1990-1992, imazhe të një Shqipërie që nuk shlyhet nga kujtesa

Postuar në 24 Gusht, 2015 15:23

Këto foto të fotografit grek Nikos Economopoulos, përmbledhin harkun kohor 1990-1992. Siç shihet fotografi ndalet te njerëzit, fytyra e tyre, veshja, shikimi, ecja, argëtimi për të na dhënë një panoramë të asaj që Shqipëria ishte asokohe. Por edhe për të na vënë një pasqyrë. Dikujt mund t'i ngacmohen edhe kujtime, por ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite, mund të kujtojmë shumçka sikur të ishte dje. (Magnumphotos)
Përshkrimi në fotografi është ai që ka bërë autori.

Eksperti Epstein: Google mund të vendosë fituesin e zgjedhjeve presidenciale 2016 në SHBA. Ja sesi

Postuar në 24 Gusht, 2015 15:20

I njohur për skepticizmin e tij ndaj rrjeteve gjigande të komunikimit, psikologu Robert Epstein, nga Instituti Amerikan për Kërkime dhe Teknologji, thotë se Google mund të manipulojë zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA. Kështu, motori më i përdorur i kërkimit në të gjithë botën është shumë i fuqishëm dhe zgjedhjet kombëtare janë aq të tendosura, saqë edhe një algoritëm i fshehtë i “Google” do të trondiste presidencialet 2016 në Amerikë.

Plani kundër evazionit i 2014-ës. A mund të besohet më kjo qeveri?

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:48

Po sjellim një shkrim të përgatitur nga "Monitor" i cili kujton se premtimet për luftë ndaj evazionit janë të vjetra për këtë qeveri. Sepse premtimet janë bërë herët. Por mbyllja e aksionit të dikurshëm, pa zhurmë, çon në mendimin se kjo që po vjen është thjesht panik i qeverisë që do të prodhojë viktima vetëm më të dobëtit. Më poshtë shkrimi:

Presidenti i KE-së, Juncker: “As mbyllja me mure, as hapja nuk janë zgjidhje për imigracionin”

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:41

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Junkcer, ka deklaruar sot se asnjë shtet nuk mund të përballë çështjen e emigracionit i vetëm. Ndaj për këtë nevojitet një përgjigje në shkallë europiane dhe ajo duhet përpunuar tani. Junkcer thotë se nuk përbëjnë zgjidhje as mbyllja me mure dhe kordone, as edhe hapja e plotë. Dilema të tilla vijnë në një moment kur edhe BE-ja po përjeton një krizë të vetën.

Skiathos, një mrekulli e vogël në Egje

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:26

Skiathos është një ishull i vogël në Egje. Ai frekuentohet edhe nga njerëz të njohur. Për atë që preferon ishujt e Greqisë, mund të jetë një destinacion i mirë. Ja disa foto nga Philip Bloom:

Cristiano Ronaldo me një super pronë të re në duart e tij (FOTO)

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:21

Cristiano Ronaldo ka blere nje super super super shtepi. Keto Jane disa prej ambjenteve te strehes se sulmuesit te Realit.

Deri ku shkon implikimi i punonjësve tatimorë në mbajtjen e bilanceve të biznesit?

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:09

“Do mbështesim biznesin e ndershëm”. Kështu tha sot drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ka dalë në një konferencë për shtyp pak para nisjes së aksionit të ri kundër informalitetit. “Aksioni do të jetë kundër kundër informalitetit, jo kundër biznesit dhe do mbrojë konsumatorin. Administrata tatimore do jetë në krah të biznesit të ndërshëm...Në vitin 2014, Tatimet ulëm me 30 milionë usd gjobat e padrejta kundër biznesit. Nuk do bëjmë luftë kundër biznesit, por një operacion në shërbim të qytetarit, që paguan taksa për cdo shërbim”, tha Shehaj.

#Summer2015: Ky është trupi më i bukur

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:05

Kete vere cfare nuk kemi pare, por padyshim qe ky eshte trupi me i bukur qe mund te kemi pare.

Sophie Anderton, 38-vjec, tregon me krenari linjat e saj ne Bahamas.

#SelfieBujku: Ja si bën bujku foto në kushte fshati

Postuar në 24 Gusht, 2015 13:58

Eshte kjo foto qe po ben te gjithe per te qeshur. Nje bujk duke bere selfie me mjetin e tij te punes.. Ehh, duket se edhe ai eshte bere pjese e grupit te njerzve qe 'luftojne' per selfiet me te bukura.

Tani me Kishën merret INUK-u

Postuar në 24 Gusht, 2015 13:49

Duket se po merr rrugën e tensionimit çështja e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot gjatë konferencës online, se qeveria ka ndërmend të ringjallë një kishë që sipas tij i ngjan një garazhi. Kështu, me guston e vet, kryeministri ka lëshuar këshilltarin Artan Shkreli, që të flasë për misionarë, për paligjshmëri e për çdo gjë tjetër. Në një shtet normal çështjen do ta zgjidhte LIGJI. Por kjo mesa duket nuk po ndodh. Sot zëdhënësi i KOASH, Thoma Dhima, njoftoi se janë nisur drejt Dhërmiut njerëz të INUK-ut.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS