Blinken: Azerbajxhani mund të pushtojë shumë shpejt Armeninë
Departamenti i Shtetit i druhet një pushtimi të afërt të Armenisë jugore nga Azerbajxhani.
Opozita e Donald Tusk fiton zgjedhjet në Poloni
Partitë opozitare të Polonisë duken sikur kanë arritur një fitore solide në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas një sondazhi exit poll të publikuar menjëherë pas përfundimit të votimit në orën 21:00.
Edhe pse Ligj dhe Drejtësi është partia më e madhe, tre parti kryesore opozitare do të kenë shumicën e vendeve në parlamentin prej 460 anëtarësh.
Nëse rezultati konfirmohet pas numërimit të votave, këto zgjedhje mund të shihen si kthesë e madhe në Poloni pas tetë vitesh qeverisje nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Dëshmi të ndërtimit të strukturave para Homo Sapiensit
Njerëzit e lashtë kanë ndërtuar struktura të mëdha prej druri - ndoshta shtëpi - pothuajse gjysmë milioni vjet më parë. Zbulimi, i cili është dëshmia më e hershme e ndërtimit prej druri, sugjeron se disa komunitete të lashta ishin shumë më pak nomade sesa mendohej deri tani.
Rusia çon në OKB rezolutën për konfliktin e Gazës
Rusia i kërkon OKB-së votimin e rezolutës së saj mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Zv.përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB, Dmitry Polyansky, njoftoi në rrjetin social X se i ka propozuar Këshillit të Sigurimit futjen në rendin e ditës të kësaj rezolute.
Kisha Serbe-Ekstremi i djathtë, “martesë” me përfitime reciproke apo partneritet organik?
Lëre rehat Kosovën! Komplekset shfryji gjetkë!
Në një opinion në “Koha Ditore”, Flaka Surroi merr në vështrim edhe qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj Kosovës. Sidomos për zhvillimet e kohëve të fundit që kuluan me sulmin e Banjskës më 24 shtator. Teksa vë në dukje përçarjen e partive politike në Kosovë, paaftësinë e tyre për të kuptuar se për disa vendime duhen bashkua, Surroi shton se Kosovës i rëndohet fatura edhe nga Edi Rama.
Strateg
Më 9 qershor 2023:
Kosova s’është tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të huaj në territorin e vet. Serbia cfarë do të bëjë? Do sulmojë Amerikën?!” –
Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar!
Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës!
Australianët i thonë jo Zërit të indigjenëve vendas
Në Australi, një referendum për të njohur në Kushtetutë indigjenët dështoi. Australianëve iu kërkua të zgjidhnin po ose jo në referendum, i pari në pothuajse një çerek shekulli, mbi pyetjen nëse ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta për t’i njohur banorët aborigjenë dhe të ishullit të ngushticës Torres nëpërmjet krijimit të një organi këshillues indigjen, “Zëri për Parlamentin”, raporton Reuters.
Arabia Saudite ngrin dialogun me Izraelin
Arabia Saudite vë në pauzë dialogun me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve. Një burim i afërt me palët e përfshira në dialog i tha AFP-së se në lidhje me këtë vendim janë informuar edhe zyrtarët amerikanë.
“Arabia Saudite ka vendosur të ndalojë diskutimin për normalizimin e mundshëm dhe ka informuar zyrtarët amerikanë”, citohet burimi.
Britania nuk i vlerëson njësoj jetën e një izraeliti dhe atë të një palestinezi
Qeveria britanike nuk po e vlerëson në të njëjtën mënyrë jetën e izrealitëve me atë të palestinezëve. Kreu i qeverisë së deleguar skoceze, Humza Yousaf, i cili ka familjarë në Gaza, tha se është i zhgënjyer nga indiferenca e kryeministrit Rishi Sunak.
I pyetur nëse mendon se qeveria po i vlerëson njësoj palët e përfshira në konflikt, lideri i SNP tha: