Përgatitje për luftë me Rusinë dhe Kinën njëkohësisht
Shtetet e Bashkuara duhet të modernizojnë edhe më tej ushtrinë, duke rritur kapacitetin konvencional dhe bërthamor, në mënyrë që t’i bëjnë ballë sfidave që paraqesin Kina dhe Rusia. Një panel bipartizan demokratësh dhe republikanësh në Kongresin Amerikan doli në këtë konkluzion pasi shqyrtoi për një vit me radhë kapacitetin ushtarak të Amerikës.
Irani: Mund të hapen fronte të tjera lufte
Kreu i diplomacisë iraniane, Hossein Amir-Abdollahian, i druhet kthimit të konfliktit Hamas Izrael në një luftë rajonale.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA, Amir-Abdollahian ka vizituar Bejrutin, në Liban, për t’u takuar me liderë të grupit militant, Hezbollah.
“Me agresionin që vijon, krimet e luftës dhe rrethimin e Gazës, hapja e fronteve të reja është një mundësi reale”, citohet ai.
“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”
Sulmi në Banjskë më 24 shtator nuk mund të kalojë sikur të mos kishte ndodhur.
Kjo kushtëzon edhe rikthimin e palëve në dialog.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, është shprehur se pa marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.
Të linjëzuar për rikthimin e status quosë para Banjskës
Në një intervistë për Tv Prva, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar se nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë. Sipas tij qytetarët dhe ekonomia nuk do të kenë asnjë ndikim, por do të merren disa masa ndaj tij personalisht. Me këtë rast Vuçiç ka akuzuar përfaqësuesit e opozitës se ata janë sjellë si bashkëpunëtorët e nazizmit.
Sulmi ndaj Izraelit u paralajmërua nga Egjipti tre ditë para se të niste
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit nuk ka qenë krejt befasi. Michael McCaul, kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, thotë se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një sulm të mundshëm nga Gaza tre ditë përpara se ai të ndërmerrej.
Informacioni i siguruar nga inteligjenca amerikane u referua gjatë një takimi me anëtarë të lartë të Kongresit.
Ryanair sfidon Europën: Zero shanse të reduktohen fluturimet
Ryanair nuk ndihet e sfiduar nga planet e Europës për t’i dhënë më shumë përparësi transportit hekurudhor. Franca është deri më tani i vetmi vend në Evropë që ka propozuar ndalimin e fluturimeve të brendshme, kur distancat janë të shkurtra dhe ka një alternativë të mirë hekurudhore. Ideja ka gjetur mbështetje edhe në Austri, Belgjikë dhe Spanjë.
Europa nuk është shtëpia jonë!
Ka dy zhvillime të reja që konfirmojnë se komuniteti ndërkombëtar do të mbajë derën të hapur për Serbinë e Aleksander Vuçiçit duke rikthyer politikën e ndëshkimit të Kosovës.
Së pari përfaqësues të vendeve kryesore që merren me këtë çështje, njohur si vendet e Quint-it do të jenë në Beograd së shpejti për të bërë propozime të reja, për të cilat presidenti Aleksander Vuçiç ka deklaruar se do t’i shqyrtojë.
Kissinger: Europa gaboi rëndë me emigrantët
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, thotë se vendet e Europës kanë gabuar që kanë pranuar shumë njerëz, që tani po mbështesin veprimet e Hamasit kundër Izraelit.
I pyetur gjatë një interviste për Welt TV, për "arabët që festojnë" në rrugët e Berlinit pas inkursionit të Hamasit në Izrael, Kissinger, një hebre i mbijetuar i Holokaustit, tha se gjeste të tilla të mbështetjes për aktet kriminale i dukeshin "të dhimbshme".
Të qenit hebre, vetëm një anë e imja. Jam si një ngrehinë që po i hoqe një gur, do të shembet...
Konjufca: Serbia duhet futur në karantinë dhe protektorat ndërkombëtar
Në një intervistë për seksionin shqip të Deutsche Welles, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta fusë Serbinë në karantinë dhe ta marrë atë në protektorat për shkak se ky shtet është burim tensionesh në rajonin e Ballkanit.