me qepenat?  

Nuk mori provimin e shtetit, por emërohet drejtoreshë në ministri?!

Postuar në 01 Shtator, 2015 14:08

Flitet për cilësi shërbimi dhe performancë të institucioneve, por rastet e anashkalimit të këtij kriteri nuk mungojnë. Partia Demokratike ka sjellë sot përmes deputetes Albana Vokshi raste emërimi në Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk mund të konsiderohet i pranueshëm. “Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet. Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë.

Beirut, protesta kundër qeverisë me moton: "Ti qelbesh erë"

Postuar në 01 Shtator, 2015 13:53

Situata mjedisore në Beirut të Libanit, ka çuar në protestën e mijëra qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Mjesisit. Arsye është përhapja e mbeturinave në qytet, aq sa është krijuar edhe lëvizja “Ti qelbesh erë”. Protestat kundër ministrit Mohammad Machnouk nisën më 22 gusht, por ato lidhen edhe me korrupsionin.

Ky është apartamenti më i shtrenjtë në Dubai (FOTO)

Postuar në 01 Shtator, 2015 13:49

Janë pikërisht këto ambjente kaq luksoze pjesë e apartamentit më të shtrenjtë në Dubai, që është vënë në shitje për 32 mln dollarë.

Dritaret e vogla të evazionit të madh

Postuar në 01 Shtator, 2015 13:19

Deri në fund të vitit 2007, pothuaj në çdo dyqan ku kërkoje të blije një paqetë cigaresh, shitësi të pyeste: “Me pullë apo pa pullë?”.  (Bëhej fjalë për pullën fiskale, e cila tregonte se, gjatë rrugës nga importuesi tek dyqani, akcizat dhe tatimet e tjera ishin paguar për paqetën.) Pra, evazioni fiskal kryhej hapur mu poshtë hundës së shtetit, megjithëse herë pas here atij i ishte shpallur luftë.

E quanin ‘LOPË E SHËNDOSHË’, Demi Lovato i mbyll gojën ,humb mbi 10 kg (FOTO)

Postuar në 01 Shtator, 2015 12:59

Pages

Subscribe to ResPublica RSS