Importuesit mbarojnë rezervat e karburanteve para afatit, ulet çmimi i naftës
Pas një presioni të gjerë e të gjatë mediatik, së fundi kemi një ulje të lehtë të çmimit të karburanteve në Shqipëri. Por ndoshta ky ndryshim nuk vjen vetëm nga presioni, por thjesht sepse tregtarët i kanë përfunduar rezervat që i kishin blerë më çmim ca më të shtrenjtë. Janë ulur çmimet e shitjes me 5 deri në 9 lekë për litër të naftës, por edhe të benzinës. Në tregun vendas një litër naftë nga 184 lekë ka zbritur deri në 175 . Kjo tendencë është vërejtur tek kompanitë kryesore që operojnë në treg. Importuesit kishin paralajmëruar se do te kishte një ulje të çmimit në fillim të shtatorit.
"Bukë, arsim, liri – Jashtë nuk kuptohet, por Athina e ka parë disa herë Luftën Civile”
Kriza greke ka tanimë vetëm një pasuri: mbitrajtimim e saj në media, në analiza, shkrime e diskutim institucionesh. Ajo është kryelajm prej shumë kohësh. Por shkrimtari grek Petros Markaris e sheh atë nga një optikë tjetër, gërrmon pak më thellë, për ta parë sëmundjen te vetë greku i sotshëm, të cilit “i mungon kultura” e grekut të djeshëm. Është ajo Greqi, që sipas Markarisit, folën poetë të tillë si Kavafis, Seferis apo Elitis.
Ujkut mëlçitë në qafë. OSHEE Durrës i jep tender inxhinierit të vet
OSHEE Durrës i jep një tender 300 mijë USD kompanisë private të kryeinxhinierit të vet Plator Mehmeti. Syri.net zbardhi sot një kontratë prokurimi, që ngre dyshime të forta për korrupsion. Bëhet fjalë për një prokurim me negocim të drejtpërdrejtë, pa tender dhe pa shpallje paraprake të kontratës, përmes të cilit OSHEE e Durrësit ka blerë 33.6 milionë lekë ose mbi 300 mijë dollarë materiale elektrike.
Shikoni foto profilin e Shpëtim Idrizit në Facebook. Ja pra arsyeja pse "heshtja mbuloi kishën" kësaj radhe
Bilancet e biznesit i bëjnë punonjës të Tatimeve. Flitet për një masë prej 60% të bilanceve
Eksperti kontabël, Agim Binaj, ka thënë në një intervistë për “Tema Tv” se afro 60 përqind e bilanceve për biznesin bëhen nga punonjës të administratës taimore. “Që ka tatimorë që bëjnë bilance për subejktet, këtë e pranoi edhe Ministri i Financave”, shprehet Binaj që thotë se informaliteti do të vazhdojë bashkë me evazionin, sa kohë që kjo dukuri nuk luftohet. Mirëpo ndonëse ministri i Financave e pranoi këtë si dukuri, Drejtoria e Tatimeve nuk ka asnjë të dhënë.
Fotolajm/Gërdeci ishte aksident teknologjik. E thotë kjo qeveri
A mund të besohet?
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli sot për të sqaruar versionin e qeverisë për çështjen e azilit. Po rendisim atë që tha ministri:
1. Nuk ka sot një vend të vetëm në rajon ku partitë opozitare ta shfrytëzojnë emergjencën e emigrantëve nga vendet e konflikteve të thella, dhe në këtë kuadër, edhe të azilkërkuesve të paligjshëm, për të keqpërdorur dhe për të nxjerrë përfitime politike ditore.
2. Ne jemi tërësisht të përgatitur për të parandaluar dhe frenuar fenomenin e azilkërkimit.
Hungaria vendos gardhe me tela në kufirin me Serbinë
Shënim: Eksodi shqiptar qenka një çështje thjesht policore. E megjithatë nuk ekziston?!
Për qeverinë shqiptare, eksodi i njerëzve të këtij vendi drejt Gjermanisë dhe vendeve me mundësi punësimi, është një temë krejtësisht policore dhe prandaj ka nxjerrë sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ai deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka një eksod të shqiptarëve drejt Gjermanisë, të paktën jo në shifrat që pretendohet. Tahiri tha se rritja e djaleve në kufi është shtuar me vetëm 0,6 përqind.
Tahiri ishte në një linjë me deklaratën e kryeministrit Rama duke thënë se emigrantët shqiptarë që po kërkojnë azil në Gjermani kanë shkuar nga vendet e Bashkimit Europian.
Rusia demostron arsenalin e saj luftarak të ajrit (22 foto)
Russian Air Force: Në ditën e Forcave Ajrore që festohet në 12 gusht, Rusia demostroi arsenalin e saj luftarak të ajrit. Këto tipe janë dhe avionët luftarakë, helikopterët dhe transportuesit më të mirë të prodhuar nga Rusia