Lajçak kërkon me ngulm asociacionin: Ngjarja në Banjskë nuk ndryshon asgjë

Postuar në 21 Tetor, 2023 14:35

Pesë diplomatë perëndimorë  u takuan sot me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë. Miroslav Lajçak, i cili i priu pesëshes së diplomatëve, foli për nevojën emergjente të deeskalizmit të situatës dhe normailizimit të marrëdhënieve. 

Lajçak tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit të Banjskë nuk ndryshojnë asgjë në procesin e dialogut.

Përsëritja e zgjedhjeve në veri përçan sërish serbët e Kosovës

Postuar në 20 Tetor, 2023 17:33

Lista Serbe u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës të shpallin datën e zgjedhjeve. Kërkesa vjen një ditë pasi presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga serbët të futen në proces të ri zgjedhor në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Pavarësisht kësaj, mes serbëve të Kosovës nuk ka unitet. Politikanët serbë në opozitë me Listën Serbe (më e madhja e serbëve të Kosovës) thonë se tashmë kjo parti e ka humbur legjitimitetin tek populli që ka përfaqësuar.

Turqia zgjat kufizimin e eksporteve të vajit të ullirit

Postuar në 20 Tetor, 2023 15:28

Turqia do të zgjasë përtej tre muajve të parashikuar fillimisht ndalimin e eksportit të vajit të ullirit. Prodhuesit njoftuan se kërkesa është në rënie dhe paralajmëruan rritje të çmimit për vajin e prodhuar këtë sezon. Kufizimi nuk prek eksportin e vajit të ambalazhuar dhe të paketuar, por lidhet vetëm me vajin e ullirit me shumicë dhe me fuçitë. Vitin e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për ullinjtë dhe vajin e prodhuar në Turqi. 

Kina zgjeron me 100 koka bërthamore në 1 vit arsenalin e vet nuklear

Postuar në 20 Tetor, 2023 14:48

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar përmes një raporti zyrtar të cituar në mediat ndërkombëtare, se Kina ka aktualisht në dispozicion 500 koka bërthamore, ose 100 më shumë sesa vitin e shkuar. Sipas Departamentit arsenali i Kinës do të dyfishohet deri në vitin 2030 dhe 3-fishohet deri në vitin 2035.

Korea e Veriut kërcënon me goditje parandaluese bërthamore SHBA-të

Postuar në 20 Tetor, 2023 13:38

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dislokuar në Korenë e Jugut bombardues strategjikë B52 dhe F-22 Raptor ka sjellë një paralajmërim disi disproporcional nga Koreja e Veriut. Në një shënim në Agjencinë Koreane të lajmeve vihet në dukje e drejta kushtetuese e vendit në fjalë për të vepruar me goditje parandaluese bërthamore në rast të vlerësimit se ka një sulm imininet ndaj vendit.

Ankthi i rikthimit të Arben Ahmetajt

Postuar në 20 Tetor, 2023 10:02

 

Qarkullonte dikur një novelë. “Ankthi i ditëve të fundit”. Autor: Skifter Këlliçi. Në novelë mos gabojmë, thurej një histori mbi baza reale: rrëmbimi i ish-kryeministrit të Monarkisë, Koço Kota dhe sjellja e tij para drejtësisë së regjimit të Enver Hoxhës. Libri ngre gjykime politike mbi figurën e Kotas që në të vërtetë kishte dalë nga skena që me ikjen e Mbretit Zog. 

“Shengeni është prishur”

Postuar në 19 Tetor, 2023 20:15

Shengeni nuk ka vdekur, por është prishur, prandaj ne duhet ta rregullojmë”, tha ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Kerner, në Luksemburg, gjatë një takimi të përbashkët për shtyp me homologen e tij gjermane, Nancy Faeser.

Për përfaqësuesit e Vjenës dhe Berlinit, rivendosja e kontrolleve të kufijve të brendshëm është "e nevojshme" përballë "presionit" të "konsiderueshëm" migrator.

Raportuesja për Kosovën në PE: Radoiçiç duhet ekstraduar në Prishtinë

Postuar në 19 Tetor, 2023 16:10

Draft-rezoluta e dërguar në Parlamentin Europian për sulmin e Banjskës kërkon që Serbia të ekstradojë drejt Kosovës Milan Radoiçiçin.

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, thotë se megjithëse nuk ndan të njëjtën pikëpamje me qeverinë e Kosovës, se incidenti në Banjskë ishte një përpjekje e Serbisë për të provokuar luftë dhe aneksuar veriun, institucionet e institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për hetimin e qytetarëve të saj.

Gratë kërkojnë përfshirje në Kishën Katolike

Postuar në 19 Tetor, 2023 13:55

Gratë kërkojnë më shumë vend në Kishën Katolike. Një grup përfaqësuesesh të kësaj lëvizjeje janë mbledhur në Romë për të përcjellë kërkesën e tyre. Nga Europa, Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, India apo Afrika e Jugut, ato thonë se i bashkon fakti se janë të përjashtuara nga rolet kryesore në atë që shumë e shohin si një Kishë "patriarkale dhe maço".

Izraeli të mos bëjë gabimin e ndërhyrjes tokësore në Gaza

Postuar në 19 Tetor, 2023 13:23

Ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, David Petraues, ka paralajmëruar Izraelin për opsionin e një ndërhyrjeje tokësore në Gaza. Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar eventualitetin e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishos më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti.

Nëse Hamas është po aq kreativ sa ç’ishte në atë sulm barabar dhe të papërshkrueshëm, atëherë do të shohim kamikazë, pajisje të improvizuara eksplozivi, prita dhe kështu realiteti urban nuk mund të jetë më sfidues se kaq

Pages

Subscribe to ResPublica RSS