Tropojë, ua zhveshën makinën turistëve gjermanë për të shijuar më mirë bukuritë e Alpeve
Videoarkiva/Zgjedhjet e 26 majit 1996. Një Shqipëri që duket e largët(+foto)
Ngjela shpjegon ciklin e mbyllur korrupsion-drejtësi-mungesë të ardhurash. Aksioni i fundit, si “tufëzimet” e dikurshme
Në një intervistë për Tema Tv, Spartak Ngjela shpreh pesimizmin e tij mbi të pritshmen reformë në drejtësi, për të cilën sipas tij “nuk ka vullnet nga ky formacion politik". "Të bësh reformën do të thotë të eleminosh gjysmën e gjyqtarëve nga sistemi”, thotë ai. Për Ngjelën, aksioni i shpallur nga qeveria për luftën kundër informalitetit ngjan me tufëzimin që Hoxha i bëri kapitalit.
Por edhe më interesant është shpjegimi i ciklit të mbyllur që Ngjela i bën mungesës së të ardhurave në vend dhe iluzionit të fondeve që do të vijnë nga BE.
Obama në Alaskë për ndryshimet klimatike: kërcënim në rritje dhe mjaft urgjent
Presidenti amerikan Barack Obama i ka cilësuar ndryshimet klimatike si një kërcënim në rritje dhe mjaft urgjent. Obama shkoi të henën në Alaska në kuadër të një turne tre ditor në shtetin e largët amerikan për të shtuar vëmendjen ndaj çështjeve të mjedisit. Obama është presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Arktikun.
E paprekshme! "Ka bërë punë të shkëlqyer"
Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka bërë një punë shumë të mirë. Kryeministri ka dhënë vlerësimin e vet, por me gjasë edhe ndonjë mesazh, se Shehaj, mbetet e pacenuar në pozicionin e vet: "Për ta mbyllur, dua të theksoj se hop-i i madh që është bërë me TVSH-në, falë punë të shkëlqyer që ka bërë në radhë të parë Drejtoresha e Tatimeve edhe sistemi i tatimeve për të cilën meritoni përgëzime nuk është shoqëruar me të njëjtin hop tek tatim-fitimi. Dhe ky operacion duhet të vlejë pikërisht për këtë gjë.
2011/Rama: “Përjetuam fitoren e Shqipërisë që paguan taksa”. Sot – Gjendje Lufte!!!(video)
Kryeministri e cilësoi si gjendje lufte situatën e informalitetit ekonomik e tregtar në Shqipëri.
Fjalimi historik i Edi Ramës: Mos pyesni ç’mund të bëjnë tatimet për ju, por ç’mund të bëni ju për tatimet!
Papa Françesku hedh një hap tjetër revolucionar për Kishën: Falje e mëkatit të abortit për këtë vit jubile
Një tjetër lëvizje historike ka bërë Papa Françesku I, kur ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kanë ndihmuar në proces. Kjo falje e një mëkati kaq të rëndë që për Kishën Katolike ndëshkohet me shkishërim, për besimtarët është e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm. Viti Jubile Zakonisht mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar
Rihanna ndez botën në reklamën e Puma (FOTO)
Një ekonomi që ka ngecur në vend..., në udhëkryq dhe ende pa busull
Ka nisur beteja kundër informalitetit dhe qeveria vetë ka krijuar pritmëri thuajse absolute për këtë operacion. Çdo gjë mbetet për t’u parë, pasi jemi ende në fazën e spektaklit të kuponave në shitësit ambulantë. Ministri i Financave theksoi sot edhe shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, si për të vënë në një bazë morale të drejtën e qeverisë që kërkon tani detyrimet që i takojnë. Mirëpo kjo është njëra anë, pasi në krahun tjetër, është vetë kryeministri që e lidh rënien e të ardhurave dhe krizën e tanishme, me një moment kalimtar që vjen nga ndryshimi i modelit ekonomik?