Qesharake, duhani i sekuestruar në Shkodër është hedhur në rrugë, para Drejtorisë së Tatimeve se “nuk ka magazinë”
Para disa ditësh u raportua si arritje bllokimi i një sasie duhani nga tatimet dhe kompania “Crown Agents” në një punishte që realizonte prodhim të palegalizuar. Siç u tha u bllokuan rreth 5.5 ton, si dhe 48 140 paketa cigare të falsifikuara. Por qesharakja e këtij operacioni shfaqet sot nga një kronikë e “Ora News” që raporton se kjo sasi është lënë në mes të rrugës para Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër. Të pyetur nga televizioni në fjalë, përfaqësues të doganave dhe tatimeve në Shkodër thonë “se nuk ka magazinë”. Mbetet vetëm që kjo kioskë gjethesh të legalizohet.
U shpall femra më e bukur e 2015, dhe tani shkëlqen më shumë se më parë (FOTO)
Michelle Keegan u shpall disa muaj më parë femra më e bukur e vitit 2015, dhe aktorja e mban statusin e saj më së miri.
Michelle, është shfaqur me këtë fustan të bukur ku ajo që bie më së shumti në sy krahas buzëqeshjes është dhe ngjyra e lëkurës.
Vladimir Putin, 62-vjeç dhe shikoni çfarë i bën palestrës ky mashkull (FOTO)
Presidenti rus, Vladimir Putin ndonëse në një moshë të konsiderueshme, sërish frekuenton palestrën, dhe stërvitet për të mbajtur trupin në formë.
Jo më kot Putin nuk tregon për moshën që ka. Përvec palestrës ku është parë nën shoqërinë e kryeministrit, Putin frekuenton edhe sporte të tjera.
Porta e Lartë emëron valiun e ri të Vlorës e Gjirokastrës për ta sjellë miletin në udhën e hyqymetit
Ia ngeci Shqipërisë, por tani PD flet ndryshe: “Marrëveshjea konçesionare me “Rapiscan”, do të sjellë rritje çmimesh”
Në Shqipëri bën vaki çdo gjë. Një nga këto gjëra që pak priten është kritika e sotme e gazetës zyrtare të Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes konçesionare për skanimin në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”. Në një shkrim të vetin për rritjen sërish të çmimeve të hidrokarbureve, “RD” e arsyeton këtë pikërisht me kostot që sjell aktivizimi i marrëveshjes konçesionare me “Rapiscan”, që tarifom për çdo deklaratë me 22 euro. “Edhe pse qeveria pretendon se çmimi i naftës do të fillojë të bjerë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, krejt të kundërtën thonë shoqatat e hidrokarbureve.
Fotopolitikë/LSI, axhendë e posaçme e PD-së
Faqja e parë e gazetës zyrtare të PD-së, hapet me një akuzë për vrasje, sërish në adresë të LSI-së, e për rrjedhojë, kreut të saj, Ilir Meta. Ndërkohë sot, u njoftua se PD-ja nuk do të zhvillojë protesta në shtator, pa dhënë arsye. Por protestat gjithsesi do të rikrijonin qoftë edhe virrualisht frontin PS-LSI. Kurse dje, Andrea Stefani, një analist i afërt me qeverinë dhe kryeministrin, apelonte për mbështetje popullore për "krjimin e shtetit të së drejtës", thirrje që duket sikur i paraprin ndonjë aksioni të palajmëruar.
Këto dy vogëlushe i zbatojnë rregullat
Ndahet nga jeta në mënyrë tragjike aktori i Les Miserables
Kyle Jean-Baptiste, aktori që e kemi parë të shfaqet në filmin e famshëm të 2012 Les Miserables, është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.
Kyle ishte vetëm 21-vjec, dhe vdiq pasi u rrëzua nga shkallët e emergjencës në shtëpinë e nënës së tij. Lajmin tragjik e ka dhënë një përfaqësues i Broadway. E gjithë familja dhe fansat e tij janë të shokuar nga kjo që ka ndodhur, e thellësisht të prekur.
Këshilltari i ish-kancelarit Schroeder: Administrata Bush mendoi edhe goditjen bërthamore ndaj Afganistanit, pas 11 shtatorit
Administrata amerikane e Bushit ka patur në plan rezervë edhe një goditje bërthamore ndaj Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit. Këtë e zbulon ish-këshilltari, i ish-kancelarit Schroeder, Michael Steiner, në një intervistë për gjermanen “Spiegel”, që citohet nga agjencia ruse “Sputnik”. “Administrata Bush mendoi të gjitha mundësitë, përfshirë përdorimim e armëve bërthamore në Afganistan, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Schroeder kishte frikë se presidenti amerikan do të reagonte në mënyrë joproporcionale në shokun e parë pas goditjes”, thotë Steiner.
Jo të gjithë do ta bënin: Adele refuzon 80 mln paund për dikë..!!!
Shumën 80 mln paund nuk do ta refuzonte cdo njeri, por Adele e ka bërë, për djalin e saj dy vjecar Angelo. Këngëtarja nuk pranoi të zhvillonte një tur koncertesh përpara publikimit të albumit të ri, por preferoi që të vazhdonte jetën e qetë familjare, pranë të birit dhe partnerit Simon.
Adele mund të jetë një nga ato nënat e rralla, e cila lë pas karrierën artistike dhe vëmendjen kryesore ja kushton familjen, le të jetë ajo një shembull për të gjithë.