"Lojëra" bërthamore
Duma shtetërore, Parlamenti rus, do të votojë këtë javë nëse do të revokojë ratifikimin e Rusisë të Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore të vitit 1996 (CTBT). Kjo pason një deklaratë në Klubin e Diskutimit Valdai më 5 tetor, në të cilën Presidenti Vladimir Putin la të kuptohet se Rusia mund të rifillojë testimin e armëve bërthamore pas më shumë se tre dekadash, për herë të parë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Pesë rezoluta për sulmin e Banjskës në Parlamentin Europian
Pesë rezoluta të ndryshme janë dërguar në Parlamentin Europian për ngjarjen në Banskë më 24 shtator. Grupe të ndryshme eurodeputetësh kanë dënuar sulmin në veri të Kosovës dhe kanë kërkuar vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Portugalia nuk do t’u japë më shtetësi hebrejve sefardikë
Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projekt-ligj që i jep fund ligjit të shtetësisë për pasardhësit e hebrenjve sefardikë (diaspora hebreje në Gadishullin Iberik) që u dëbuan gjatë Inkuizicionit Spanjoll.
Projektligji, i cili mund të hyjë në fuqi më 1 janar, kaloi në diskutimin e parë me mbështetjen e Partisë Socialiste në pushtet pas një debati të ashpër. Më pas do të rishikohet dhe do të amendohet nga Komisioni i Parlamentit për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë.
Serbia ka një kryeministër në Tiranë, ne kemi de facto dy ministra të Jashtëm për çështjet rajonale
Në një konferencë për shtyp dje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Kosova e ka futur veten në një kurth dhe nuk po firmos planin franko-gjerman. Në një intervistë disa ditë më parë, z. Rama madje do të deklaronte se Kosova rrezikon të humbasë avantazhin ndaj Serbisë, pavarësisht se më 24 shtator qasjet u detyruan të ndryshojnë. Ky është flamuri i paqes që z. Rama thotë se do ta mbajë përherë e më lart.
Sot, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, është shprehur ndër të tjera në Tiranë se:
Turqia premton ndihmë për anëtarësim të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-S
Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, gjatë vizitës në Prishtinë konfirmoi mbështetjen për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe NATO.
Ne përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja, mirëqenia dhe siguria në Ballkan çështje me rëndësi të madhe për ne”, theksoi ai.
Turqia ka marrë drejtimin e KFOR-it dhe Guler premoi realizimin e kësaj detyre me neutralitet.
Fotolajm/Konferencë për shtyp mes viktimave në spitalin e Gazas!
Në rrjetet sociale po qarkullon fotoja e një konference për shtyp siç quhet e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza mes viktimave të sulmit në spital.
Kurti e Vuçiç kthehen në tryezën e dialogut
Kosova dhe Serbia ulen sërish në tryezën e bisedimeve të shtunën. Presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së.
Takimi është i pari pas sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Takimi vjen pas një sërë takimesh të tjera diplomatike të përfaqësuesve të SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së.
Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet!!! Pak më kujdes kur flet për luftën e të tjerëve!
Gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, z. Rama bëri një analogji mes situatës në Kosovë dhe situatës në Palestinë. Dhe duke e vijuar analogjinë, ai krahasoi Kosovën me Palestinën, si dy vende që janë marrë peng nga klasa e vet politike.
Me një deklaratë të guximshme, sidomos për kryeministrin e një vendi që është në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, z. Rama tha ndër të tjera se “Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet, Hamasi përdor popullin për të mbrojtur raketat”.
Taksë e veçantë për pasanikët e Europës, nis mbledhja e firmave
Taksimi i të pasurve të Europës mund të gjenerojë më shumë se 200 miliardë euro. Fushata “Takso të pasurit” është lançuar nga Qytetarët Europianë (ICE) dhe synon që pas mbledhjes së firmave t’i drejtohet Komisionit Europian me kërkesën për të shtuar taksën e re.
Video/Sulm mbi spital në Gaza. Qindra të vdekur, Izraeli mohon përgjegjësinë
Një sulm i Izralelit në një spital në Gaza ka sjellë si pasojë vdekjen e qindra njerëzve. Në rrjetet sociale qarkullojnë video me pamje të të vrarëve, ndonëse mbeten ende të pakonfirmuara në vërtetësinë e tyre.
Si pasojë e kësaj që po ndodh në Bregun Perëndimor kanë nisur protestat kundër kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas që po qëndron në periferi të katastrofës humanitare që po i afrohet Palestinës.