Një mirënjohje e pazakontë për LSI-në dhe çiftin Meta-Kryemadhi

Postuar në 21 Gusht, 2015 20:05

Në përgjithësi deputetë të Partisë Socialiste janë treguar të rezervuar me konsideratat për Ilir Metën, nisur edhe nga rryma e intesave të pushtetit që në këtë parti lidhet drejtëpërdrejt me kryetarin Edi Rama. Nëse do t'i referohemi kohës kur Ilir Meta bashkëqeveriste me Sali Berishën, moria e epiteteve për kryetarin e LIS-së ishin zyrtarisht edhe parrulla të protestave antiqeveritare kundër “hajdutit me bllok”, siç etiketohej Ilir Meta në atë kohë nga kori i politikës socialiste.

Hashim Thaçi paralajmëron OKB: Gjykata Speciale nuk mund të barazojë dot gjenocidin serb me krime të veçuara

Postuar në 21 Gusht, 2015 19:00

Pasi është detyruar nën presionin ndërkombëtar të miratojë krijimin e Gjykatës Speciale që do hetojë krimet e luftës në Kosovë, zv.kryeministri dhe kreu i PDK-së Hashim Thaçi ka paralajmëruar në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se rezistencën e shqiptarëve dhe luftën e UÇK-së, asgjë nuk mund ta barazojë me krimin shtetëror serb.

"Ka plot mënyra për të komunikuar me Ramën, edhe pa u takuar", thotë Meta. Me qetësi dhe dashuri, edhe kjo frazë e ndërlikuar do kuptohet

Postuar në 21 Gusht, 2015 18:05

"Përzgjedhja e shtresës shoqërore, dështimi dhe turpi i madh i botës së muzikantëve klasikë”

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:52

Kitaristi Petrit Çeku, që jep koncerte në skena të njohura në Europë, ka biseduar me “Kosova 2.0” përmes një interviste interesante. Çeku ka një karrierë të suksesshme dhe është nga muzikantët e rinj me origjinë nga Kosova që është bërë i njohur. Ka interes një mendim i tij për muzikën klasike, mënyrën sesi ajo vazhdon të përcillet te njerëzit, “mbylljen” e saj në sallone dhe rënien e ndikimit të saj. Natyrisht ka përjashtime interesante, por ato mbeten të tilla.

Femrat perfekte? Angelina Jolie dhe Megan Fox

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:49

Çfarë e bën një fytyrë të përsosur? Sipas shumë studimeve çështja qëndron te “përmasat” dhe “simetritë”. Për dikë tjetër, mjafton të bashkosh fytyrën e dy yjeve (të bukura që në fillim) dhe rezultati është fakt. Sipas vanityfair.it këtë ka arritur të zbërthejë ThatNordicGuy, artisti i ueb-it nga sekreti i identitetit.

Reagon qeveria pas deklaratave të ambasadorit gjerman: Njerëzit ikin vetë. Ne nuk u themi gjë

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:29

Ulje-ngritjet e të ardhurave buxhetore

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:28

Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto që arkëtohet çdo vit në buxhetin e shtetit nga tatimet, taksat etj. varet nga paketa fiskale e çdo viti, si dhe nga zbatimi i saj në praktikë nga administrata fiskale. Grafiku bashkëngjitur përmbledh historinë e këtij treguesi sintetik për Shqipërinë nga viti 2000 deri në vitin 2015.

"Qeveria shqiptare të kthejë shpresën te njerëzit"

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:08

“Për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve, Qeveria shqiptare duhet të rikthejë shpresën”. Është ky apeli që ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, i drejton ekzekutivit shqiptar.  Duke folur për “Abc News”, diplomati gjerman kritikoi politikën shqiptare duke thënë se është marrë pak me fenomenin shqetësues të azilkërkuesve. Sipas tij, Qeveria duhet të sqarojë njerëzit dhe të rikthejë shpresën, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i këtij fenomeni do të krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri.

Miqësi e pamundur mes rusëve dhe polakëve

Postuar në 21 Gusht, 2015 16:43

Heqja e një monumenti në Varshavë, që përkujtonte luftën e përbashkët të polakëve dhe ushtrisë sovjetike kundër nazizmit, ka shtuar edhe më tej mosbesimin reciprok mes dy popujve. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se heqja e monumentit vendos një peecendent që fyen përpjekjet e përbashkëta. Aq më tepër që ngjarja po legjitimohet nga një vendim gjykate. Debati zë fill në shtator të vitit 2011, kur dy të persona shkruan me bojë të kuqe mbi fasadën e monumentit të Vallazërisë sovjeto – polake: “Murtaja e kuqe”.

Rihanna çmend këdo me këmbët e saj të bukura (FOTO)

Postuar në 21 Gusht, 2015 16:21

Rihanna mund te cmend kedo me kembet e saj te bukura e te tonifikuara.
Gjate mbremjes kengetarja nga Barbados eshte pare ne Hollywood duke ekspozuar kembet e gjata.

Natyrisht vemendja e kujtdo u kthye nga Rihanna .

Pages

Subscribe to ResPublica RSS