Sia shpik mënyrën e re për të mbuluar fytyrën (FOTO)

Postuar në 04 Shtator, 2015 21:17

Sia, krijuesja e shumë hiteve, ka shpikur një mënyrë të re për të ruajtur anonimatin.

Këngëtarja është shfaqur në këtë mënyrë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Moj Sia, po e ke të kotë moj vajzë, se ta kemi parë fytyrën…!!!

Mariah Carey: Mund të jetë e pasur por shfaqet në rrugë si e varfër !

Postuar në 04 Shtator, 2015 19:41

Pyetja që ka lindur në mendjen e shumë prej njerzve ka qenë :’Po si nuk lodhet nga pushimet kjo femër?’ E pra, Mariah Carey është sërish me pushime me dy fëmijët e saj me të cilët ka bërë një shëtitje e më pas shijuar pizza. Por, edhe përse një superyll me shumë para, sërish nuk i kushton rëndësi vetes (përvec rasteve kur ndodhet në tapetin e kuq). Fustani Mariah flet vetë!

SKANDAL Buuuu!!! Selena Gomez lë nam, del në rrugë me çorape dhe sandale (FOTO)

Postuar në 04 Shtator, 2015 19:28

Mund të jetë në xhirimet e filmit të ri, por asgjë nuk e justifikon Selena Gomez që ka dal në rrugë në këtë mënyrë. Iuuuuu!!

Pse Ilir Meta fshihet pas Silva Cakës? Basha përmend ndërkombëtarët

Postuar në 04 Shtator, 2015 18:46

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që Ilir Meta është nën një tjetër akuzë që e implikon atë në një skemë përfitimi nga borxhet e CEZ dhe të vetmet reagime nga LSI kanë qenë ai i Petrit Vasilit, i pyetur nga mediat një ditë më parë dhe sot i deputetes Silva Caka që postoi një koment në rrjetet sociale dhe që u shpërnda për mediat nga zyra për shtyp e kësaj partie.

Kombet e Bashkuara i kërkojnë Evropës të strehojë 200 mijë refugjatë

Postuar në 04 Shtator, 2015 18:38

Antonio Guterres, që është dhe Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, i kërkoi sot evropianëve të presin rreth 200 mijë refugjatë, duke theksuar se të gjithë anëtarët e BE-së duhet të kenë detyrimin që t’i përgjigjen kësaj krize masive. “Nevojitet një përgjigje e jashtëzakonshme përballë një krize masive”, deklaroi Guterres, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, në krahë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Foto/Vala e refugjatëve. Udhëtim në këmbë nga Hungaria drejt Austrisë

Postuar në 04 Shtator, 2015 17:22

Takat e larta edhe në serf! Jo keq ;-)

Postuar në 04 Shtator, 2015 17:13

Dixhitalizohet fondi arkivor i Komunitetit Mysliman. 67 mijë € dhuratë nga një binzesmen kuvajtjan

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:45

Fondi arkivor i Komunitetit Mysliman të Shqiëprisë do të dixhitalizohet. Lajmi bëhet i ditur,mndër të tjera, nga një takim i kryetarit të KMSh-së, Skënder Bruçaj, me biznesmenin kuvajtjan, Mohammad Al–Faresi. “Duke shprehur gatishmërinë e tij për mbarëvajtjen e institucionit, ai dhuroi shumën 67 mijë euro, në mbështetje të projektit për dixhitalizimin e fondit arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Putin: Herët për të folur rreth një angazhimi ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:26

Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se ishte ende herët për të folur për një angazhim ushtarak të Rusisë në Siri për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik. Ndërkohë Uashingtoni paralajmëroi se veprime të tilla, nëse do të konfirmoheshin, do të ishin destabilizuese dhe kundërproduktive.

Shënim: Sa kollaj është të flasësh me miliarda!

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:16

Ekonomia ka nevojë për para, qeveria po ashtu. Ndaj ka nisur sulmi. Të cilin e drejton gjenrali i ekonomisë, ministri Arben Ahmetaj. Sot u bë publike ideja e përshpejtimit të procedurave për krijimin e Zonës së Lirë në Spitallë të Durrësit. Dhe kur vjen puna për te shifrat ministri Ahmetaj nuk e ka problem të thotë çdo parashikim: “Qeveria është duke përshpejtuar procedurat për krijimin e zonës së lirë ekonomike në Spitallë, një projekt përmes të cilit synon të thithë mbi 1 miliardë dollarë investime dhe të hapë 15 mijë vende për 5 vitet e ardhshme.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS