Të ardhurat buxhetore Janar-Korrik: 5% më shumë se vjet, 19% më shumë se parvjet

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:56

Nga të dhënat paraprake të Thesarit të Shtetit për periudhën janar-korrik, rezulton se të ardhurat buxhetore ishin 216 miliard lekë të reja (rreth 2 miliard dollarë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës, të ardhurat ishin 5% më të mëdha, ndërsa krahasuar më të njëjtën periudhë të 2013-ës, ishin 19% më të mëdha. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 9% më të mëdha se vjet dhe 23% më të mëdha se parvjet.

Anna Tatangelo, këngëtarja e marrosur pas dekoltesë

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:36

E marrosur pas gjinjve të saj të rinj, falë ndërhyrjeve duhet thënë, këngëtarja e njohur italiane mbeti duke bërë selfie pikërisht këtë pjesë të trupit. Selfiet njëra pas tjetrës tregojnë se a shumë i pëlqejnë dhe sa krenare duket me dekoltenë e saj. 

Zbulime të jashtëzakonshme nga një liqen i thatë (foto&video)

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:19

Zbulime të jashtëzakonshme nga një liqen i thatë. Në Gjermaninë qendrore, për shkak të të nxehtit e kësaj vere, liqeni Edersee nuk ka pothuajse fare ujë, dhe së bashku me turistët e pakënaqur, ka dhe të tjerë të befasuar, kënaqur aq shumë nga panorama mahnitëse.

Brazili, ekonomia e shtatë botërore, hyn në recesion. Rusia dhe Kina ngadalësohen

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:12

Sipas AFP’së, Brazili, fuqia e shtatë ekonomike botërore, hyri në recesion tremujorin e dytë, në një kohë që vendet e tjera në zhvillim si Rusia dhe Kina kanë njohur një ngadalësim të ekonomisë së tyre, duke parë një kontraktim të PBB-së së tyre.

Opozita krijon grupe pune për "monitorimin" e veprimeve të qeverisë

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:00

Lulzim Basha, ka vendosur t’u ndërpresë pushimet deputetëve dhe drejtuesve të departamenteve në selinë blu dhe t’i angazhojë në aksionin opozitar që do të nisë nga data 1 shtator. “Panorama” bën të ditur se kryetari i Partisë Demokratike ka firmosur dje urdhrin për ngritjen e një grupi pune, që do të përllogarisë dëmin ekonomik, social dhe mjedisor të shkaktuar nga prishjet e ndërmarra nga qeveria nga shtatori 2013 e në vazhdim. Grupi i punës do të ketë 12 anëtarë në përbërje të tij, të cilët, në urdhrin e firmosur nga Basha, janë të ndarë edhe në varësi të departamenteve që përfaqësojnë.

De Maiziere: Shqiptarët jo azil në Gjermani, por mund të vijnë për të punuar me kontratë

Postuar në 29 Gusht, 2015 08:49

Thomas de Maiziere ministri i Brendshëm gjerman i kushtonte një pjesë të intervistës së dhënë për “Euronews” edhe azilkërkuesve shqiptarë, duke deklaruar se ata nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar azil, por mund të shkojnë në Gjermani për të punuar. “Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian ose vetëm është anëtar i NATO-s, nëse është vend ku respektohet demokracia, atëherë nuk ka asnjë arsye që shtetasit e këtyre vendeve të kërkojnë azil në Europë. Kjo është e papranueshme, në të vërtetë kjo është e dënueshme”, u shpreh ai për “Euronews”.

Edi Rama ndër vite

Postuar në 29 Gusht, 2015 08:42

Ish-ministri socialist Kastriot islami, sot deputet i PD-së dhe një prej më aktivëve në luftën opozitare anti-qeveri, ka publikuar sot një video të Edi Ramës ndër vite. Që nga koha kur Rama ka qenë kryetari i bashkisë në Tiranë e më pas.

Harbin - Kinë. Duke pritur në stacion të autobusit...

Postuar në 29 Gusht, 2015 00:15

Pak dritë mbi të vërtetën historike të kishës së Dhërmiut*

Postuar në 28 Gusht, 2015 23:51

Çdo student i historisë dhe çdo studiues që punon me dokumentet burimore të historisë e ka të qartë ligjin e heshtur se çdo dokument ka një parahistori, një histori, dhe një pas-histori. Keqkuptimi apo shpërfillja e këtyre fazave, pa apo me dashje, krijon pashmangshmërisht keqkuptim ose ngatërrim të informacionit historik që buron prej dokumentit. Këto mendonim këtyre ditëve, teksa ndiqnim në mjetet e informimit publik çështjen e tempullit të Shën Athanasit në Dhërmi dhe projektin për kthimin e asaj kishe në faltore për të nderuar Peshkopin e Durrësit, Nilo Catalano.

Parahistoria

Arritje historike e mazhorancës: Arrin të ulë deputeten e vet në territorin amerikan

Postuar në 28 Gusht, 2015 23:15

Pages

Subscribe to ResPublica RSS