Reforma në Drejtësi, jo reforma për Drejtësi
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shiptare. Duke folur për procesin e Integrimit, Gjosha, shprehet optimiste se vlerësimi në muajin tetor nga progres raporti, do të jetë "shumë i gjerë". "Ne presim në tetor progres raportin i cili do të jetë shumë i gjerë në vlerësime edhe për shkak të reformave që qeveria ka ndërmarrë në shumë fusha.
Informaliteti, si bëhet evazioni tek të mëdhenjtë me dy bilance
Të ardhurat buxhetore janë në vështirësi me një mungesë 120 milionë USD nga planifikimi vjetor për gjashtëmujorin e parë, në një kohë që ngarkesa fiskale është rritur në 50% në tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin. “Monitor” shkruan se ndërsa rritja e taksave është konsumuar pa dhënë rezultat, ekonomia nuk po rritet me ritmet që priteshin dhe kriza në Greqi ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri, qeverisë nuk i ka mbetur shteg tjetër, veçse t’i drejtohet formalizimit të ekonomisë nëpërmjet një aksioni masiv.
Nuk ndalet vala e emigrantëve nga Serbia në Hungari, kalojnë 4 mijë njerëz brenda natës
Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Hungari nga Serbia ka arritur një rekord të ri, gjatë të së 13 shtatorit. Më shumë se 4 mijë njerëz kaluan në këmbë kufirin nga Serbia, pikërisht në çastin që autoritetet hungareze po përfundonin përgatitjet për bllokimin e kufijve. Europa është duke luftuar me përballjen e një fluksi të madh njerëzish, kryesisht nga Siria që përpiqen t’i largohen dhunës dhe varfërisë. Hungaria është kritikuar për mënyrën se si ajo po merret me ata që kalojnë kufirin. Zyrtarët vlerësojnë se 175 mijë emigrantë kanë kaluar nga Serbia në Hungari deri tani gjatë këtij viti.
Për Besnik Mustafajn lufta e Bashës është shumë larg përmbushjes së rolit politik që pritet nga opozita
Besnik Mustafaj, ishministri i Jashtëm e ish-deputet, gjatë një interviste për gazetën “Panorama” komenton zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. Lidhur me opozitarizmin e dy vitet e fundit nga kreu i PDsë Lulzim Basha, Mustafaj thotë se ai ka qenë qenë përgjithësisht reaktiv. Sipas tij, Basha dhe ekipi i tij kanë reaguar me mprehtësi dhe kurajë ndaj qeverisjes së keqe të Ramës. “Shqisa e tyre denoncuese ka qenë zgjuar. Kjo gatishmëri reaguese ka sigurisht të mirën e vet.
Foto/Vesa Luma martohet me Big Basta
Vesa Luma dhe Big Basta kanë vënë kurorë në Sarandë. Urime dhe jetë të lumtur çiftit! :)
Ndarja e thellë ShBA-Europë
Foreign Affairs i ka kushtuar një shkrim tensioneve mes Europës dhe ShBA-së, të cilat sa vijnë e po shfaqen si pjesë e pandarë e marrëdhënieve mes dy anëve të Atlantikut. Konrad H. Jarausch i mëshon idesë se dallimet mes të dyja poleve të botës Perëndimore, burojnë nga diversifikimi i përvojave të tyre historike, që po prevalon ndaj së përbashkëtës që është referimi ideologjik ndaj të njëjtave vlera.
FOTOGALERI: Shtatëzanë, pa reçipeta, me minifund!
Kim Kardashian eshte shfaqur ne kete menyre ne rruge duke kthyer edhe fansat kunder vetes. Tani te gjithe e etiketuan ne te njejten menyre, 'Nene Qe Nuk Respekton Shtatezaninë'.
Eva Longoria dhe i dashuri saj në fotot e fundit janë të mrekullueshëm (FOTO)
Duket se perpara kemi çiftin me perfekt te 2015. Eva Longoria dhe i dashuri i saj Jose Antonio Baston kane ndjekur me vemendje nje ndeshje tenisi e me pas qendruan per pak momente perpara aparateve fotografike.
Sociologët e huaj mrekullohen me karrierën e tutores 22 vjeçare shqiptare: “Kaq e re dhe tutore?! Siç duket, Shqipëria paska talente: Edhe kryeministrat e ministrat i zgjedh 30 vjeçarë!”
Shënim: “Përdorimi i brendshëm” i një materiali dhe diplomatët që dinë gjithçka
Mënyra dhe formati i përgënjeshtrimit që ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Raunig, më parë ambasadori austriak po në Tiranë, i bëri përmbajtjes së “një materiali informues të brendshëm”, është shumë domethënëse për atë se çfarë mendojnë e dinë realisht diplomatët e huaj për vendin e shqiponjave dhe politikanët e tij. Raunig tha pak e shumë se kemi mbledhur çfarë kemi dëgjuar të thonë lart e poshtë, dhe kjo nuk përbën ndonjë qëndrim zyrtar; e as të dhënat e përfshira për Ramën, Metën, Berishën, deputetët, biznesmenët etj, nuk janë të tilla, pra zyrtare e të konfirmuara.