Refugjatët mësyjnë Mynihun, 19 000 gjatë fundjavës. Cameron i Britanisë vizitë në Liban për krizën
Një numër prej 19 000 refugjatësh në total kanë mbërritur në qytetin jugor gjerman, Mynih me tren gjatë fundjavës, njoftoi qeveria lokale. “Rreth 7 100 kanë prekur Mynihun të dielën, pasi më shumë se 12 000 mbërritën të shtunën”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë bavareze.
Rritja e remitancave si “lajm i mirë” për qeverinë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë 2014-ës dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 592 milionë eurove nga rreth 543 milionë euro që ishin në vitin 2013, ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ato vlerësohen në rreth 305 milionë euro ose rreth 48.5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Katër mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore kallëzohen për falsifikim dhe akt ekspertimi të rremë. Mes tyre dy profesorë
Katër mjekë të njohur të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë janë kallëzuar penalisht me akuzën e falsifikimit. Në një shkrim të vetin sot, “Gazeta Shqiptare” raporton se mjekët: prof.dr Elmas Shaqiri, dr. Zija Ismaili, dr. Admir Sinamati dhe prof. Fatos Harito janë kallëzuar nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion të Shqipërisë, për arsye se kjo e fundit dyshon se mjekët në fjalë kanë përpiluar akte ekspertimi të rreme, kanë fshehur provat me dashje, si dhe kanë dhunuar kufomën e shtetases 16 vjecare Konstandina Anagnosti, që ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar.
Gaçi justifikon elementët me rekorde kriminale në PS: “Të fortët” i futëm të përballeshin me të fortët e PD-së
Lufta për të marrë shumicën në Kuvend është bërë mes të fortëve. Të paktën kështu pretendon Artan Gaçi, deputeti socialist i Tiranës. Gjatë një interviste për “Panorama” ai justifikon përfshirjen e elementëve me rekorde kriminale në PS me nevojën për t’u përballur me të fortët e PD-së, që në tre zgjedhjet e fundit kanë manipuluar dhe vjedhur votat e socialistëve. Gaçi thekson se në 2013 socialistët nuk mund të rrezikonin dhe të thoshim se serish iu vodhën votat. “Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën.
Shpërthen vullkani më i madh i Japonisë, në malin Aso
"E çdo bëç o Spartak, një jetë në pushtet thonë këta për mua. E unë nuk shkoj dot as në Amerikë". "Po bëje si Ramizi. Bjeri nga OKB-ja"
Elvisi, Marilyn, Bob Marley dhe Cobain në vitin 2015
Si do dukej Elvis Presley sot? E mbajmë mend të ri. Njësoj mund të pyesim edhe për Marilyn Monroe. Era dixhitale na ndihmon. "The Sun" propozon disa krijime të disa artistëve që kanë vdekur të rinj. Si do të ishin ata sot. Nuk duken edhe aq "larg":
Një ditë pas votës pro Palestinës në OKB
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Dy gjëra: takimi u bë një ditë pasi Shqipëria votoi pro Palestinës në OKB dhe së dyti, Berisha mbetet pikë referimi, ndonëse PD-ja ka një kryetar të ri.
Disa përshkrime në dokumentin e OSBE-së përputhen me ato të kabllogrameve të ambasadës së ShBA-së
Tri ditë kaluan dhe efekti humbi. Dokumenti i OSBE-së, i deklaruar “Për përdorim të brendshëm” dhe i huazuar nga media, po kalon drejt arkivës. Dhe bashkë me politikën shqiptare edhe Prezenca e OSBE-së doli qesharake, në mënyrën sesi kërkoi të justifikohej. Për të mos thënë të mbulohej. Në një vend si Shqipëria, ku vetëm vitin e fundit nga salla e Parlamentit akuzat reciproke kanë qenë që nga trafiku e deri tek urdhërimi i vrasjes, trajtimi i rëportit si i pabazuar është kontradiksion.